Të premten në Gjermani është hapur pista e re e aeroportit të Frankfurtit, më i madhi në këtë vend. Një investim gjigand prej 1.5 miliard euro, por edhe shumë i debatuar. Nga kjo shumë, 160 milion euro kanë shkuar për të zhvendosur kafshët.
Punëtorët kanë zhvendosur çdo kafshë e insekt nga 282 hektar pyll.
11.372 breshka, 805 hardhuca e 83 karkaleca italianë kanë tani një shtëpi të re. Në total është zhvendosur një popullatë prej 900 mijë krijesash.