42 vjeçarja Lisa Silva u arrestua nga policia pasi udhëtoi nga New Jersey në Florida disa herë me radhë, si pasojë e një lidhje që kishte krijuar me një 16 vjeçar, me të cilin kishte pasur edhe raporte seksuale. Bashkëpunimi mes autoriteteve të Floridas dhe New Jersey bënë të mundur ndalimin e saj, pasi prindërit e adoleshentit zbuluan dhe denoncuan lidhjen mes tyre. Gruaja dhe i mituri ishin njohur në Facebook dy vite më parë dhe nga ai moment ata flisnin me njeri tjetrin, deri sa Silva udhëtoi në Florida, në kërkim të dashurisë së “njomë”,
Ajo e kishte takuar 16 vjeçarin në tre raste të ndryshme, në dy prej të cilave kishin pasur edhe raporte seksuale, pasi ky ishte edhe synimi i udhëtimeve të saj. Gruaja akuzohet për abuzim seksual me të mitur, gjë që u vërtetua si nga udhëtimet e saj të shpeshta, edhe nga dëshmia e djalit. Gruaja në këmbim të lirisë pagoi një garanci monetare në formë gjobe për veprimet e saj.