Ushqyerja është faktor kryesor në jetëgjatësinë e njeriut. E ndërsa për shkak të komunizmit Shqipëria ka vuajtur nga kequshqyerja, vendet perëndimore sot po studiojnë shkaqet negative të mirë ushqyerjes.
Është vërtetuar se rritja e numrit të tumoreve dhe përshpejtimi i plakjes si proces i detyrohen kalorive të tepërta dhe proteinave që merren me ushqimin.
Studimet tregojnë se reduktimi me rreth 30 për qind i kalorive të marra nga ushqimet, përmirëson shëndetin dhe zgjat jetën. Për këtë duhet të hamë gjithmonë e më pak.
Qëllimi nuk është pavdekshmëria, por sekreti që na bën të plakemi të shëndetshëm, deri në moshën 114-120 vjeç, pa probleme, me shëndet të plotë.