Forumi Kuq E Zi
Histori paranormale Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori paranormale Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Histori paranormale Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori paranormale Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Histori paranormale Empty Histori paranormale 23/10/2011, 19:30

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Te dashurohesh me nje Fantazem

Kjo histori ka ndodhur me te vertete. Nje djale i ri ishte mesuar te dilte cdo nate te pinte ne nje lokal ne qytet. Nje nate takon nje vajze ne lokal dhe pine se bashku, ata lane takim qe dhe naten tjeter te takohen po ne te njejtin vend, ne mesnate. Dhe naten tjeter u takuan perseri, djali u dashurua marrezisht pas vajzes , dhe i propozon martese, vajza largohet dhe ata lene takim prap ne naten tjeter. Djali vete ne takim po vajza nuk erdhi, ajo kishte lene ne tavolinen ku rrinin nje foto te saj dhe nje varese. Djali mori foton dhe priti ca nete te tjera po ajo su kthye me. Djali fillon ta kerkoje ate ne gjith qytetin ne fshatrat perreth, shkon shpi per shpi me foto ne dore. Tek nje shtepi e vjeter gjen nje plak, e pyet ate nese e njeh vajzen ne foto, plaku i thote qe po, e njifte fare mire dhe i thote eshte vajza ime. Djali i gezuar i thot ku eshte se dua te martohem me te. Babai i vajzes i thote qe eshte e pamundur , sepse ajo ka 2 vjet qe ka vdekur, ai e qon djalin tek varri i saj per ta vertetuar,dhe djali sheh qe ajo ishte e varrosur aty, por varsja ishte varsja qe kishte marr me veti ajo ne varr, por qe tani e kishte djali ne dore me emrin e saj. Kjo ishte historia e nje te riu qe dashurohet me hijen e nje vajze te vdekur dhe ka ndodhur ne koplik. Pyesni po deshet madje vendasit e ketij qyteti din dhe emrin e te riut

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 24/10/2011, 20:12

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
SHPIRTI I TE FEJUARIT :

'Eshte nje histori e vertet qe shume pak mund te besojne , por ju siguroj qe ka ndodhur realisht..

Para shume vitesh nje kusherire e imja po me te njeJtin emer si une ishte e fejuar,, dhe shume te dashuruar te dy.. te gjithe ju thoni si keta te dy askush ne bote nuk mund te duhet.. vjen nje dite qe i fejuari i saj vendos te shkoje ne grEqi si shume emigrante te tjere, dhe niset.

Fatkeqsisht ai vdes rruges aksidentalisht,,,,,Kusherira ime u be gjysem njeriu rrinte gjithnje e mbyllur ne dhome ,Ajo tregonte se cdo darke po ne te njeten ore 9 e darkes vinte i fejuari i saj dhe trokiste ne dritare dhe sikur fliste me te ,por te gjith e merrnin per te marre., kjo zgjati 2 vjet dhe prinderit vendosen ta fejonin me dike tjeter kundra deshires se saj...

Vjen dita e marteses dhe kjo merr prinderit e saj si dhe te fejuarin e ri dhe ju thote ,,une sonte do shkoj me te fejuarin qe kam pasur ai do vije te me marr sonte ne oren 9 dhe do iki me te,, prinderit e saj filluan ti thonin qe kjo gje nuk mund te ndodhe sepse ai dihet qe ka vdek dhe nuk mund te vije te te marre.

Ajo nuk flet me vec ju kerkon ta len 10 minuta vetem ne dhome,, po ju betohem qe fiks ne oren 9 kur kane hapur prinderit dhomen e kane gjetur A.... te vdekur ne krevatin e saj , dhe nuk ka vrare veten sic mund te imagjinoni, eshte gjetur e shtrire ne krevat dhe dritarja e dhomes e hapur , SOT e kesaj dite askush se di cfare ndodhi......''

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:20

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kjo supozohet te jete nje histori e vertete e nje infermiereje!Nje nate perpara hallouinit ajo po punonte ne spital ne turnin e nates...Ne spital kishte nje qetesi vdekjeje per shkak se perpara disa oresh aty kishte vdekur nje vajze e vogel...Doktoret nuk munden te zbulonin se nga qfare kishte vdekur!!Infermierja e kishte kohen e pushimit dhe ndersa po fliste me shoqen e saj per te shkreten vajze te vdekur degjuan nje ulurime te madhe qe dukej si e nje vajze...Filluan te frikesoheshin por menduan se ishte thjesht imagjinata...Pasi vazhduan te degjojne prape po te njejten te qare vendosen te kontrolloine se qfare kishte...Zhurma sikur vinte nga dhoma e vajzes se vdekur!Sapo hyne aty ne qoshe te dhomes pane vajzen e vogel duke qare,por sa i pa ajo u zhduk...!Tani thuhet se Cdo nate perpara Hallouinit ne ate dhome shfaqet vajza e vogel qe kishte vdekur!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:22

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kete histori ma kan treguar por nuk e di a eshte e vertete apo jo... Jetonte nje plak e vetme .burri i kishte vdekur dhe femi nuk kishte.pas ca kohesh i vjen dita plakes dhe vdes. E gjejn te vdekur tek tavolina ...duke qene se nuk kishte pasardhes shteti i mori shtepin asaj. Ne ate koh shteti ishte i detyruar ti jepte shtepi oficereve.komandanteve si dhe ushtarak te ndryshem. Rastis qe kete shtepi e mer nje nenoficer me mosh tek te 30. Ndejta aty vetem pasi familja jetonte diku tjeter.ditet e para filloi te shihte gjera te cuditshme si psh levizje te gjerave.prishje te shtepis pra remuj..ai habitej thoshte si eshte e mundur..nje dit pyet nje komshi kush e ka pas kete shtepi? Ai thot.nje plak qe skishte femi dhe burri kishte vdekur.po tani ku gjendet ajo? U gjet e vdekur ne shtepi tha ai...nenoficeri mbeti ne dilem..kishte nje ankth qe e ngriti ne mesnat dhe ora shenonte 12 fik ai pa se tek tavolina gjendej plaka me nje fytyr te inatosur.ai u tromaks dhe filloi te ferkonte syt se mos po shihte enderr papritur plaka flet.ajo e urdheroi te largohej nga shtepia e saj se ishte e saja dhe nuk donte qe ta shqetesonin.ai tha jam i detyruar ma ka dhen shteti prej punes nuk iki dot. Ajo tha ma sill shefin ketu. Dhe u zhduk.te nesermen ai mori shefin dhe e uli ne tavolin dhe ne ate moment shfaqet plaka.ai e terbuar e urdheron te largohet nga shtepia e saj..jam un pronarja...ishin kto fjalet e fundit te saj...qe prej asaj dite ajo shtepi nga ngelur e izoluar nga vet pronarja fantazem...

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:23

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Historine qe do t'iu tregoj e kam lexuar rasterisht ne fb kur isha duke kerkuar per nje film horror i quajtur 'The exorcism of Emily Rose' 'Ekzorcismi i Emily Rose' duke lexuar te dhenat e filmit lexova qe ky film ishte i bazuar ne nje histori te vertete, ne nje histori te nje vajze e quajtur Annelise Michel. Annelise ishte nje vajze si gjithe te tjerat dhe jetonte e lumtur me prinderit dhe 2 motrat e saj ne Gjermani (Mynih vendlindja e saj) derisa pas 2 muajsh qe mbushi 16 vjece jeta e saj u nderlikua. Vajza nuk njihte me familjen e saj nuk mund te kontrollonte trupin e saj dhe i shfaqeshin fytyra demonesh. Teper te shqetesuar per gjendjen e saj prinderit menjehere e cuan ne spital ku mjeket dolen ne perfundimin se ajo ishte e semure nga epilepsia. Annelisa kurohej vazhdimisht por asnje permiresim sepse diagnoza e mjekeve nuk ishte e sakte. Vajza ishte e pushtuar nga 6 demone. Kjo gje u vertetua nga prifti i qytetit. Prifti po lutej prane vajzes qe ajo te sherohej por menjehere degjoi nje ze te tmerrshem qe vinte nga vajza. Ishte nje prej demoneve qe fliste duke perdorur trupin e saj. Sa here qe prifti mundohej te bente nje ritual per te nxjerre demonet nga trupi i vajzes demonet nuk e lejonin duke bertitur me nje te tmerrshem dhe duke thene qe kurr nuk do arrinin ta shpetonin vajzen prej tyre. Annelise Michel pas 4 muajsh e pushtuar nga demonet vdiq nga dehidramtimi,pasi ajo nuk mund ta levizte trupin e saj dhe nuk mund te hante pasi nuk mund te levizte asgje. Cdo organ i trupit te saj nuk funksionote pervec nofullave dhe zemres. Ajo mori nje pamje te frikshme dhe u dobesua aq shume sa i dukeshin vetem kockat derisa vdiq. Duket histori e pabesueshme dhe une nuk e besoja por kur kerkova ne youtube per kete vajze degjova nje regjistrim te momenteve kur ishte e pushtuar nga demonet dhe u tmerrova vertet. Gjithashtu te gjithe ata qe jane kurioze dhe ata qe nuk e besojne plotesisht para se te ofendoje te kerkojne ne youtube 'Annelise Michel' shikoni videot dhe fotot.
Histori paranormale 315717_230690526991954_138643089530032_646553_1866317815_n

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:24

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Fantazma e Banjos!
Ne nje vend ne Pensilvani ishte nje shkolle kristiane e pushtuar nga shpirtat...Aty thuhej se ne banjot ne pjesen perendimore ekzistonin fantazmat...!Ne shkolle gjate periudhes se hallouinit kishte ardhur nje vajze e re e cila nuk kishte ditur asgje per kete punen e fantazmave dhe ajo shkon ne ato banjo...Ndersa eshte duke lare fytyren ne pasqyre dallon nje murgeshe te frikshme dhe shume te zbehte...Ul koken e frikesuar dhe fillon te thote lutje...Kur qon koken lart dallon se murgesha vetem po afrohej dhe afrohej...Me lot ne sy ul koken prape dhe thote lutje...Kesaj here nuk shikon ne pasqyre por kthehet prapa dhe sheh se ishte zhdukur...Leshon nje psheretime shlirimi!Sapo kthen koken nga ana tjeter i shfaqet murgesha prape!!Vajza e tmerruar del duke bertitur nga aty!!KJO PRESUPOZOHET TE JETE HISTORI E VERTET!!!
Histori paranormale 296131_229376910456649_138643089530032_641655_2047519680_n

https://kuqezi.albanianforum.net/

7Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Historia e meposhtme ka ndodhur ne Masachutes te amerikes ne 1967 dhe eshte e dekumentuar ne xfiles .....
Ne moshen 5 vjecare Moli bashk me prinderit e saj ikin ne nje dyqan kafshesh per te blere nje qen dhe mes te tjerash duke pare kafshet nje mace e zeze komplet e zeze del nga kafazi dhe i kercen mbi duar vajzes ......Veterinerja e prinderit ngelin te cuditur kur vajza kerkon te blej pikerisht ate mace, gjithsesi ja plotesojne teken dhe blejne macen ....Per 4 vjet macja jeton me ta e behet pjesetare e faimljes por vec me vajzen ne cdo vend .....Ne vitin e 5 familja transferohet ne ilinois por meqe do jetonin ne pallat prinderit nuk ja lejojn vajzes macen ta marri me vete ........Vajza qan tre dit e tre net e pastaj nisen pa macen ...Ate ja lene nje komshije per ta ushqyer me premtimin qe do vijn ta marrin me vone ....Pasi transferohen e sistemohen ne Ilinois fillon cudia ....
Mbas gjasht muajsh vajza i thot nji dite prinderve se macja ishte aty me ato.... Prinderit te trembur mendojn se kjo eshte fantazi e vajzes ngaqe e ndjente mungesen por tremben me shume kur shohin qe vajza vinte ne pjate qumesht dhe qumeshti avullonte kur vajza vraponte ne shtepi duke thirrur macen ...Per tre muaj u cmenden fare nuk lane doktor pa vizituar vajzen ....por moli ishte nje femij normal e nuk kish asnje crregullim. Pas
disa perpjekjesh ato takojn nje psikologe qe sapo degjon kte rast te tille niset ne shtepin e molit dge me nje aparat fotografik ne duar takon prinderit dhe vajzen por mace nuk sheh. Psikologja duke pare vajzen qe ferkonte ajrin sikur ferkonte macen i kerkon asaj ti bej disa poza me macen e saj te dashur vajza pranon dhe merr pozat u shkrepen plot 55 foto........MBAS 2 ORESH KTHEHET PSIKOLOGJA NE SHTEPI ME FOTOT ...................
NE TE GJITHA FOTOT ISHTE VAJZA DHE MACJA .
Histori paranormale 303252_228924240501916_138643089530032_640079_233188923_n

