Forumi Kuq E Zi
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (1) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (1) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (1) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (1) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nga mesi i tetorit te vitit 1943 u fol sikur Marina e SHBA drejtoi nje seri eksperimentesh qe u kryen ne Filadelfia – Navy Yard, ne Norfolk – NewPort News te shtetit te Virxhinias, si edhe ne det. Megjithese per “Eksperimentin e Filadelfias” eshte shkruar shume neper libra, revista dhe gazeta te vendit dhe te huaja, burimet themelore te informacionit mbeten ne erresire. Deshmitaret kane vdekur, deshmitare te tjere ose personeli informues nuk duan te zihen ne goje dhe ajo qe eshte me e keqja qe nje shkencetar vrau veten. Madje edhe numri i eksperimentin sipas kodit te Marines nuk njihet ende. Po te njihej ky numer studiuesit do te kishin mundesi te konsultoheshin me dokumentat kryesore nqs do vazhdonin te ekzistonin. Megjithate deshmite e mevoneshme, komentet dhe fjalet e vazhdueshme ndjekin te njejten linje, nje orovatje per te bere te “padukshme” nje anije luftarake. Eksperimenti u krye ne vitin 1943 dhe pati sukses te plote, me perjashtim te efekteve demtuese qe pesoi ekuipazhi. Ka nje lidhje midis ketij eksperimenti dhe fenomenit qe ndodh ne Trekendeshin e Bermudes sepse per zhdukjen e anijes dhe te ekuipazhit te saj, u perdoren fusha te fuqishme magnetike artificiale dhe me nje intesitet shume te larte.
Me vone u raportua se eksperimenti pati sukses te madh edhe ne det duke e bere anijen te padukshme ne nje zone me rreze 100 jard. Dukeshin vetem gjurmet e anijes ne det ndersa vete anija jo. Ndersa intesiteti i fushes magnetike zmadhohej gjithnje e me shume, disa nga pjestaret e ekuipazhit filluan te zhdukeshin dhe per ti zbuluar duhej nje kontakt i kujdesshem ndersa per ti sheruar duhej zbatuar nje teknike e vecante duke i vendosur duart… sherimi i plote i tyre u be nje problem serioz. Shume u shtruan ne spital, disa vdiqen ndersa te tjeret pesuan tronditje te renda psiqike.
Aftesite e tyre mendore duket se ne pergjithesi u rriten ndersa shumica ruajti efektin e transformimit te dukjes dhe zhdukjes duke shkaktuar panik neper ambjente publike, restorante, shkolla, shtepite e tyre etj. Pjesa e perparme e anijes mori flake dy here ndersa po e sillnin ne breg duke patur rezultate shkaterruese per rimorkjatorin.
Sipas disa interpretimeve lidhja e Dr Jessup me eksperimentin ishte ose e rastesishme ose e qellimshme. Kjo ka te beje me aktivitetin e tij si nje astronom i perkryer dhe po ashtu edhe nje studiues i UFO-ve. Mbas botimit te njerit prej librave te tij me titull “Çeshtja e UFO-ve” (New York 1955) ne serine e shume te letrave qe mori nga lexuesit dhe studiuesit e fushave te fenomeneve paranormale dhe te pashpejgueshme, ai mori nje doreshkrim te ndare ne dy pjese nga nje person qe e quante veten Karl. M. Allen, ndersa ne letren e dyte Karlos Miguel Allende. Ne doreshkrim ishin te shenuara disa te dhena per nje eksperiment te Marines te kryer ne Filadelfia dhe ne det, me emra, data dhe hollesi te tjera aspak te zakonshme. Shqyrtimi i disa paragrafeve te kesaj korrespondence sugjeron pse dr Jessup ju pergjigj letershkruesit te tij ku i kerkonte informacione akoma me te hollesishme. Ne letren e pare qe fillonte me nje diskutim te hollesishem mbi teorine e Ajnshtajnit mbi fushat e unifikuara, shkruesi thote se “rezultati qe se anija u be komplet e padukshme me gjithe ekuipazhin e saj gjate kohes qe ishte ne det (tetor 1943). Efekti i fushes magentike shtrihej ne nje zone ne forme sferike me nje rreze prej 100 jardhesh nga cdo skaj i anijes. Cdo person brenda kesaj rrezeje nuk dukej qarte dhe ne te njejten menyre ai shikonte edhe shoket e tij te ekuipazhit dhet e gjithe ecnin duke mos shkelur asgjekundi. Cdo person tjeter jashte kesaj fushe magnetike nuk shikonte asgje tjeter pervecse formes se trupit te anijes qe percaktohej qarte ne uje.”
Gjysma e oficereve dhe marinareve te kesaj anijeje tani jane krejt te cmendur. Nje pakice qendron e mbyllur brenda disa territoreve ku ata mund te marrin ndihmen shkencore kur i perseritet efekti i zhdukjes ose i zhdukjes dhe ngrirjes.
Pra nga permbajtja e kesaj letre dr Jessup i lindi ideja sesi mund te gjente raportin origjinal mbi eksperimentin si dhe deshmitaret e tij. Me interesimin qe i rritej ai ju pergjigj Allenit dhe i kerkoi prova te tjera. Brenda disa muajve “Allen” i shkroi perseri duke i kuijtuar qe Zyra e Kerkimeve Detare nuk dot e lejonte kurre qe te merrej vesh se qe kryer nje eksperiment i tille. Ne letren e dyte te tij ai shtonte nje teori te veten: ” E ndjej se po te kisha mundesi te dorezoj ate ashtu sic duhet, dmth t’ua paraqisja njerezve dhe shkences ne menyre efikase dhe te pershtatshme nga ana psikologjike, jam i sigurt se njeriu do te shkonte aty ku enderron… te yjet, nepermjet nje forme teletransportimit qe Marina e hasi aksidentalisht (per shqetesimin e saj) gjate eksperimentit ku anija pershkoi nje distance prej disa qindra miljesh dhe me pas qendroi ne nje vend ankorimi ne gjirin e Cheaspik…”
Ndersa Jessup shqyrtonte permbajtjen e letres se dyte, ai u futa nga Departamenti i Marines qe te vinte per nje interviste ne Zyren e Kerkimeve Detare. Kur u paraqit ne shtabin e kesaj Zyre ne Washington D C, aty per habine e madhe te tij i dhane te ekzaminonte nje kopje te librit te tij. Aty i shpjeguan se libri i qe derguar me poste shefit te kesaj zyre admiralit F.N. Farth ne veren e vitit 1955. Libri qe mbushur me komente te shkruara me dore per temat e Jessup. Ato dukeshin te ishin shkruar prej tre njerezve te ndryshem te cilet ja kishin percjelle librin njeri tjetrit pasi seicili kishte bere shenimet personale me boje te ndryshme. Kur filloi te ekzaminonte librin Jessup zbuloi se shkrimi dhe stili i njerit prej komentuesve, ishte ai i Allen, korrespondentit te tij misterioz. Vete komentet qene te jashtezakonshme. Per disa arsye komentuesit apo shikuesit me syrin kritik te tekstit, me sa dukej merrnin persiper rolet e perfaqesuesve te nje kulture dhe lashte dhe sekrete, mbasi ata kishin dijeni per zhvillimin e meparshem shkencor te tokes, kozmosit, per vizitat e vazhdueshme te tokes nga anije speciale interplanetare (dhe menyrat e tyre te fluturimit) si dhe per nje lufte interplanetare qe pati shkaterruar token. Komentet qene te mbushura me shenime te fushave te ndryshme, per dematerializimin si dhe observacionin e tanishem te tokes prej anijeve kozmike te medha e te vogla. Sidoqofte se bashku me keto fantazira te shkences fiktive komentet permbanin ne menyre speciale shenime mbi disa eksperimente te fshehta te Marines dhe ne menyre te vecante per Eksperimentin e Filadelfias ne vitin 1943. Keshtu, nepermjet ketij librit te tij Jessup e pa veten te lidhur perseri me kete ceshtje kurioze dhe sipas fjaleve qe i kishin thene disa prej kolegeve, ai filloi te kerkonte per kete subjekt duke perfituar nga kontakti qe kishte vendosur tashme me Marinen. Po vdekja e papritshme dhe e pashpjegueshme e tij ne vitin 1959 ju dha fund kerkimeve.
