Irakianët kërkojnë statujën e ish-diktatorit Sadam Hysein. Kërkesa është bërë zyrtarisht nga qeveria irakiane. Statuja e Hysenit u rrëzua në prill të vitit 2003.
Statuja prej bronzi ndodhet tashmë në Britaninë e Madhe dhe Iraku e kërkon me pretendimin se ajo është një pjesë e “kulturës së vendit”. Në rast se nuk i kthehet, qeveria irakiane është shprehur se do të ngrejë padi për këtë fakt.
Statujën e Hysenit e mban ushtaraku Nigel Ely, 52 vjeç. Ai e ka kthyer atë në një punë arti dhe sipas tij ai është pronari i saj.
“Kur unë e mora atë, ajo ishte thjeshtë një copë metali për skrap. Unë e kam bërë këtë për të siguruar para për bamirësi”, thotë 52 vjeçari. “Nëse irakenët kërkojnë një pjesë të dhurimeve. Këtë mund ta shqyrtojmë”, shton ai.
Policia ka nisur hetimet për të saktësuar se kujt përket copa e bronzit pasi statuja nuk ekziston më.