Forumi Kuq E Zi
Misteri i Gjigantit TITANIK	 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i Gjigantit TITANIK	 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Misteri i Gjigantit TITANIK	 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i Gjigantit TITANIK	 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri i Gjigantit TITANIK	 406455_341019632589578_236304299727779_1221113_442517854_n
FAKTE , MISTERE DHE TEORI
Pas dëshmive të bëra nga ato që panë orët e fundit të jetës së Titanic,disa prej tyre nuk u morën parasysh.Sidomos nga ato të pasagjerëve të klasit të tretë,që dëshmuan se anija para se të mbytej u nda në dy pjesë.

Ekspertët ishin të bindur se as ujërat e Atlantikut nuk kishin fuqi ta ndanin në dysh atë anije gjigande.

Ishte pikërisht fama e tij si i pambytshëm që e bëri Titanic nga anija më e madhe e kohës,në tragjedinë më të madhe detare të kohës.

Para nisjes u harruan madje dhe varëset e orientimit të varkave të shpëtimit.”Përse mund të shërbenin?”

Por të shohësh horizontin me sy të lirë duke ecur me një shpejtësi prej 20 nodesh ishte diçka e pamundur që Titanic e bëri realitet.

Cfarë rreziqesh mund ta ndalonin këtë mrekulli të dorës së njeriut?

Gjashtë muaj para tragjedisë kapiteni Smith kishte dhënë një intervistë për gazetën THE NEW YORK TIMES ku rrëfente që asnjë kondicion i motit nuk mund ta mbyste një anije të tillë. Por pikërisht nën komandën e tij shumë anije të kompanisë WHITE STAR LINE kanë hasur incidente.

Gjatë 20 viteve karrierë Smith kish hasur incidente në 5 anije të ndryshme. Në katër anije kish rënë zjarr, ndërsa më i rëndë qe mbytja e Olimpic ku Smith arriti të shpëtojë. Smith ishte i famshëm si komandanti më i paguar në botë,por edhe për maninë e tij të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme.

Me pak fjalë kompania WHITE STAR LINE vinte sigurinë mbi të gjitha rrethanat. Por Bruce Ismay,president i kompanisë, mendonte se përveç sigurisë anija ishte dhe më e shpejta në botë.

Para se të hipte në të ai i dha udhëzime ekuipazhit që ta rrisnin shpejtësinë në maksimum dhe motorët të punonin me xhiro të plota.

Përgjegjësitë e Ismayt u fshehën nga investigatorët e aksidentit edhe pse diheshin që para se të ndodhte tragjedia.

Në orën 3:42 anija Baltic lëshon një mesazh për komandantin e Titanic, ku e informon që në rrugën e tij do të hasë shumë aisbergë.Mesazhin e Baltic e pasuan shumë anije të tjera ku rrëfenin për prezencën e aisbergëve.

Smith lexon mesazhin dhe ja dërgon Ismayt i cili e mban në xhep për më shumë se 5 orë, ndërkohë që anija çante detin me një shpejtësi marramendëse. Përse ? Ambicie, siguri e tepërt, presione nga kompania?

Arsyet e Smith janë zhdukur bashkë me të në fund të oqeanit, ashtu si gazeta në bord që askush nuk tentoi ta shpëtonte ose që e lanë me qëllim të zhduket.

Fazat e mbytjes së Titanic qenë dramatike dhe konfuze. Plani i evakuimit qe i ngatërruar.
Mbasi u mor vesh që anija qe përplasur kapiteni priti 30 minuta për të dhënë S.O.S dhe pas një ore hodhi varkën e parë të shpëtimit në det. Që siç rrëfenin ligjet detare varkat që qenë në Titanic nuk mjaftonin për t’i shpëtuar të gjithë pasagjerët në bord.

Ndërkohë që Carpathia udhëtonte shpejt për të arritur Titanic, në vendin e ngjarjes ka pasur dhe një anije tjetër që i ka parë fishekzjarret por nuk ju ka përgjigjur S.O.S. Këtë e dëshmojnë disa që shpëtuan të cilët arritën të shikojnë një anije por pa mundur ta identifikojnë atë.

Disa mendonin që ajo anije qe Californian e kapitenit LORD, i cili pati ndërprerë lidhjet me Titanic në mbrëmje sepse radistët e transatlantikut ishin mjaft të zënë me mesazhe përshëndetëse dhe nuk i vinin veshin apelit që bënte operatori i Californias i cili pasi u ndje i injoruar e i mërzitur fiku radion dhe shkoi të flerë.

Por përse zyrtarët ruajtës të Californias injoruan S.O.S e Titanic?Nëse bëhesh fjalë për një anije tjetër përse nuk iu përgjigj kurrë S.O.S? Edhe kjo do të mbesë një mister i pazgjidhur. Pas tragjedisë flitej për rreth 800 të shpëtuar dhe mbi 1500 të vdekur, ku edhe në ditët tona numri i saktë nuk dihet ende.

