Artisti nga Rusia, Denis Llotarev për pak çaste e zhvendosi atelienë e tij në ujërat e Detit të Zi dhe më pas edhe në atë të Kuq.Pavarësisht kushteve të vështira të punës, ku shpesh i është dashur të ndërrojë vendqëndrimin për shkak të rrymave të ajrit në ujë, ai ka arritur të nxjerrë në dritë piktura mjaft të mira.
Llotarev tha se eksperimentin e pikturimit nën ujë e nisi para tre vjetësh, pikërisht në banjën e tij. Megjithatë, kjo ide, sado e habitshme, po tërheq vëmendjen e shumë kureshtarëve artdashës, transmeton Lajmeshqip.
Të gjitha krijimet që ai bëri nën ujë po prezantohen në një ekspozitë të organizuar në St. Petersburg të Rusisë.