Tjetër lajm shokues nga India, turistja përdhunohet nga tetë meshkuj në sy të burrit
Një grup prej tetë meshkujsh ka përdhunuar një turiste 39- vjeçare dhe ka rrahur bashkëshortin e saj me shkopinj.
Çifti ishte me pushime në shtetin indian Madhya Pradesh.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në mbrëmje.
Grupi e sulmoi çiftin në një fshat.
Ky është i fundit në një seri sulmesh seksuale të dhunshme, që kanë shokuar jo vetëm Indinë.
Çifti po bënte një tur me biçikletë, kur vendosën të ngrenë çadrat pranë një fshati.
Indianët fillimisht rrahën burrin me shkopinj dhe më pas përdhunuan gruan.
Pasi u vodhën gjërat personale, ata u larguan.
Sipas policisë, ata morën një laptop, rreth 150 euro dhe një celular.
Gruaja nga Zvicra u dërgua në spital dhe ekzaminimi mjekësor tregoi se ajo ishte përdhunuar.
Një grua përdhunohet çdo 20 minuta në Indi.
Por policia përllogarit se vetëm katër në dhjetë raste përdhunimi raportohen, kjo për shkak të frikës së viktimave se do turpërohen në sy të familjes dhe komunitetit.
Qeveria zvicerane thotë se po e ndjek nga afër rastin.
Muajin e shkuar, qeveria zvicerane lëshoi një paralajmërim për të gjithë ata që udhëtojnë në Indi, duke theksuar numrin në rritje të krimeve seksuale.