Ishin me pushime në Brazil dhe u kthyen në atdhe me një “scoop”. Disa turistë anglezë, teksa po filmonin disa fëmijë vendës, kanë kapur papritmas në sfond një figurë të pazakontë, që dukej si një alien i vogël. Pamjet janë kapur në pyllin e Amazonës dhe tashmë të gjithë në ëeb kanë hapur diskutime mbi videon. Si gjithmonë kur flitet për shikime të alienove në grup, grupi i skeptikëve u kundërvihet atyre që besojnë tek ajo që shohin.
Faktikisht, pastërtia e imazhit në sfond ngjall dyshime se video është një rreng dhe se përsëri nuk jemi para provës përfundimtare se njeriu nuk është i vetëm në Univers. Sipas disave, figura e alienim në sfond mund të shpjegohet në shumë mënyrë, për shembull mund të bëhet fjalë për një efekt optik, ose mund të jetë shtuar me montazh në një moment të mëvonshëm. Ky opsion i dytë, megjithatë, hidhet poshtë nga ata që besojnë tek vërtetësia e videos, sepse të gjithë të pranishmit kthehen për të admiruar figurën e çuditshme.
Në lidhje me videon, shkrimtari i paranormales Michael Cohen ka deklaruar: “Ky është një filmim shumë interesant, që vështirë ta hedhësh poshtë”. Në fund të fundit, ajo zonë e tokës në pullin e Amazonës, ka qenë gjithmonë një nga vendet ku janë regjistruar më shumë vëzhgime të UFO-ve. Kurioz është fakti se kjo video është blerë nga disa producentë nga “Hollywood”-i, që në bashkëpunim me Cohen, janë duke realizuar një film, ku do të shfaqen provat e ekzistencës së alienëve.