Një artist amator amerikan, i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk dekodohej dot për 500 vjet me radhë.
Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga New Yorku, sipas të cilit, po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura.
Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës, transmeton agjencia e lajmeve Noa.
Artisti amator Ron Piccirillo thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.
Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër, i cili shfaqet në anën e majtë të gjirit të Mona Lizës, e njohur edhe si Xhokonda.
“Rreth kokës së Mona Lizës mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, mendon Piccirillo.
Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinci për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519.
Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjejë përgjigjet e duhura.
“Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, tha ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar.
Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu.
Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë.