Rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com, po vazhdon të rritet ngadalë dhe sigurtë, ndërsa tani thuhet se kjo faqe ka arritur të ketë më shumë 700 milionë përdorues në tërë botën.
Vendet të cilat më së shumti kanë pasur rritje në rrjetin social, janë Brazili, Indonezia, India dhe Brazili, pasi që të njëjtat janë gjithashtu në mesin e vendeve me popullsi të madhe, në të cilat jo vetëm Facebook është i famshëm.
Mirëpo, përkundër kësaj, Facebook dominon mbi këto rrjete sociale, dhe me këtë rritje, ajo do të vazhdojë të jetë rrjeti numër një social në botë.
Për shembull, Brazili ka sjell më shumë se 1.9 milionë përdorues të ri në Facebook, gjë që është një rritje prej 11 për qind.
Sidoqoftë, 700 milionë njerëz është një numër shumë i madh, ndërsa për këtë duhet përgëzuar ekipin e Facebook, i cili ka arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.