Në tren gjeti çekun prej 1.43 milion eurosh
Një punëtor në Madrid ka mbetur i shokuar kur e ka gjetur një çek në vlerë prej 1.43 milion eurosh në një tren metroje.Punonjësi Emilio Guerra ia ka dorëzuar menaxherit të tij ato që kishte gjetur. Çeku gjendej brenda një portofoli, ku gjendej edhe leja e vozitjes dhe disa kartela krediti të pronarit.“U shokuam. Na u desh t’i numëronim zerot disa herë, sepse nuk mund të besonim. Është e pabesueshme që ekzistojnë njerëz që kanë aq shumë para dhe të tjerë që kanë aq pak”, është shprehur menaxheri Jose Manuel del Cura për El Pais.Më pas, portofoli i është dorëzuar policisë që është vënë në kërkim të pronarit.“E kemi emrin e tij. Po përpiqemi ta gjejmë këtë person. Mirëpo, nuk do t’ia japim menjëherë. Duhet të verifikojmë se prejardhja e parave nuk është e paligjshme”, është shprehur një zëdhënës policie.