Etapa dyditore prej 217.9 kilometra, shumë orë përpjekje e djersë dhe përgatitje e trajnime disamujore janë hedhur në ujë, pasi që atleti japonez, Natsuki Terada, u kthye gabimisht 100 metra para cakut final.
Terada i pafat po vraponte shkëlqyeshëm dhe në fund të maratonës në kolonën prej 4 vrapuesve doli në krye, por… Me siguri e pengoi vetura, e cila po incizonte garën dhe 100 metra para cakut u kthye djathtas. Pas tij shkoi edhe Terada, njoftojnë mediet angleze.
Tre vrapuesit e tjerë vazhduan drejt. Teradën e paralajmëruan më vonë policët dhe organizatori se është kthyer gabimisht.
Por, nuk arriti të përmirësojë gabimin dhe përfundoi vetëm i treti.
Në ultra-maratonën Tokyo-Hakone marrin pjesë dhjetëra ekipe universitare. Kjo është një ngjarje e madhe sportive në Japoni, dhe daton nga viti i largët 1920.