https://kuqezi.albanianforum.net/

8Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ne rrugen Irfan tonini ne tr te pallati 40 gjendet nje shtepi e cila eshte thuajse e braktisur se edhe nje plak qe ka ngelur nga familja shkon shum shum rralle ne ate shtepi te mallkuar. Me pare kur pallati u ndertua kjo shtepi u ble nga nje familje intelektualesh e perber nga nena babai dhe dy femijet e tyre nje djal dhe nje vajz, vajza u martua dhe jeton dhe sot e kesaj dite ne nje vend te tr me familjen e saj ... djali i kesaj familje ashtu si kreu i familjes dinte shum gjuh te huaja keshtu nje dit ai u cmend u kthye ne nje njeri te dhunshem ku her pas her u kthente ne nje perbindesh sa qe rrihte dhe prinderit e tij babi i tij vdiq ndersa djalin e mbyllen ne nje cmendine ne elbasan. Nje dit kur djalin e nxori e motra per te vizituar nenen e semur vdiq pikerisht ne ate shtepi dhe duke i ber keq vetes. Pas ksaj ndodhie vajza e mori nenen e saj te jetonte ne shtepin e saj . Nje dite ne oren e para te mengjesit vajza se gjen me nene e saj ne shtrat e kerkon dhe e gjen ne shkallet e pallatit te vdekur .Ajo ishte hedhur nga teraca e pallatit. Pas ca vitesh apartamentin e pallatit 40 e blen nje familje e perber nga 2 motra dhe dy vellezer njeri pas tjetri vellezrit cmenden dhe vdesin, njeri prej tyre ishte vajza me e vogel e familjes, Lefteria, ajo cmendet aq keq saqe her pas here dilte te shkallet e pallatit duke trembur femijet e lagjes te cilet u tallnin me te. Tashme prej kesaj familje ka mbetur vec nje vella i moshuar i cili shkon shum rrall ne ate shtepi e cila eshte ne gjendje te mjerushme ne krahasim me gjith shtepit e atij pallati .Un per veten time e kam arritur ta shikoj Lefterin nje plak e cila te ngjallte friken sa her qe e shikoje sot e kesaj dite kam frik te kaloj te dera e asaj shtepie.Duhet te theksoj edhe dicka nje her Lefteria i pat thene mamit tim para se te lind un qe do bej kater femij dhe femija qe kishte mami ne krah ne momentin qe po fliste me te (vellai im) nuk do ta kishte me.. Pas ca kohesh kur vellai im ishte vec 2 vjec vdiq.

