Ky fenomen shfaqet për shkak të stresit të madh, ndaj të cilit ëndërruesit janë të ekspozuar gjatë ditës, dhe meqenëse vazhdimisht janë në kontakt me dikë, as në gjumë nuk mund të shohin dallimin.
Stresi shkakton një fenomen të rrallë në sjellje, dhe ky është shkrimi dhe dërgimi i porosive SMS gjatë kohës së gjumit. Ata që i dërgojnë nuk janë aspak të vetëdijshëm për të këtë gjë, ka zbuluar studimi australian.
“Njerëzit që dërgojnë mesazhe derisa flenë, në shumicën e rasteve kanë shumë punë në gjendje të zgjuar dhe kjo i mundon edhe në gjumë. Ata edhe në gjumë mendojnë që duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Për shkak të marrjes së vazhdueshme të mesazheve edhe e-mailave e kanë vështirë të dallojnë realitetin nga ëndrra”, pohon eksperti australian për gjumin, dr. David Cunnington nga Qendra për çrregullime të gjumit në Melburn.
Dërgimi i porosive SMS në gjumë është fenomen i ri, ndërsa në vitin 2008 është vënë re edhe fenomeni i dërgimit të e-mailave në gjumë. Kjo është më e shpeshtë se dërgimi i SMS-ve, por edhe shumë më e rrezikshme sepse e-maila zakonisht u dërgojnë kolegëve dhe shefave. Për të shmangur këtë më së miri është që telefonin ta lini sa më larg shtratit.
“Kemi një paciente e cila shkruan dhe dërgon mesazhe derisa është në gjumë të thellë, dhe nuk mban men asgjë pasi që zgjohet. Rastet e tilla janë gjithnjë më të shpeshta dhe mund të jenë shumë të dëmshme për vet ëndërruesin dhe rrethin e tij. Kështu e-mail mund t’i dërgoni kolegëve të punës çka mund të ndikojë në karrierën tuaj, ndërsa porositë SMS mund t’ua dërgoni familjes dhe miqve”, ka shpjeguar dr. Cunnington.