Por ka dhe një aspekt tjetër tronditës që nuk është thënë: - Diferenca e madhe ndërmjet të mbijetuarve të tri klaseve nga 70% e pasagjerëve të klasit të parë dhe të dytë në 30% e pasagjerëve të klasit të tretë. A ka pasur me të vërtetë diskriminim shoqëror gjatë momentit të shpëtimit? Vështirë të japësh një përgjigje.

Shumë dëshmi tregojnë se disa oficerë të ekuipazhit kontrollonin se kush hipte në varkat e shpëtimit. Gjatë investigimit u tregua se oficerët numëronin thjesht se sa persona hipnin në varkat e shpëtimit sepse nuk ishin të sigurtë për numrin e pasagjerëve që mbanin ato.

Më pas u rrëfye se vendi për të hipur në varka qe në katin e sipërm ndërsa pasagjerët e klasit të tretë ndodheshin në katin e fundit. Ato kishin një rrugë të gjatë dhe konfuze për të bërë derisa të mbërrinin në vendin e shpëtimit. Zyrtarët gjithashtu rrëfyen se pas hedhjes së varkave në ujë, ato do të afroheshin në portat e fundit të anijes në mënyrë që të hipnin dhe pasagjerë të tjerë, por ky plan nuk u zbatua kurrë.

Por ka dhe shumë pyetje të tjera që filluan të shtoheshin vite më vonë.

Në një ekspeditë,Ballard mblodhi shumë pjesë të anijes (çelik dhe metal) të cilat ia dërgoi inxhinierëve dhe ekspertëve më të njohur amerikanë. Mbi bazë të testeve të bëra rezultoi se metali i përdorur për ndërtimin e anijes në një temperaturë -1˚C arrinte nivelin më të lartë të thyerjes.

Por ky zbulim mund ta ketë përkeqësuar gjëndjen e anijes pas përplasjes me aisbergun?

Një tjetër histori spektakolare të kësaj historie na e rrëfejnë në vitet 90’ në librin e tyre dy gazetarë:- ROBIN GARDINER dhe DAN VAN DER VART. Libri titullohet THE TWO TITANIC’S ( Dy Titanikët) ku na tregojnë si dhe pse nuk ishte anije më e madhe në botë ajo që u mbyt, por binjakeja e saj ; Olimpic.

Në kantieret e Belfast në fillimet e marsit të 1912 Titanic ishte në fazën e mbarimit,por ka një emergjencë:- Olimpic është përplasur me disa akuj pranë Terra Novës dhe ka humbur fletën e një helike.

Bëhet fjalë për një riparim prej disa orësh por anija qëndroi nën hekura për më shumë se 10 ditë. Përse? Mbase dëmet ishin më të mëdha se sa u parashikuan? Apo mbase kompania vendosi të përfitojë nga situata? Kjo ishte hera e fundit ku dy anijet ndodheshin bashkë. Olimpic është shumë e dëmtuar dhe riparimi kushton shumë.

Por dicka ndodhi sepse nxjerrja e Titanic vonoi më shumë sesa ishte thënë.Në ç’mënyrë kompania mund të ketë krijuar përfitim nga kjo situatë kritike?

Një plan i thjeshtë por djallëzor: -Të ndërrojnë anijet.Duke çuar në det Olimpic në vend të Titanic me minimumin e riparimeve të mundshme që të jetë e aftë për të përballuar disa ditë udhëtim dhe më pas të çohet me shpejtësi në maksimum drejt akujve të Atlantikut.

Kjo gjë do rriste fondin ndjeshën,duke përfituar nga shkëmbimi i anijeve, por kjo është thjesht një teori ku as ekspeditat e Ballard nuk arritën ta vërtetojnë dot. Pjesa e çarë e Olimpic nuk është parë asnjëherë me vëmendje në mënyrë që të identifikohej e vërteta e kësaj teorie.

E gjithë kjo nuk arrin ta ndryshojë dot realitetin e tragjedisë.Dhe shumë sekrete të Titanic ndodhen dhe sot e kësaj dite të fshehura nën ujërat e ftohta të Atlantikut.

Një përgënjeshtrim i madh u bë nga doktori Sharel Sharlet në vitin 1992 i cili botoi një artikull në gazetën mjekësore “The Lancet”.Në regjistrat e vdekjes së New Yorkut pasagjerët që humbën jetën në Titanic u cilësuan si të mbytur, por dr.Sharlet zbulon se duke pasur gomonen trupore njerëzit nuk mund të mbyteshin sepse ato qëndronin mbi ujë.

Sharlet thotë se pasagjerët vdiqën nga një Hipotermi Aksidentale sepse uji ndodhej në temperaturën -2˚C, një temperaturë që trupi i njeriut nuk e përballon dot.Nëse varkat e shpëtimit do të ishin kthyer mbrapsh mund të merrnin edhe pasagjerë të tjerë për t’i rianimuar:- Gjë që ndodh normalisht në këto raste.

Dhe pas rianimimit ato do të mund të kthehenin në jetë,sepse hipotermia aksidentale fillon dalëngadalë dhe njeriu mund të riaftësohet edhe pas 40 minutash hipotermi. Ajo ç’ka dr.Sharlet donte të shprehte ishte se, nëse varkat e shpëtimit do të ishin kthyer do të shpëtonin më shumë jetë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons