Në konkurrente e versionit brazilian të Big Brother, është përdhunuar live në TV. Policia ka konfirmuar se ka nisur hetimet dhe ka kryer disa kërkime në studiot në Rio de Janeiro, ku realizohet ky reality show.
Shikuesit janë shokuar në orët e para të mëngjesit të së dielës kur kanë parë konkurrentin Daniel Echaniz, 31 vjeç, duke detyruar me forcë studenten 23 vjeçare Monique Amin, të bëjnë marrëdhënie pas një nate të gjatë me pije alkoolike.
Policia ka marrë në pyetje Amin, ndërkohë që i ka kërkuar kanalit televiziv që të ndalojë transmetimin ose të eleminojë Echaniz.