Nderkohe me kerkesen e Marines se SHBA, firma elektronike Varo Corporation e Teksasit riprodhoi nje numer shume te kufizuar kopjesh te librit te Jessup duke perfshire dhe shenimet misterioze qe ishin bere aty nga komentuesit e panjohur. Rastisi qe po kjo kompani po perfundonte edhe nje pune speciale teper sekrete per Departamentin e Marines. Ribotimi i librit te pajisur me shenimet misterioze si dhe shperndarja e tij brenda qarqeve ushtarake e detare permban ende embrionin e nje tjeter misteri te madh. Sepse nese informacioni dhe komentet e shkruara me dore ne librin e Jessup ishin te gabuara ose fantazi, atehere pse duhej qe nje numer i kufizuar i kopjeve te ketij libri te qarkullonte brenda Pentagonit? Ne te njejten kohe vete libri i Jessup pa komentet nuk kishte shkaktuar ndonje interesim te vecante pra mesa dukej ishin ato shenime dhe komenete qe zgjuan interesimin e instancave te larta ushtarake.
Gray Barker nje studiues UFO-sh mbas shume perpjekjeve arriti te shtinte ne dore nje kopje te ketij libri te pajisur me shenimet misterioze e cila ishte shume e veshtire ta gjeje. Atij i kujtohet se si degjoi fillimisht per kete gje nga nje kolege e tij qe punonte ne ambjentet ushtarake e cila i siguroi nje kopje te librit dhe disa informacione te turbullta per nje eksperiment te temerrshem te Marines qe lidhej me fushat magnetike.
Nga sa mesohet mbas “vetvrasjes” se Jessup, atij ju kerkua nga Marina qe te merrte pjese ne disa eksperimente te ngjashme por qe ishin refuzuar nga ky i fundit. Ne nje takim qe Jessup pati me Valentinin pak perpara vdekjes se tij i shprehte shqetesimin e madh per eksperimentet qe Marina po bente. Sigurisht qe qellimi fillestar i Marines kur beri eksperimentin ishte thjesht te shikonte cfare arrihej nga nje fushe e larte elektromagentike, por gjate eksperimentit ishte zbuluar nje potencial tjeter shume i fuqishem qe perqendrimi i nje fushe te tille arrinte te ndryshonte strukturen molekulare te njerezve dhe objekteve ne menyre te tille qe ata kalonin ne nje dimension ose permase tjeter. Problemi qendronte qe kjo menyre tranformimi ishte ende e pakontrolluar dhe shkaktonte demtime serioze madje te pariparueshme tek njerezit.
Ftesa ishte per daten 20 prill. Por Jessup nuk erdhi kurre per darke. Sipas raportit te policise ne ora 6.30 te pasdites ai shkoi ne nje park ne Dayed County ne Miami ku mesa duket vrau veten brenda ne makine duke u helmuar me dioksid karboni. Valentini kerkoi raportin orgjinal nga policia dhe ngulmonte se Jessup nuk kishte asnje arsye per te vrare veten. Ai e donte jeten dhe ishte shume prane zbulimit te nje te fshehte te madhe. Komentet e Valentinit u botuan edhe nga media derisa nje mbreme maji, ai mori nje telefonate nga nje person i identifikuar si pjestar i sigurise kombetare qe i thote te mos fliste me per kete ceshtje dhe te mos komentonte me gjera qe mund ti shkaktonin edhe atij ndonje aksident.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons