Në vitin 2006, një fshatar i Missourit, gjeti një meteorit të varrosur në një kodër, por zbulimi është publik për botën vetëm sot. Gjeokimiku Randy Korotev i “Washington University di St. Louis” dhe kolegët e tij kanë identifikuar shkëmbin hapësinor, si një tip të rralë meteoriti, me vlerën e rreth 3.4 milionë dollarëve.
Kërkuesit mendojnë se ky meteorit ishte pjesë e një asteroidi, që rrotullohet rreth diellit, po ashtu si asteroidët midis Marsit dhe Mërkurit. Në një farë pike, ky fragment ka rreshkitur drejt Tokës dhe ka mbërritur në sipërfaqen e saj, falë forcës së gravitetit.
Nuk dihet se kur meteoriti goditi Tokën, por është zbuluar pikërisht në 2006-n, kur një fshatar, që ka dashur të mbetet anonim, gjeti një shkëmb tepër të rëndë në kodrën e Junction Concezione.
Nga jashtë dukej një gur krejt normal, por më vonë rezultoi i përbërë nga kristalë të gjelbër të një minerali të përafërt me hekur-nikelin. Studiuesi Korotev ka dërguar për verifikim meteoritin në laboratorin “John Wasson”, që zotëronte instrumente speciale për të analizuar matricën metalike, mbi të cilin janë fiksuar kristalet.
Wasson ka dalë në përfundimin se shkëmbi është unik, ndryshe nga çdo tjetër i gjetur më parë dhe qe kishte vlerën e më shyumë se 3 milionë eurove. (Universe Today)