Revista “Time” ka kryer klasifikimin e atyre çka i quan 10 thëniet më të ngulitura në mendje për vitin 2011.
1-Në vendin e parë natyrshëm është shprehja “we got him!” që përshkruan operacionin për vrasjen e liderit të organizatës terroriste al-Qaeda Osama Bin Laden. Këtë shprehje e tha Presidenti Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë pasi mësoi se skuadra Team 6 e trupave Seal kishte vrarë Bin Laden në Pakistan.
2-Në vendin e dytë është shprehja “ata duhet ta dinë” e përdorur nga Bernie Madoff, personi që ngriti piramidën financiare që kushtoi për investitorët plot 50 miliard dollarë.
3-Në vendin e tretë është shprehja e përdorur nga Koloneli Muammar Gaddafi në muajin mars duke deklaruar bindjen se do të rezistojë. Ai u shpreh duke patur parasysh popullin e tij “ata më duan….ata do të vdesin për të më mbrojtur mua, qytetarët e mi”.
4-Në vendin e katërt vjen thënia e Charlie Sheen në një intervistë për ABC Neës kur tha se “nuk jam i droguar. Unë quhem Charlie Sheen. Nuk është e mundur. Nëse ju e provoni atë vetëm një herë, ju do të vdisni”.
5- E pesta në renditje është thënia e Harold Camping se “ajo ka qenë një fundjavë shumë e vështirë”.
6-Mbetet e rëndësishme dhe në pozicionin e gjashtë thënia e Warren Buffett i cili është personi i tretë më i pasur në botë ndërsa kërkoi rritje taksash për të pasurit duke thënë se “unë dhe miqtë e mi kemi qenë të përkëdhelur mjaftueshmërisht gjatë nga një Kongres miqësor miliarder”.
7-I shtati është një demonstrues tunizian i quajtur Zied Mhirsi i cili deklaroi se “ajo çka po ndodh këtu do të ndikojë në të gjithë botën arabe”.
8-Thënia e tetë e rëndësishme është ajo e ekonomistit Gabriel Stein i cili tha se “Greqia në thelb është një dështim”.
9-14 vjeçarja Sukanya Roy pasi fitoi një çmim tha se “është e vështirë të gjej fjalë”.