https://kuqezi.albanianforum.net/

9Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:28

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kjo histori sme ka ndodhur mua por ma kane thene persona sh te besueshem...ishin 2 shoqe dhe rrinin vetem bashke dhe asnjehere sbenin gje pa nj tj...por nje dite teksa vajzat po ktheheshin nga shkolla ato pesojne 1 aksident dhe njera prej vajzave vdes ndersa tj shpeton pa asnje gervishtje pasi makina perplasi vajzen qe ishte nga ana e rruges...vajza qe shpetoi quhej ana dhe ajo pa gjithcka edhe momentin kur shoqja e saj dha shpirt...shoferi e dergoi vajzen ne spital por ishte e kote...familjaret e varrosin vajzen dhe kur ana kthehet ne shtepi kur hap deren e dhomes shikon shoqen e saj qe ia ben me dor dhe i thote:ckemi ana...ana trembet sh dhe i tregon mamase por mamaja se beson...dhe keshtu anes i ndodhte gjithmone derisa ana i bertet dhe i thote qe ajo kishte vdekur dhe se ajo sishte e vertete por ne ate moment vajza nevrikoset dhe i thote se nqs ajo kishte vdekur do ta merrte edhe anen me vete...ana perseri i tregon mamit por ajo prap se beson...por e besoi kur degjoi te bertiturat e anes ne dhome dhe vajza gjendej e vdekur.. Askush se di se ckishte ndodhur ne te vertete por mamaja e anes thote qe vajza e saj kishte nje thike pas shpine qe sishte e tyrja...edhe shoket deklarojne qe ana skishte shprehur asnje shqetesim ne shkolle...por shoqja e saj thote qe ana ishte sh e frikesuar prej kercenimit...ajo tha qe ana gjithmone i ka pasur frike thikat sidomos te atij tipi dhe vetem shoqja e saj e vdekur e dinte..as tani policia si di shkaqet e vdekjes se anes por mamaja e saj eshte e bindur qe shoqja e saj e ka marre me vete pasi srrinte dot pa te..

https://kuqezi.albanianforum.net/

10Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:28

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Eshte nje ngjarje e vertet ka ndodhur ne nje fshat te vlores.Ishte nje familje kishte 2 djem por i madhi peson aksident e futet ne gjendje kome,per 2 muaj rri me aparatura normale por nje dit infermierja pa dashur i heq tubin e frymemarjes dhe te ritmit kardiak ndaj ne aparat nk tregohet me asnje shenj e mjeket mendojn qe vdiq.pasi i bejn te gjitha ritet mortore e varrosin,por vellai vogel degjon nje ze para se te ike dhe i thot prinderve me thirri,por ata mendojn se djali eshte i tronditur e nk e besojn.ate nate atij i del ne enderr dhe i thot o la hajde me shpeto,zgjohet e i thot prinderve prap se besojn,kjo enderr vazhdoj per 6 dite diten e shtate vellai mer 1lopate e hap varrin,e cte shihnte vellai i tij ne perpjekje per te dal nga varri ish cjerre ne fytyr e ishte kthyer permbys e kish vdekur.Kur pa kte sken vellai vogel e kuptoi qe e kishin varrosur te gjall,e qe ne ate moment kaloi ne gjendje te rende psiqike.

https://kuqezi.albanianforum.net/

11Histori paranormale Empty Re: Histori paranormale 29/10/2011, 19:30

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kjo histori te cilen do t'ua tregoj shkurt i ka ndodhur nje kusherires time te larget. Ajo ne gjimnaz u dashurua me nje djale,duke qene se ajo si familje qendronte shume me lart se ai prinderit e saj u alarmuan kur moren vesh ket lidhje. Ky djali 2vellezer i kishte ne burg per vrasje,nje i kishte vdekur ndersa vet i fixuar pas kumarit. Kushtet financiare sh dobet megjithate ket vajzen e donte. Me gjith luften per ti ndar familja e vajzes nuk ia arriti e ai e rrembeu vajzen. Pas disa muajsh ato zihen sh keq bashk e ndahen me polici e divorcohen. Daja e saj e mer ket vajzen ne Itali duke e pyetur mire nese do ate apo jet tjeter ne itali,ajo zgjedhe italine por sapo shkojn ne aeroport ajo i le pashaporten aty dhe nderon mendje kthehet perseri tek djali. Bashkohen prap por nuk shkon sh e ndahen. kete radh ajo shkon ne Itali tek halla pasi daja nuk i foli me qe kur ja punoi ashtu. Ky djali shkon ne Itali ja mbush mendjen e prap bashkohen e ajo iken me té ne Shqiperi. Kur vijn ai e con ate naten ne varreza, ajo pyet ku po shkojn: ai ndalon i thote: Nese me do vertet shko tek varri vellait tim tani vetem. Ajo vendos me frike shum te madhe kalon e vetme naten neper varre, ishte nate dhe frynte nje ere shume e madhe dhe ajo duke kerkuar pasi nuk e dinte ku ndodhej . Friken e asaj nate nuk e haron edhe sot qe ka 3 fmij me ket cunin. Ato nuk jan ndar me qe athere por ajo vazhdon te kete nje jete shum te veshtire me te!

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons