Akoma gjalle pas 86 milione vjetesh. Varrosur thelle ne oqean, bakteret e lashta kane mbijetuar nen shtresat e sedimenteve qe prekin shtratin e detit, fale sasise se vogel se oksigjenit. Studimi I kryer nga Hans Ray dhe ekipi I tij I studiuesve nga Universiteti danez Aarhus, publikuar ne revisten “Shkenca”, ka zbuluar pranine e ketyre mikrobeve te lashta qe kane mbijetuar per miliona vjet pa kontakte me boten ne siperfaqe, fale analizave te kolonave te sedimenteve te nxjerra nga thellesia e Oqeanit Paqesor.
Besohet se 90% e ketyre organizmave njeqelizore qe ndodhen ne toke te gjalla ne keto kushte dhe kerkimi per t’I identifikuar ka filluar ne thellesine e zones veriore te Paqesorit. Shtrese pas shtrese, sedimentet qe formojne fundin e oqeanit jane akumuluar me kalimin e kohes dhe kane lene te integruara dhe izoluara shtresat me antike.
Duke perdorur instrumente me sensore per oksigjen, studiuesit kane zbuluar se bakteret qe jetojne ne keto sedimente jane gjalle fale nje pranie minimale te oksigjenit, por me nje cikel jetesor shume te ngadalte. Studiuesut kane ngritur hipotezat se keto baktere ndryshojne biomasen e tyre ne nje shpejtesi prej qindra dhe mijera vjetesh dhe gjithashtu, sugjerojne se njohurite qe rrjedhin nga studimet e baktereve me te shpejta laboratorike nuk mund te aplikohen per kete forme jetese te “ngadalesuar” ne thellesine e oqeanit.