Forumi Kuq E Zi
Raca shqiptare .... Studim Anthropologjik e Historik Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Raca shqiptare .... Studim Anthropologjik e Historik Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Raca shqiptare .... Studim Anthropologjik e Historik Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Raca shqiptare .... Studim Anthropologjik e Historik Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Raca shqiptare

Studim Anthropologjik e Historik

Nga Jakov Milaj

Me poshte po japim disa pjese nga libri i Jakov Milaj per Racen Shqiptare.


STUDIME ANTHROPOLOGJIKE MBI SHQIPTARËT

UDHTARË, ETHNOGRAFË, ANTHROPOLOGË - MUNGESA E STUDIMEVE TË MJAFTA.



Shumë kohë përpara anthropologve, filologë, poetë, gjeografë, historjanë e udhtarë të ndryshëm që kanë kaluar nëpër Shqipëri, ose që kanë njohur, në ndonjë kënt të largët të Perandoris tyrke a të Ballkanit, ndonjë grup Shqiptarësh, nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mirë që të jet' e mundur tiparet e këtij populli që bie në sy për madhështi e bukuri.

Ami Boué, si qindra të tjerë që s'po i përmëndim, ësht prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij La Turquie d'Europe (Paris 1842) ai shkruan : «ata i u përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malsorvet sviceranë me fytyrën vezake, me hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e me trajtat e hedhura». 1)

Cyprien Robert-i, që ka njohur vetëm gëgët, në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thot se Shqiptarët kanë «sy të vogjël, shikim të drejtë e të ngulur, vetulla lë holla, hundë të mprehtë, kokë të gjatë, ball të sheshtë, qafë tepër të gjatë, krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervoze.» 2)

Nga shkrimtarët e tjerë, dikush thot se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qielli dhe flokët e verdhë e gati t'artë; dikush tjetër — Pouqueville-i, për shëmbull — shkruan se syt i kanë të zezë. Këto shënime, me gjithë se në përgjithsi flasin mirë për ne, qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të besoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar. Por mos të harrojmë se këto nuk janë veçse vëré të përcipëshme e, më të shumtën e herës, sentimentale.

Vetëm në nji pikë që të gjithë auktorët janë të një mendimi: në bukurin, plastike të Shqiptarvet. Dhe kjo bukuri pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë. Por këta të fundit hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë, me ndonjë përjashtim të vogël, njësin fizike të tipit shqiptar dhe, bashkë me këtë, origjinën e njëjtjë të racës s'onë. 3)

Konti de Gobineau, që ësht marrë me shumë se cilido tjetër me problemin e ndryshimit të racave njerzore, ka paraqitur një suazë deri diku të saktë të tipit shqiptar. Në tomin e dytë të veprës së tij të bujëshme Essai sur l'inégalité des races humaines, botuar më 1853, ai i u kushton gati nji kapitull të gjithë Thrakasvet e Ilirvet të vjetër dhe, bashkë me këta, Shqiptarvet të rij që pat njohur kur ishte Ministër fuqiplot i Francës në Greqi.

De Gobineau, origjinën t'onë e gjen te Ilirët, «të denjë për emrin popull» ; mirret pak me historin e me gjuhën e tyre dhe pastaj flet mbi individualitetin fizik: «Shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive q'e rrethojnë.

Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të ngushtë me Vllahun. Marëdhënjet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht me fqinjët q'e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak (primitiv), por karaktri i tij i veçantë nuk ësht çdukur.

Si shënja themelore, vihen ré tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies kalmuke, 4) por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies ësht trajtuar.... Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore. Vijat, me gjithë se të bukura, janë të dukëshme si te Maxharët dhe nuk riprodhojnë, n'asnjë mënyrë, hollësin e modelit grek. 5)

Më posht, kur flet për popullin bask, ai shkruan këto fjalë për “luftarin shqiptar”: “te ky i funtmi kam vën re një ndryshim të dukshëm, një kontrast të math me popujt q'e rrethojnë. Ësht e pamundur të ngatrrosh Arnautët me Tyrqit, me Grekët ose me Boshnjakët. Përkundrazi, ësht pun' e vështirë të dallosh një Euskara 6) nga fqinjët e tij të Francës dhe të Spanjës.

Fizionomija e Baskut, me gjithë se shumë tërheqse, nuk ka kurrgjë të posaçme. Gjaku i tij ësht i bukur, organizimi energjik; por përzjerja, ose më mirë ngatrrimi i përzjerjeve, bie në sy tek ai. Nuk e ka aspak dukjen e racave omogjene, përgjasimin e individve me shoqi shojnë, ça ngjan a un haut degré te Shqiptarët. 7)

Me gjithë se fuqija e vijave të fytyrës e bëjnë kontin de Gobineau te dyshojë se mos ndër Shqiptarë ka, sa do pak, gjak oriental si në popullin hungarez, përfundimi që ai jep ësht i prerë: Shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shënja të veçanta që i dallojnë mirë prej të gjithë popujve të tjerë të botës.

Por, me një herë pas librit të famshëm të atit të doktrinës së racizmit që pati ndikim të math sidomos ndër Gjermanë, nuk doli në dritë ndonjë studim i thellë shkencor që të mirrej me Shqiptarët.

Matja e gjashtë kafkave, i dha rasje anthropologut të famshëm Wirchow që të bëjë disa konstatime me rëndësi dhe Zampa-s që të shkruajë një studim tërheqës me titullin Anthropologie illyrienne në «Revue d'Anthropologie» më 1886. Tregonjsi qefalik mesatar i këtyre kafkave, që munt të jenë gjetur, të gjashta, në Shkodër, arrin në 90.1, ça tregon një iperbrakiqefali të fortë. 9)

Më 1897 Glueck botoi të parin studim anthropologjik të gjërë mbi racën t'onë: Zur Physischen Anthropologie der Albanesen. Mati tridhjet vetë t'ardhur nga Prizreni, nga Gjakova e nga vise të tjera të Kosovës.

I ranë në dorë edhe nëntë kafka që e kishin tregonjsin msatar 87.1 që barasohet me 89.1 për kokën e të gjallit. Përfundimi i Glueck-ut — që populli shqiptar përbëhet prej dy racash të ndryshme — nuk u pranua prej' shkencëtarvet q'u thelluan më tepër në studimet anthropologjike. Pittard-i, në një vëré që i bën këtij studimi, shton se, edhe në qofshin, këto dy raca nuk i u përgjigjen dy ndarjeve gjeografike të Gegëve e të Toskëve, ashtu sikurse kujtonte shkencëtari gjerman. 10)

Për të plotsuar vargun e studimeve ahthropologjike që janë bërë mbi Shqipërin, nuk duhen lënë pa përmëndur edhe Hamy për veprën Contribution á l'anthropologie de la Haute Albanie (Bulletin du Muséum d'Histoire Naturelle, Paris, 1900) dhe Deniker për veprën Les peuples balkaniques (surtout les Serbes et les Bulgares) au point de vue anthropologique - Institut français d'anthropologie (séance du 16 avrili 1913).

Shënime të vogla e veré me karakter somatik gjenden edhe ndër shumë "vepra ethnografësh që janë marrë me vëndin t'onë Ndër këta, më të njohur janë Hahn (Albanische Studien, Jena, 1854), Hecquart (Histoire et description de la Haute Albanie, 1859), Lejean (Ethnographie de la Turquie d'Europe, Gotha, 1861) dhe Nopcsa (Beitrage Zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens. Wiss. Mitth. aus Bosnien. und Herzegowina, vol. XX).

Anthropologë të ndryshëm, që ndër vjetët e parë të këtij shekulli janë interesuar për racën t'onë, kanë bërë studime lë shumta, por të mbështetur në lëndë shumë të 'kufizuar. Sish bjenë në sy Adamiti që ka botuar në Kajro artikullin e titulluar Les Pelasges et leur descendants les Albanais; Apostolides që ka botuar më 1907 në «Buletin de l'Institut Egyptien» IV serie, Nr. 6-7, një studim mbi Pellazgët dhe Elenët, Pellazgët e Shqiptarët; Drontchilov Kroum që ka botuar në «Spis Bulgars Akad. Navuk»- vol. XXI të Sofjes një monografi 23 faqesh të titulluar Prinos Kerum anhropopogiiata na Albantsite. 11)

Pisko, në një vepër të botuar më 1904 (Aufnahme der Haar -und Augenfarben bei albanesischen Schulkindern, Zeitsch. Ethn. Berlin) ka studjuar ngjyrën e flokvet e të syvet në 572 fëmij të shkollave të Shkodrës.

Studime me vlerë më të madhe, pse të bëra prej dy shkencëtarësh me kompetencë të pakundërshtuarshme janë ato të Ugo Vram-it, profesor i Anthropologjis n'Universitetin e Romës, dhe të Giuffrida — Ruggeri-t.

I pari, në vitin 1902, i ftuar prej Ministris s'Arsimit Botor, mori pjesë në një mision shkencëtarësh që vizitoi Shqipërin dhe Malin e Zi. Verét e tij të vlerëshme i botoi më 1907 nën titullin Antropologia della Zatriebach në volumin e XXIV të Buletinit të Societá Adriatica di Scienze Naturali të Triestit. I dyti, në studimin I dati craniologici sull'Albania e due crani albanesi inediti që përmbahet nga «Archivio per l’Antropologia» volum i parë, Firenze, merr në shqyrtim të gjitha shënimet kraniometrike që janë botuar prej anthropologësh të ndryshëm përpara vitit 1921. Ndër këto kafka '' gjënden edhe ato q'u nxuarën prej nekropoleve. Ësht, prandaj, rasja që Auktori të mirret me origjinën e popullit shqiptar duke u mbështetur vetëm mbi elementet e paraqitura prej kraniologjis.

Për të spjeguar brakiqefalin zotronjse të Shqiptarvet të sotshëm, ai thot se në bregdetin lindor t'Adriatikut ajo përbën gjenetikisht një karakter zotronjës mbi dolilkoqefalin ; ky karakter zotronjës duket se ka ndihmuar mjaft për trajtimin e shumë qëndrave krejtësisht brakiqefale ndër kohë pak a shumë të vona. 12)

Një studim të mirë mbi kafkat e Shqiptarvet, me gjithë se të varfër në materjal, e ka bërë Kaessbacher: Metrische und vergleichende Untersuchung an Albanern Schaedeln, Z- Anat. u. Entv. B d. 90, H. 2, faqe 199-221.

Por studimet më të plota mbi racën t'onë janë bërë prej shkencëtarvet austriakë A. Haberlandt e V, Lebzelter, prej Weninger-it, prej studjonjësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugéne Pittard.

Dy të paret gjatë Luftës së Madhe u ndodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze. Bënë studime mbi një grup vullnetarësh që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një numër lë vogël civilash e të burgosurish shqiptarë që ishin kapur prej Serbëve.

Janë matur 140 vetë, të tërë meshkuj, madhorë me vërsë njëzet vjeç e lart dhe, që të gjithë, me sa duket, t'ardhur nga krahinat e Gegëris. Studimet e tyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie» XVII, me titullin «Zur physischen Anthropologie der Albanesen.”

Edhe Profesori J. Weninger studimin e ka bërë gjatë Luftës së Madhe. Në verën e vitit 1918, ai ka gjetur në fushën e përqëndrimit pranë Ashahut mbi Danub, n'Austrin e sipërme, 95 Shqiptarë dhe vëzhgimet e imta mbi tiparet e tyre i ka botuar në veprën e rëndësishme Rassenkundliche Untersuchunqen an Albanern, Vienë, 1934.

Disa vjetë përpara tij, Anthropologu i njohur gjerman F. von Luschan botoi në Voelker, Rassen. Sprachen (Welt-Verlag, Berlin, 1922) masat anthropologjike mbi 130 Shqiptarë të hasur në Tyrqi.


Profesori Eugéne Pittard ësht interesuar për popujt e Ballkanit përgjithërisht dhe për Shqiptarët veçanërisht që më 1899, kur bëri udhtimin e parë për studime anthropologjike në Dobruxhë. U takua këtu me përfaqsonjës të së gjitha racave të Balkanit, ndër të cilët edhe me shumë Shqiptarë.

Numri i matjeve që bëri në këta të fundit kapi 112 vetë, të gjithë meshkuj në moshë madhore që kishin ardhur në këtë krahinë nga vise të ndryshme të Shqipëris për të fituar bukën e gojës duke punuar si muratorë e puntorë bujqësije.

Janë bërë pastaj disa kërkime më të kufizuara nga të cilat ka një farë rëndësije stud.imi i kryer mbi 50 nga bashkë-kombasit t'anë, të matur nga shërbimi i identifikimit gjyqsor të Bukureshtit dhe një tjetër punim plot vlerë gjatë të cilit ai ka shqyrtuar tregonjësin qefalik të 116 vetve.

Por këto gjurmime, të bëra në një kohë kur Shqipërija ndodhej e robëruar dhe shkelja e tokëve të sajë ishte gati e pamundur, nuk e kënaqen Anthropologun e math. Në funt të studimit q'u botua kur mbaroi Lufta e Përbotëshme, ai uron që Atdheu i ynë të dalë më vehte ; në këtë mënyrë shkencëtarët do të munden të thellohen në kërkime prehistorike gjatë të cilave, pa as më të voglin dyshim, "qoftë streha e shkëmbënjve, qoftë trolli i kësollave, qofshin tumulet e Shqipëris, do t'i japin historis së popujve të parë të Gadishullit Ballkanik, drita zbulonjëse". 13)

Këtë dëshirë vetë Pittard-i e plotsoi për herë të parë: më 1921 ai i ra vendit t'onë, bashkë me të shoqen, kryq-e-tërthurë për t'a njohur këtë më mirë e më s'afërmi. Gjatë këtij udhtimi që zgjati dy muaj, ai zbuloi pranë liqenit të Prespës një stacion neolitik. 14)

Si përfundim të këtyre kërkimeve të shumta, Anthropologu zë-math i ka falur botës shkencore një vark monografish të veçanta të botuara ndër buletine teknike ose ndër vepra të posaçme bashkë me studime të tjera mbi popujt e Ballkanit 15) ose ndër volume me karakter edhe më përmbledhës, siç ësht, për shëmbull, vepra Les races et l'histoire, që ka dalë në dritë më 1924.

Studimet e shkencëtarvet gjermanë dhe ato të Zviceranit tërhoqën vëmëndjen e të gjithë botës shkencore e cila, pas Luftës së Madhe, nisi të mirret me racën shqiptare. Por, për fat të keq, në vënt që të bënin kërkime të reja, autorë të ndryshëm u muarën me komentime e interpretime të lëndës së mbledhur prej Haberlandt-it, Lebzelter-it e Pittard-it. 16)

Do të shkoja shumë gjatë po t'i përmëndja të gjitha monografit e shkruara mbi këtë subjekt. Po kujtoj vetëm emrin e M. Tildesley-t që botoi në «Biometrika», më 1933, studimin e titulluar The Albanian of the North and South.

Dy anthropologë të dëgjuar italjanë kanë bërë, në këta vjetët e fundit, studime të vlefshme, por të mbështetura gjithnjë mbi lëndën e mbledhur- prej tre autorve të lartë-përmëndur. Nga këta, B. Battaglia ka mbrojtur një pikëpamje që nuk duhet lënë pas dore prej gjurmonjsit t'arthëm.

Ai thot se tipi dinarik nuk duhet t'a ketë djepin e tij në gadishullin Ballkanik, por ndër vise përtej Alpeve, duke qënë se ky tip në kohën e metaleve kishte zbritur në Venecien Julie e deri në Toskanë, kurse në bregdetin tjetër ballkanik nuk gjindet asnjë shënj' e tij.

Për sa i takon Shqipëris, kjo do të thotë se stërgjyshrit t'anë Ilirët duhet të kenë ardhur prej tokësh të ndodhura në veri të Danubit. 17) Por lënda mbi të cilën mbështetet theza e tij ësht tepër e kufizuar. Me gjithë këtë, janë shumë të vlefshme veprat e tij: Note d'Antropologia etnica della Venezia Giulia e delle regioni dell'Adriatico orientale, shtypur në «Atti dell’Accademia scientifica veneto-trentino-istrica», 1934; Resti umani scheletrici di San Canziano, contributo allo studio antropologico degli Illiri, shtypur në «Atti del Museo civico di storia naturale di Trieste», 1939; Origine e caratteri antropologici degli albanesi, botuar në “Minerva, rivista delle riviste”, 1939; Profilo antropologico delle regioni danubiano-balcaniche, që gjëndet në veprën më të përsosur italjane «Le razze e i popoli della terra» drejtuar nga Benato Biasutti.

Marcello Bodrini, profesor i Universitetit katolik të Milanos,ka paraqitur tashi së fundi, një monografi shumë të vlefshme mbi anthropologjin e mbi demografin e Shqiptarvet në veprën «Principii di economia albanese», të botuar prej Universitetit tregtar Luigi Bocconi.

Në tridhjet e pesë faqe, auktori i çquar amalizon mirë materialin e mbledhur prej tre gjurmonjësve të përmëndur dhe nxjer nga ky material përfundime të sakta, mbi. lartësin e shtatit, tregonjsin qefalik, tregonjsin hundak dhe mbi ngjyrën e flokvet e të syvet.

Përmëndëm deri tashi një vark të gjatë autorësh e disa nga veprat e tyre. Lexonjsi i thjeshtë kishte për të thënë se botës-shkencore i ka interesuar shumë problemi i racës shqiptare dhe pa dyshim, pas kaq gërmimesh, do t'a ketë zgjidhur këtë kryekëput.

Për fat të keq, puna nuk qëndron kështu. Me gjithë se shumëkushi ësht përzier, fort të pakët janë ata që kanë bërë studime të thella mbi ethnos-in t'ënë. Pastaj, lënda që ësht marrë në shqyrtim ka qënë mjaft e kufizuar.

Nuk janë matur më tepër se gjashtqint vetë; edhe këta, të takuar rasësisht në Dobruxhë, në Tyrqi ose në ndonjë repart vullnetarësh e prandaj nuk ka qënë e mundur të zgjidhen në bazë kriteresh të shëndosha shkencore për të përfaqsuar si duhet tipin e vërtetë fizik të Shqiptarit.

Kjo ka shkaktuar edhe që, në përfundimet e arritura, të kemi ndryshime të dukëshme midis një autori dhe një autori tjetër. Munt të ketë ndodhur edhe diçka tjetër — e për këtë gjë dyshon edhe vetë Pittard-i: që disa autorë të kenë matur po ato kafka Shqiptarësh dhe ata që kanë dashur të bëjnë një studim sintetik kanë mihur nd'uj pse kanë shënuar një numër të math eksemplarësh, kurse në të vërtetën ky numër ka qënë shumë i kufizuar. 18)

Pastaj, për të thënë fjalën e fundit mbi origjinën e popullit Shqiptar, nuk mjafton vetëm përshkrimi i të gjallëve. Duhet të gërmojmë për të zbuluar sa më shumë skeletra t'epokave të ndryshme dhe pastaj t'i marrim këta në shqyrtim, punë kjo që do kohë dhe njerz kompetentë. Veprës s'anthropologut duhet t'i vijë në ndihmë, në këtë rasje, puna e arkeologut të kujdesshëm.

Nga të gjithë emrat e anthropologve që përmëndëm më lartë, vetëm katër a pesë kanë mbledhur lëndë dhe kanë bërë studime me rrënjë. Të tjerët, kush me shumë e kush më pak, janë mbështetur mbi veprat e këtyreve.
Por kjo lëndë kaq e kufizuar nuk mjafton për të zgjidhur problemin e racës shqiptare. Duhen gjurmime të tjera, duhen studime të reja. Haberlandt e Lebzelter, për shëmbull, pretendoinë se gjatë matjeve janë siguruar për tipin e veçantë të Kthellës të zbuluar me kohë prej Baron Nopsca-s dhe që dallohet prej të tjerëve për trajtë të ngjyrosur fortë si tipi alpin, për shtat të shkurtër, për iperbrakiqefali, për hundë të drejtë dhe për fytyrë shpesh herë në trajtë trikëndshi.

Mbi vëndin që duhet të zërë ky tip në sistematikun e racave nuk dihet gjë me siguri. Ishuj q'e përmbajnë atë janë zbuluar edhe në Bosnje e në Sërbi. Por a janë të sakta shënimet e këtyre autorve ? Ku e ka origjinën ky tip për të cilin Pittard-i nuk thotë asgjë, pse duket që nuk ka ditur ç'kanë shkruar dy anthropologët e sipërm, dhe që Weninger-it nuk i ka rënë në sy asnjë herë, me gjithë se e ka njohur nga Nopcsa ?

Por pyetjet nuk kufizohen vetëm në tipin e Kthellës. Dyshime lejnë sa të duash edhe për përqindjet e trajtave të ndryshme e për saktësin e përshkrimit të këtyre trajtave. E, të gjitha këto, jo pse anthropologve të përmëndur i u mungonte zotsija, por pse këta nuk kanë pasur rasje e kohë të 'grumbullojnë lëndë më të shumtë.

Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t'a kërkojmë prej të huajvet, por prej vetë Shqiptarvet. Ndër emrat e autorve te shumët q'u përmëndën më lartë, lexonjsi do të ketë vënë ré se ka edhe disa ballkanas që s'janë mjaftuar me studimin e racave të tyre, por kanë futur hundën edhe në përshkrimin e racës s'onë.

A nuk munt të mirremi edhe ne me gjurmime të këtij fari ? Kemi, këtu, disa profesorë shkollash të mesme që kishin për të dhënë kontribut të çquar në studimet anlhropologjike, sikur të kishin një shtytje dhe mundësit për t'u përgatitur.

Këtë shtytje dy organe duhet t'a japin: Ministrija e Arsimit dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Për të zbuluar origjinën t'onë dhe për të njohur vetvehten duhet t'i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës që do të kishte për ne rendësi të barabartë, në mos më të madhe, me studimin e gjuhës e të historis.

Në parathënjen e librit Les Anciens Peuples de l'Europe të Dottin-it, Camille Julian-i shkruan këto fjalë: «çështja e racës, sido që të zgjidhet, ësht çështja më e rëndësishme në historin e popujvet. Munt edhe të thuhet se ne nuk e kallzojmë këtë histori veçse për t'arrijtur në zgjidhjen e problemit të racës.»

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ORIGJINA E RACËS SHQIPTARE

PROVA GJUHËSORE PER AUTOKTONIN E RACËS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TË SOTËSHME - PËRFUNDIM.

Disa vjetë më parë, Shpend Bardhi pat botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t'onë. 1) Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t'albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipothezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket. Kështu, për shëmbull, s'kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t'Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, miren vesh në mes të tyre me anën e inglishtes.

Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kamë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç'ësht kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kërkimet anthropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t'onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajë indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i që, nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t'onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-math i Austris në Janinë, në veprën e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijë t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, ësht i mendimit se shqipja ësht një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri i u janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme. Njëri — i August Schleicher-it — e vë shqipen në një degë indo-europjane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbleth që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ësht një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë.

E para ësht lënë thuaj se më nj'anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe, në qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n'asnjë mënyrë nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet.

Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europjan, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç'ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipothezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, pse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipotheza do të thotë të vërtetohet në se Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi.

Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, pse një popull që largohet prej një toke e vëndoset në një tokë tjetër duhet të ketë pasur përpjekje, me doemos, më parë me fiset q'e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vëndin e ri.

Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.

A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t'anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç'thot Jokl-i ? A po, më në funt, përpara shkeljes së Sërbvet në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trikëndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e funtme pesha ësht duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t'onë në një vënt që duhet të ndodhet pa tjetër afër Greqis nga njëra anë dhe afër Dalmacis nga ana tjetër, do me thënë n'atë pjesë të buzës lindore t'Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarvet.

Bilé, siç do të shohim edhe më pas, Autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapsira jetsore e të parvet t'anë kufizohej në bjeshkët e Shqipëris së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m'i math i origjinës ilirike dhe i autoktonis së Shqiptarvet ësht profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo që njihet prej të gjithë botës si auktoriteti m'i lartë në studimet mesapo-japige.

Për të provuar marëdhënjet që në kohë e në hapsirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe, për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të Shqiptarvet të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripcionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të math me inskripcjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik.

Për spjegimin e këtyreve duhet përdorur pa tjetër shqipja e sotëshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja shoqen.

Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i math po i kushton mënt e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë: «I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t'ilirishtes së herëshme; II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t'ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar.
Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme.

Çështja e selis ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet.

Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes.

Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t'ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht.

Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t'a rrëxuar edhe këtë pretendim.

Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit," të Butrintit, t'Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.

Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n'Afionën e ndodhur n'ishullin e Korfuzit.

Englezi Bulle, që ka bërë një studim t'imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9)

Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m'i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka edhe mjaft asosh q'i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an' e kand tokës së banuar prej fisevet të tij.

Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes' e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri.

Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj' e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol.

Për Avarët dihet me siguri se n'ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q'erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit.

Ësht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t'ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen.

Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q'u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes' e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t'ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë e.s., ndër të vdekurit e Komanit.

Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t'i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t'ona të kenë shkapërcyer detin për shkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n'ishullin më të math të Jonit.

Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t'anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt.

Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës.

Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)

Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u.

Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike.

Tipi nordik ose verjak çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t'ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m'e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t'i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera.

Raca verjake na çfaqet m'e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t'ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar edhé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t'Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t'a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t'ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali.

Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t'errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19)

Po t'u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare.
Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n'asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q'i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën tonë:

- “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t'i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n'atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t'Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t'onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t'ilirvet të vjetër.» 23

Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t'ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike.

Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme...” 24)

Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike?

Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t'a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë.

Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t'ardhur prej kontinentit lindor.

Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku.

Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e jës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t'a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t'Evropës, nga të cilat në disa lugina t'Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28)

Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

Ësht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t'ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s..

Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë.

Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.
Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t'altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas.

Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth - e - rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t'i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj.

Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç'thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t'u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t'i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m'e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t'adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç'janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj' e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj' prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera.

I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n'atë çast po hynte në shtëpi nga një bir' e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.”

Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q'ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t'onë.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t'i a çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin t'onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden.

Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.

Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që nga kohët më të lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.

Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. Ësht një periudhë kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt.

Zbulimet e tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së Romës gjer në shekullin e tetë e.s.. Pas kësaj kohe historija nuk flet më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur Ilirësh.

Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të vërtetuar se të parët t'anë ishin arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet të soçëm, thot Arturo Galanti, i u përshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet të rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frëngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbështetet më fortë në gjuhë e qytetrim se sa në gjak.

Shqiptarët janë stërnipët e drejtë-për-drejtë t'Ilirvet, jo vetëm pse rrënja e gjuhës së tyre ësht ilire dhe se qytetrimi i vërtetë i tyre mban shumë elemente të qytetrimit të këtij populli, por më tepër pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur i u jipte jetë e gjallëri IIirvet të lashtë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
RACA SHQIPTARE NËPËR SHEKUJ

NDIKIMET NË GJAK DHE NDIKIMET NË GJUHË E QYTETRIM - KOLONIT GREKE DHE PUSHTIMI ROMAK - DYNDJET E SËRBVET E TË BULLGARVET - DIASPORA E PARË SHQIPTARE - MYSLIMANIZMI DHE RACA - SHQIPTARËT NE KOSOVË - SHQIPTARËT E MËDHENJ.

Të flasesh për origjinën e largët të një populli evropian, nuk ke thënë kurrgjë për racën e tij, pse dyndjet e shumta të popujvet që kanë mbushur faqet e historis së mesme e të ré, që nga shkatrrimi i Romës gjer në ditët t'ona, kanë lënë, pa dyshim, gjurmë të pashlyershme në kartën ethnografike të këtij kontinenti.

Shumë popuj,dikur krejt të pastër për racë, sot janë ndryshuar kaq fort, sa që munt të thuhet se në venat e tyre qarkullon çdo lloj gjaku tjetër përveç atij të fisit q'i u ka lënë emrin ose, ndonjë herë, gjuhën. Shëmbullin më të gjallë na e japin Grekët e sotshëm.

Thezin e shpallur nga Fallmerayer-i e përkrahin edhe anthropologët: shumë pak gjak i u ka mbetur fqinjvet t'anë të jugës nga Elenët e moçëm.

Gjuha e Omerit mbulon me mantelin e sajë një tok Shqiptarësh e Sllavësh t'ardhur në Gadishullin elenik gjatë sundimit bizantin q' i a ka ndryshuar krejt vijat morfologjike dhe veçorit psiqike popullit vëndës.

Po ajo vëré munt të bëhet edhe për pjesën më të madhe t'ilirvet të vjetër. Fiset e tyre, të shumta në numër, ishin përhapur që përtej Danubit — Baviera, Austrija e Hungarija banoheshin prej tyre 1) — gjer në gjirin e Ambracis dhe një vijë që ndjek afër e ngjat kufirin e paraluftës midis Jugosllavis e Rumanis dhe Jugosllavis e Bullgaris i ndante, nga ana e lindjes, me popujt fqinjë q'ishin, edhe këta, të një gjaku me ta.

Mbrënda këtij trekëndshi kaq të math, sot zë vënt një grumbull popujsh të ndryshëm: Gjermanë, Kroatë, Sërbë, Malazias, Bosnjakë e Hercegovinas, Bullgarë, Shqiptarë e Vllehë, pa përmëndur grupet e tjera më të vogla që janë infiltruar më me pakicë.

Për të kuptuar si kanë ndodhur këto shtrajtime ethnike, duhen përmëndur pa tjetër lëvizjet e fisevet të ndryshme që janë sjellë ndër këto vise e që kanë lënë në racë gjurmë të pashlyershme.

Edhe kur një popull, si Ilirët, zë vënt në një trevë të caktuar dhe heth rrënjë ndër viset më të përshtatëshme për banesë, nuk siguron pastërtin e gjakut për sa kohë popuj të tjerë, për arsye imperializmi ose pse vazhdojnë jetën endacake, hidhen në trevën e tij dhe ose e pushtojnë ushtarakisht ose depërtohen (infiltrohen) në të. Këta, në çdo rasje, i a turbullojnë pak a shumë qytetrimin dhe i a përziejnë gjakun.

J. Brunhes, në veprën e tij La Géographie de l’Histoire i dallon lëvizjet e popujve «në lëvizje që ndryshojnë karakterin e racave pse veprojnë në turma të mëdha (racial drift) e në lëvizje që ndryshojnë vetëm qytetrimin e tyre (cultural drift), pse të riardhurit nuk bëjnë gjë tjetër veçse depërtohen, treten në popullsin e më parëshme të vëndit ; por edhe depërtimi (infiltrimi) nuk kalon pa lënë ndonjë ndikim në racë 2)».

Mendimi i këtij Auktori i përngjan, me gjithë se nuk përputhet, edhe përfundimit në të cilin arrin Pittard-i. Anthropologu zviceran mendon se shumë rrallë ndoth që një popull t'i japë veçorit e veta fizike një populli tjetër që pushton.

Pikërisht këtë thonë edhe Gini, Martial-i e Genna. I pari flet mbi qëndresën e pamposhtur të veçorive anthropologjike të popujvet të sunduar për ball ndikimevet të popujvet sundonjës ; i dyti thot se metiçët e lindur nga kryqzimet e Galvet me Romakët i humbën dale-ngadalë shënjat e romanizimit për shkak të kryqzimevet të mëvonëshme me elementin vëndës ; i treti përmënt se si depërtimet e Asirvet të vjetër ndër Ebrej nuk kanë numdur të ndryshojnë përbërjen etnike të këtyreve të fundit, me gjithë se të dy këta popuj i përkisnin trungut semit 3).

Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qënë kolonizatorë, pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë. Këta nuk kanë patur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe.

Por, ndërsa ndrydhja e tyre ka qënë m'e fortë për disa fise e vise, ka qënë shumë m'e dobët ose nuk ësht ndier aspak ndër fise e vise të tjera.

Disa nga këta popuj nuk kanë lëne gjurmë veçse në qytetrim; kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër viset e pushtuara. "Vetëm ai grup i Ilirvet që më vonë u çqua me emrin Shqiptar, qëndroi m'i pastërti dhe, me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesën e qytetrimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.

Por, për të kuptuar këtë të vërtetë, duhet të hyjmë pak në histori e të flasim, në vija të përgjithëshme, mbi trajtën e përpjekjevet që Ilirët e moçëm e Shqiptarët e mëvonshëm patën me të huaj.

Në jugë të viseve që banoheshin prej të parvet t'anë qëndronte një popull shumë m'i qytetruar e m'i organizuar se ata. Grekët kishin zënë vënt në një tokë të varfër.

Për të jetuar në nivelin q'i u impononte qytetrimi, kishin nevojë për të shfrytzuar vise më të pasura të banuara prej popujsh që ata i thirrnin barbarë. Kishin, për ato kohë, një industri të përparuar dhe, mbi të gjitha, një tregti shumë të zhvilluar.

I u shisnin «barbarvet» mallra të fabrikuar në qytetet e tyre të shkëlqyera ose të blerë ndër vise të tjera të Mesdheut dhe i u mirrnin ç'u duhej për të jetuar: drith, metale të çëmuarshme e çdo pasuri tjetër.

Deti Mesdhé ishte qarkuar prej kollonive të tyre të lulzuara. Edhe në Bregun lindor t'Adriatikut, Grekët themeluan një vark qytetesh midis së cilave çquhen Buthroton, Phoinikon, Apollonia, Dyrrachion, Nymphaion e Lissus.

Ndikimi helen ndër këto vise ësht ndier më fort në kulturë. Në besim e gjuhë ka lënë vrraga të lehta. Por kudo, në një sipërfaqe të kufizuar. Në veri nuk largohej shumë prej rretheve të kollonis, ndërsa ne jugë, hinterlandi shtrihej diçka më tepër.

Përveç skelave të bregdetit, në mes t'Apollonis e të Butrintos kemi edhe disa qëndra të tjera greke, sidomos në Mallakastër, që shërbenin si tregje ku, midis vendësvet e t'ardhurvet shkëmbeheshin prodhime bujqësore me lëndë industrore.

Kultura q'u përhap në këto vise ishte greke. Por harti grek, diku diku merr trajta të posaçme që kanë lindur nga shpirti krijonjës i vëndit. Shëmbull: kapitelet e stilit apolloniat të zbuluara në Pojan nga Kryetari i Misjonit frëng Léon Rey.

Por, sidoqoftë, mbetemi në fushën e kulturës. Përzierje gjaku nuk ka pasur aspak, ose ka pasur aq shumë pak sa që nuk vlen as të zihet me gojë.

Me pushtimin romak ndikesa e huaj bëhet shumë m'e fortë. Passi Mbreti i funtmë i Ilirvet, Genci, thyhet, zihet rop (në vitin 168 p.e.s.) dhe dërgohet në Romë për të stolisur karrocën triumfore të Pretorit Lucius Anicius, të gjitha tokët e Mbretris së tij e të fisevet të tjera bjenë dal-e-ngadalë në dorë t'ushtris së fortë të Qytetit të shiat kodravet.

Populli ngadhnjimtar nuk ësht vetëm i fuqishëm ushtarakisht, por qëndron edhe shumë përpara në qytetrim. Ndikimi i tij, në krye i kufizuar, u përhap në të katër anët e tokës ilire, por nuk e romanizoi krejtësisht popullin që banonte në të.


Ky ndikim nuk qe i barabartë në të gjitha viset ; diku u ndie shumë më tepër e diku shumë më pak. Drejtimet e tij përputhen me ato q'u ndoqën nga legjionet ushtarake. Ndjekin pra rrugët e detit e ato të tokës që topografikisht nuk pengojnë kalimin.

Në vija të përgjithëshme presioni romak u ndie më tepër në bregdetin dalmatin, rreth e rrotull rrugës Egnatia që shkonte nga Apollonia e Durrsi deri në Salonik dhe në luginën e Danubit.

Në këtë të funtmen, sidomos, presjoni ka qënë shumë m'i fortë, pse legjionet e Romës kishin zënë vënt me shumicë jo aq për të siguruar arterjet më të rëndësishme të lëvizjes së tyre nga sulmet e vendësvet, se sa për të penguar, në një vark fortifikimesh, — q'u shtuan shumë më tepër në kohën e Justinianit e të perandorvet të tjerë të Bizancit — çdo mësymje të papritur të popujve nomadë e gjysëm t'egjër që vinin prej veriut e prej veri-lindjes.

Kemi pra disa pjesë të tokës ilire shumë të ndikuara e disa të tjera, posaçërisht viset malore ose të varfra ekonomikisht ose ato q'u ndodhën lark këtyre rrugëve jetike për Romën, gati të paprekura.

Qytetrimi i Romës la gjurmë të pashlyershme në çdo sektor të jetës. Gjuha pësoi më fortë se të gjitha. Në shumë vise ilirishtja nuk u fol më dhe vëndin e sajë e zuri latinishtja.

«Sikur të zgjaste edhe ca kohë ky zhvillim, thot Stadtmüller-i, atëherë gjuha e herëshme shqipe mbrënda një ose dy shekujve do t'i ishte shtrue krejtësisht romanizimit dhe Shqiptarët e sotshëm do të flitshin nji dialekt romak qi do t'ishte shumë i afërm me gjuhën rumune 4).»

Por, ndërsa qytetrimi e gjuha e ushtarvet të Romës u përhap ku më shumë e ku më pak në të gjithë Ilirin, asnjë historjan nuk flet për depërtim gjaku latin. Studimet anthropologjike, nga ana tjetër, e provojnë, siç do të shohim, këtë pastërti. Legjionet e Romës nuk patën kontakte të shumta me popullsin vëndëse.

Nga viset e Ballkanit, vetëm në Dacje 5), e pra shumë lark prej tokës shqiptare, thothistorija, u themelua një koloni romane e shumtë në numër, por edhe kjo duhet të jetë larguar q'andej më 271 e.s., në kohën e Aureljanit, atëherë kur kërcënimi i Gotvet e kishte bërë të vështirë qëndrimin e sajë.

Nga ana tjetër, sundimi romak ka qënë shumë i butë me popujt e nënshtruar që nuk i qitnin ngatrresa. Ja ç'shkruan Patsch-i për të:

«Romanët në luftë qenë t'egjër, e shtrojshin pa farë dhimbe çdo kryengritje. Por përkundrazi, kur sipëranija e tyne njihej e nderohej, atëherë i u jipshin të nënshtruemvet nji liri shumë të gjanë.

Ata nuk u përkitshin në kombësin (mendo racën) e tyne, as në besim, as në kulturën qi kishin; edhe n'administratë i lijshin të lirë, për sa u jipshin leje interesat e Mbretnia.

Ata nuk kërkojshin prej të nënshtruemve qi të shkriheshin e t’asimiloheshin me ta; por asht e dijtun se pushtimi prej nji populli të fortë, të dijtun e të përparuem, linte me doemos gjurmët e veta në popullin e mundun.

Prej kësaj pune kuptohet lehtazi, qi të nënshtruemit, porsa shihnin se rifitimi i vetqeverimit të tyne nuk ishte i mundun, i shtroheshin gjëndjes së re, përparojshin, por tue ruejtë vetit kombtare 5)... »

Dhe duhet t'ishte pikërisht kështu. Ndryshe nuk ka si të spjegohet fakti që gati dy qint vjetë pas pushtimit nga Roma, fiset ilire e kishin akoma të ndezur ndjenjën e liris dhe, shumë ndër to, të prira nga Desetiatët e të komanduara nga Bato-ja, nisën kundër Romakve luftën për shkundjen e robëris, luftë kjo që zgjati plot tre vjetë (deri më 9 e.s.) dhe pati episoda të shkëlqyershëm trimërije 6)

***
Gjatë sundimit të Perandoris bizantine, popuj të shumtë racash të ndryshme i turren tokëvet të pasura të Gadishullit, i drejtohen shumë herë Kostantinopolit dhe e ndryshojnë kryekëput kartën ethnike të visevet ku shkelin.

Shumë nga këta kalojnë nëpër krahinat ilire, por kalim meteorësh: vrasin, plaçkitin, pa lënë asnjë trragë tjetër. Kështu ndoth me Gotët, me Hunët, me Antët, me Hungarët, me Avarët 7).

Të huaj qenë edhe Venecjanët, Amalfitanët e Raguzanëtqë mbajtën shumë koloni në bregun e Adriatikut, por as përpjekjet me këta popuj nuk kanë ndonjë rëndësi, pse krijuan vetëm marëdhënje tregtare e jo lidhje gjaku.

Nga këta, Venecjanët kanë pasur edhe një farë sipëranije politike ndër disa krahina afër detit. Më vonë Normanët e Angjevinët krijuan mbretrira që mbetën më këmbë për shumë vjetë; por kemi të bëjmë gjithnjë me sundime politike e ushtarake e jo me migracjone popujsh të tërë që munt të ndryshojnë gjakun e vëndasvet me të cilët përzihen.

Dy rreziqe i janë kërcënuar racës shqiptare gjatë sundimit bizantin: ai i greqizmit dhe ai i sllavizmit. Ndërsa i pari do të ndihej vetëm në gjuhë e në kulturë, i dyti do t'ishte me të vërtetë rrezik për çdukjen ose përzierjen e fortë të gjakut e prandaj do të kishte për rrjedhim shuarjen e njësis racore shqiptare në Ballkan.

Një farë ndikese të helenizmit e ndjeu populli i ynë porsa Perandorija e Lindjes u nda nga ajo e Perëndimit. Thuaj se e gjithë toka e Ilirvet mbeti nën Bizantinët e prej tyre mori pjesërisht fén orthodokse dhe pësoi n'organizimin shoqëror, ekonomik e familjar mbresa të forta që kanë mbetur të pashlyera gjer në ditët e sotëshme.

Sikur kjo Perandori t'ishte ushtarakisht m'e fuqishme, me kulturën e sajë të zhvilluar, me ligjët e përsosura dhe me administratën e mënçme kishte për t'a greqizuar shumë shpejt vëndin t'onë, por ngatrresat e mbrëndëshme dhe luftrat e jashtëme e penguan një veprim të këtillë.

Nga kjo pikpamje krijimi i Perandoris latine të Bizancit në Kryqëzatën e katërt e, bashkë me këtë, forcimi i auktoritetit të Dogëvet dhe sundimi i Normanvet e i Angjevinvet kanë qënë një farë kundërpeshe e nevojshme 8).

Por pengimin më të math helenizimit i a solli dyndja e Sllavëvet, do me thënë e Serbëvet dhe e Bullgarëvet, në Ballkan. Kjo çduku një rrezik, por ngjalli një rrezik tjetër shumë më të math.

Sërbët ishin bujqë e druarë 9) dhe prandaj të pazotë për luftë. Përhapjen dhe fitimet e tyre u a detyrojnë Avarvet prej gjaku turk që dikur, si fise ushtarake kalorse, shkonin jetë nomade në krahinën e Panonis.

U dukën në tokën bizantine në kohën e mbretrimit të çquar të Justinianit, por, me gjithë se në fillim nuk patën sukses pse fuqija e monarkut ilirjan ishte e madhe, nuk shkoi kohë që të bëhen element i rrezikshëm për Perandorin.

Shkelën në dy valë viset e Iliris. Vala e parë nuk ka asnjë rëndësi, pse mësymjet bëhen në grupe të vogla dhe jo prej njësish politike t'organizuara. Qëllimi i këtyre lëvizjeve nuk qe që të kërkonin banesa të reja, por që të bënin plaçkë; pas çdo mësymje ata ktheheshin rishtas përtej Danubit ku kishin banesën e zakonëshme.

Vala e dytë qe shumë m'e rreptë. Të bashkuar me Avarët, ata më 578 shkretuan Thrakën, Ilirin e vise të tjera dhe u hodhën gjer në Greqi 10). Selaniku u mësye për të parën herë prej tyre.

Jehona e pushtimevet të këtyre fiseve barbare u përhap shpejt në të gjithë Perandorin, pra deri në vise të largëta t'Azis e t'Afrikës. Duket se në disa luftëra këta kanë bashkëpunuar edhe me fise ilire.

Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here në këtë mënyrë: «Në lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kësaj kohe, bashkë me Barbarët, me popuj të huaj e me Ilirjanë, rrënojnë qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robër.

Vetëm qyteti i Salonikut ka mundur të shpëtojë pse i ka muret e forta dhe, për hir të mbrojtjes së Zotit, popujt e huaj nuk kanë mundur t'a marrin ; por i gjithë populli i krahinës ka dalë fare 11)».

Kuptohet nga kjo kronikë se munt të ketë pasur një farë bashkëpunimi midis Sërbve dhe një pjese Ilirjanësh ndër vjetët e parë t'ardhjes së tyre në Ballkan ose, të paktën, ordhit sllave nuk duhet të jenë pritur keq prej Ilirvet në krahinat e të cilëvet zunë vënt.

E kjo duhet t'i ketë sjellë dobi të madhe praktike popullit vëndas: ndalimin e çfarosjes ose të largimit të tij nga toka ku banonte që prej shekujsh. Por, sidoqoftë, kurrgjë nuk i pengonte Sërbët që të shtriheshin sa nga veri-perndimi aq nga lindja.

Disa nga fiset e tyre pushtuan bregdetin dalmatin, tokët që sot thirren Sloveni e Kroaci dhe arrijtën në veri gjer sa u takuan me popujt gjermanë e me Hungarezët. Në këtë trevë të gjërë ata u përzien me Ilirët e i u dhanë këtyreve gjuhën.

Të tjera fise u përhapën në tokën që përbën Sërbin e sotëshme, në Bosnje, Hercegovinë, Mal të Zi e u shtyjtën deri n'Alpet Shqiptare.

Kjo pjesë e dytë ka për ne rëndësi shumë më të madhe pse, ndërsa e para zuri vënt nëpër treva të cilat që prej kohësh ishin romanizuar, kjo, me lëvizjet e herë-pas-herëshme ka qënë një kërcënim i vazhduarshëm për atë grup t'Ilirvet që më vonë u thirrën Arbër.

Rëndësi më të madhe nga Sërbët për Shqipërin e pa-romanizuar të shekujvet XI, XII, XIII kanë Bullgarët. Këta, kur shkelën për të parën herë në Ballkan t'udhëhequr nga Asparuchi dhe u vëndosën në Dobruxhën e sotëshme, ishin të pakët në numër, por luftarë të zotë e prandaj shumë të rrezikshëm për Perandorin e Bizancit.

Nga kontakti që patën me Sllavët, të cilët n'atë kohë ishin përhapur në jugë të Danubit, u sllavizuan e u shtuan tepër, pse në rreshtat e tyre hyri edhe shumë element sërb. Muarën pra gjuhën e tyre, fén kristjane dhe, sidomos, gjakun sllav. Nxunë, gjithashtu, mjeshtrinë kryesore të Sërbvet, bujqësin.

Në takimet që këta Bullgarë të sllavizuar patën me Shqiptarët, prej shekullit të shtatë deri në shekullin e dhjetë, jetuan në paq 12). Në tre shekujt e pastajshëm kemi periudhën perandorake bullgare.

Të prirë prej Perandorit të tyre Simeon i Math, këta luftojnë kundër Bizancit, e thyejnë në shumë anë ; i u shpallin luftë Sërbvet, i mposhtin edhe këta. Më 917 Shqipërija e jugës, Epiri me kryeqytetin e tij Nikopolis, dhe një pjes' e Shqipëris së mesme bjenë në duart e tyre.

Qëndrimi i Bullgarëvet në Shqipëri ka lënë shumë fjalë në gjuhë e, sidomos, shumë emra në toponomastikë. Munt të linte edhe shumë gjak e munt t'i sllavizonte krejtë krahinat jugore sikur Perandorija bizantine të mos ishte fuqizuar pas një shekulli nën skeptrin e perandorvet maqedhonas.

Nga këta, Vasili i dytë, Bullgaroktoni, e sulmoi Carin Samuel disa herë, shkaktrroi ushtrin e tij të fortë dhe, më 1018, i dha përkohësisht funt fuqis së madhe që pat krijuar Simeoni.

Mbretrija bullgare, kaq e rrezikëshme për racën t'onë, u bë copë e thërrime dhe vëndin e sajë e zuri Perandorija bizantine, sundimi i së cilës kishte më tepër karakter administrativ. Për administrimin e visevet shqiptare u krijua thema e Dyrracchium-it, me Durrsin si kryevënt.

Por disa familje bullgare duhet të kenë mbetur në Shqipëri edhe pas shkatrrimit t'organizatës së fortë politiko-ushtarake. Ndikesa e këtyre elementeve të mbetura, e mbajtur gjallë prej Patriarkatit t'Ohrit që ndodhej mu në zëmër të Shqipëris, u përtërit edhe një herë me rilindjen e Perandoris bullgare nën Ivan Asenin e parë.

Për fat kjo përiudhë perandorake e dytë nuk zgjati për shumë kohë, pse, me vdekjen e Asenit të dytë (1241), fuqija e tij, që munt të krahasohej me atë të Carit të parë, u çduk me një herë nga luftrat e mbëndëshme dhe, bashkë me të, edhe ndikesa bullgare në Shqipëri mori funt.

Në këtë kohë eksistenca e një Shqipërije kombëtare, «e një toke të banuar vetëm prej kësaj race», nuk munt të vihet në dyshim. Kur Ivan Aseni, Car i Bullgarve, ai që do t'i jepte funt Despotatit t'Epirit, fal një piivilegj tregtije, e vëndos krahinën e Devollit në «tokën e Arbanases.»

Mbishkrimi i mirënjohur i Tërnovos, në të cilin Sovrani bullgar numron të gjitha pronat e tij, shënon edhe një «tokë e Arbanases» pranë një «toke greke» ... Barinjt shqiptarë, një soj si barinjt e famshëm vllehë, përmënden nga gjysma e shekullit të XIII.» 13)

Me shekullin e XlV-të fillon të bëhet fjalë edhe një herë për Sërbët. Këta nisën t'organizohen politikisht e ushtarakisht. Mbretrija e themeluar prej Stefan Nemanjës zgjati thuajse një shekull dhe, nën Stefan Dushanin, u zgjerua kaq shumë sa përmblodhi në gjirin e sajë, përveç Sërbis së Vjetër, edhe të gjithë Shqipërin me kufijt ethnikë të sotshëm, Greqin, Maqedhonin e një pjesë të Thrakës.

Stefan Dushani vetë, ditën e pashkëve të vitit 1346, u kurorzua «perandor i Sërbëve, Shqiptarëve, Bullgarëve dhe Grekëve» prej patriarkut sërb të Shkupit në prani të patriarkut bullgar t’Ohrit, të kryeigumenit të Malit të Shënjtë e të shumë peshkopve të tjerë, të mbledhur nga të gjitha viset e Mbretëris së tij të gjërë dhe po përgatitej për t'i rënë Kostantinopolit 14).

Por vdekja e tij e papritur (1355) shkaktoi edhe vdekjen e rrezikut sllav për Bizancin dhe për vëndin t'onë. Princat e vogjël u shpallën me një herë më vehte dhe prenë çdo marëdhënje me Sërbët. Tyrqit, më në funt, i dhanë shkelmin e vdekjes organizimit të Car Dushanit kur, në luftën e Kosovës (1389), vranë krajlin e tyre të funtëm, Lazarin....

Kur Sllavët shkelën ndër viset ilire, gjetën atje këto popullsira: në veri të Danubit, Gjermanë; në disa koloni bregdetase, Grekë; në të gjithë pjesën veriore të Ballkanit, prej Adriatikut gjer në kufi të Dakjes, Ilirë të romanizuar e disa Romakë; ndër disa vise malore e të varfra që nuk përshkoheshin prej rrugësh të rëndësishme, llirë të pastër nga gjaku që vetëm në gjuhë e në qytetrim kishin ndjerë pak a shumë ndikimin latin.

Ordhit e reja barbare e detyrojnë popullsin e vjetër të romanizuar e të greqizuar të viseve të mbrëndëshme të Ballkanit që t'ikij e të vëndoset në qytetet e bregut t'Adriatikut e nëpër ishujt e detit ku qëndroi nën mbrojtjen e flotës bizantine 15).

Një numër i vogël shkoi në male ku pjesërisht u shqiptarizua, pjesërisht u sllavizua. Një pjesë tjetër — dhe kjo duhet të jetë m'e madhja — pranoi të bashkëjetojë me pushtonjsit e të ndjekë lëvizjet e tyre ushtarake dhe dal' e ngadalë e humbi gjuhën e vetë.

Eksistenca e Morlakvet si njësi ethnike e dalluar mirë deri në shekullin e XVII-të, tregon se disa nga Ilirët e romanizuar kaluan ndër male 16).

Në këtë mënyrë krahinat e gjëra që dikur banoheshin prej Ilirësh, që nga Danubi e gjer në rrëzë t'Alpeve Shqiptare dhe që nga bregdeti dalmatin e gjer në viset më të skajëshme të lindjes, sllavizohen të gjitha.

Ka midis këtyreve ishuj që e kanë mbajtur të pastër gjakun shqiptar dhe të paprekur gjuhën gjer në shekullin e XIV-të 17); por edhe këta ishuj me kohë asimilohen.

Studimet anthropologjike vërtetojnë qartas se në trajtimin racor të popullit sllav të jugës ka shumë gjak ilir 18). Bilé, munt të thuhet se e gjithë pjesa perndimore e Gadishullit ilirik që përmbleth Kroatët, Dalmatinët, Bosnjakët, Malazezët,Shqiptarët dhe gjysmën e Grekvet ësht e popullzuar prej fisesh që kanë të gjitha tiparet e racës ilirike e prandaj përbëjnë së bashku një unitet ethnik të çquar mirë.

Kartat e botuara prej Pittard-it në Les Peuples des Balkans flasin qartas për këtë të vërtetë.

Hapsira ku shtrihet raca shqiptare pas vërshimeve sllave ësht pra shumë e kufizuar: përfshin disa malsira të Shqipëris së sotëshme. Si pas Stadtmüller-it vetëm krahinën e Matit 19).

Por thezi i albanologut të ri gjerman, që ka hasur në kundërshrime të shumta, nuk duhet t'i përshtatet shumë së vërtetës. Po të jetë siç thot ai, ku u gjeten qindra mijrat e Shqiptarvet q'u shpërndanë, duke nisur prej të XI-it shekull, në të gjithë Greqin perndimore e jugore, në viset e Vardarit e të Kosovës e, më vonë, pas luftravet me Tyrqit, edhe n'Itali.

Por t'a lëmë më nj'anë këtë çështje. Ësht punë historianësh dhe linguistësh të zotë për t'a shoshitur thezin e Stadtmüller-it.

Duhet pranuar veç, se sipërfaqja toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shumë e kufizuar gjer në shekullin e njëmbëdhjettë, do me thënë deri në shkatrrimin e Perandoris së parë bullgare të themeluar nga Cari Simeon.

***
Pas tatëpjetës së kësaj fuqije fillon zgjerimi i hapsirës jetsore të Shqiptarvet, më parë në fusha e kodrina të Shqipëris së mesme e jugore prej nga dëbohen ose nënshtrohen pronarët e bujqit sllavë 20); më pas në vise më të largëta drejt Greqis. Lajmin më të parë të migracjonit shqiptar në gadishullin elenik e kemi nga vjetët 1021-1022 21).

Me ardhjen në fuqi të një serije perandorësh të zotë në Bizanc, migracjoni jashtë kufijve toksorë të Shqipris ndërpritet, por kolonizimi i mbrëndshëm vijon.

Tokët pjellore nisin të banohen e të punohen prej vetë Shqiptarëvet. «Nëpër malet shqiptare, të paprekuna nga lufta e rreziqet, popullsija e njij race shumë të bukur u mbajtë e freskët, pjellore, e shëndoshë, me nji jetësi të jashtëzakonëshme ndër disa vise, e qëndrueshme ndër të gjitha fatkeqsit, luftare...

Ai element bredhës filloi me u rrotulluem prej maleve ndër fusha i lodhun prej luftavet të pandame e prej rreziqevet të të papushueme 22).»

Në funt të shekullit XIII nis vala m'e madhe e përhapjes së fiseve shqiptare përjashta tokës së vet duke ndjekur dy rrugë: drejt veri-lindjes vëndosen në Kosovë, Rashë, Sërbi, në një pjesë të madhe të Maqedhonis verjore e perndimore; drejt jugës ngulen në Thesali, Epir, Etoli e Akarnani 23).

Shumë nga këta braktisin tokët e porsa-hapura të Myzeqés e të Savrës për të shkuar në viset e largëta të Gadishullit helenik 24). Diku janë të ftuar prej vetë pronarvet të tokëvet që kishin mbetur djerrë 25) ; diku thërriten prej despotvet bizantinë të vëndit të cilët kanë nevojë për fuqira ushtarake që të mbrohen kundër Tyrqvet 26) ; diku shkojnë vetë në fise t'organizuara ushtarakisht e t'udhëhequra prej princërvet të tyre 27) ose të huaj 28).

N'atë kohë në Greqi zjente një shpirt kolonizimi një soj si n'Itali n'epokën e kolonizimit të math të Gjermanvet 29). Shkaku duhet kërkuar në rrallimin e fortë të popullsis greko-sllave t'atëhershme prej luftravet të dëndura e sidomos prej murtajës së zezë të vitit 1346 e cila u përhap nga thellsit e Azis në Greqin e jugës dhe shkaktoi vdekje të panumërta 30).

Shqiptarët që shkuan në Gadishullin helenik u shpërndanë pjesërisht në Thesali e pjesërisht në krahinat përndimore. Ata të Thesalis përmënden që në kohën e Andronikut të tretë (1328-1341) si pronarë të mëdhaj tokësh (arhondër) 31).

Me shkeljen e Stefan Dushanit në këtë krahinë, arhondët dhe stratiotët grekë u dëbuan prej çifliqeve të veta dhe vëndin e tyre e zunë, më të shumtën, kryetarët shqiptarë e prandaj numri i tyre u shtua më tepër 32).

Nga Epiri, Etolija e Akarnanija, me kohë u larguan disa Shqiptarë të ndarë në dy degë: njëra degë shkoi në Beoti. Atikë, Negropont dhe n'ishujt e tjerë të detit Egjé.

Pjesa tjetër, e ftuar prej Despotit të Misthrës, Manuel Kantakuzenit, kalon gjirin e Korinthit dhe vëndoset në Moré (1383) 33). Ftesa përsëritet nga Despoti i mëpastajshëm Theodor Paleologu dhe numri i familjevet shqiptare shtohet akoma më tepër 34).

Shqiptarët ishin trima e puntorë e prandaj, me fuqin e pushkës dhe me punën e tyre të parreshtur, i suallën dobira të mëdha vëndit. Perandori Manuel i dytë, thot Vasiliev-i, në fjalimin e varrimit që mbajti për Despotin që solli Shqiptarët, e lavdëron atë shumë për këtë masë me vënt 35).

Në këtë mënyrë Shqiptarët u përhapën me shumicë në të gjithë Greqin. Në Moré, kaq i math qe numri i tyre, sa që një shkrimtar e diplomat i kohës, Gjergj Phrantzae, si me lot për faqe, ankon se në kohë të tij, në gjysmën e shekullit të pesmëdhjetë, dy të tretat e Gadishullit ishin shqiptare me 290 mij vetë e me 30 mij luflarë 36).

Me dukjen e parë të Tyrqvet ndër tokët t'ona, krijohet edhe një rrugë e ré shpërngulje për Shqiptarët; shumë familje shkojnë n'Itali, në Raguzë, Venetik, Rekanatë e Ankonë, por nuk trajtojnë kolonira të caktuara.

Këto kolonira themelohen më vonë në Pulje, Kalabri, e Siqeli, kur rreziku tyrk shtohet e sidomos atëherë kur Heroi i ynë kombëtar ndrron jetë dhe ushtrit e pathyershme të Sulltanit pushtojnë me radhë të gjitha kështjellat e forta dhe qytetet e lulëzuara...


Gennaro M. Monti shkruan: « pushteti i Tyrqvet më shumë se një sundim i vërtetë qe një sovranitet i lartë 37).» Ka pasur karakter administrativ e ushtarak e prandaj nuk do të kishte rëndësi të madhe për historin e racës s'onë, sikur herë pas here mos të kishin dalë njerz që gjejnë halën në përpeq e të kishin thënë se tyrqizmi ka lënë gjurmë të pashlyershme, se e ka ndryshuar gati krejt gjakun arjan e se ka çrrënjosur cilsit ario-evropjane nga populli shqiptar.

Akuza ësht e vjetër; dhe, me gjithë se ësht përgënjeshtruar disa herë, prap, kur ndokush ka pasur interes, ësht përsëritur. Këtë mendim pa vënt këta njerz e mbështesin në myslimanizmin që u përhap në tri të katërtat e popullit shqiptar.

A ka ndonjë farë themeli ky besim? Asnjë. Pse myslimanizëm nuk do të thotë tyrqizëm, sado që, pas pushtimit t'Egjyptit prej Tyrqvet, përfaqsonjsi i Muhamedit në tokë ishte një kryetar shteti, vetë Sulltani i Osmanllinjvet.

Të besojmë sa shkruajnë këta të huaj të përciptë ose dashakeqë, do t'ishte një soj sikur të pohojmë se Gjermanët ndrruan gjak, pse lanë paganizmin dhe përqafuan krishterimin ose se Englezët e sotshëm nuk janë më ata të pesqint vjetve më parë, pse u ndanë nga Kisha Katholike Apostollore Romane.

Duhet të pranohej sa thonë këta, sikur myslimanizmi të përhapej me anën e turmave kolone tyrke të vëndosura prej Portës së Lartë ndër krahina të ndryshme të Shqipëris. Por një kolonizim të këtillë nuk e përmënt asnjë herë historija.

Ettore Rossi, kur mirret me përhapjen e fes së Pejgamberit pohon: «nuk munt të thuhet se islamizmi i Shqipëris ka qënë i ndihmuar prej imigrimit t'elementevet tyrke. Sulltanët shpërndanë disa fise t'Anadollit nëpër Ballkan, por nuk i shtyjtën këto gjer në Shqipëri 38).»

Një misjonar, Fr. Angelo da Bergamo, i cili pat vizituar vëndin t'onë që në gjysmën e parë të gjashtqindshit. « pat vënë ré se Shqiptarët muhamedanë ishin gati të gjithë të lindur në vënt dhe se zbrisnin nga Kristjanët që kishin ndrruar fé 39). »

Gjithë këtë thot preras një i ditur pollak që studjon shpërndarjen e elementevet të racës tyrke në Ballkan: «me gjithë se Islami ësht shumë i përhapur në Shqipëri, nuk ka aglomeratë tyrke të rëndsishme në kët vënt 40).»

Kështu flet edhe arsyja. Sikur familje Osmanllinjsh ose Tartarësh të nguleshin në tokën t'onë, si këto do t'i humbisnin zakonet e gjuhën e tyre duke patur kontakt të vazhduarshëm me sundonjsit e një gjaku?

Në Rumani ku sipëranija tyrke ka qënë shumë m'e dobët se në Shqipëri, pse atje kurdoherë janë mbajtur një farë autonomije dhe një princ kristjan në krye, shohim edhe sot se Gagauzët, Qyrdët, Lipovanët, Tartarët e Tyrqit, të vëndosur në Dobruxhë që prej kohësh, i kanë ruajtur dhe i ruajnë edhe ndër ditët t'ona gjuhën, fén, zakonet dhe tiparet e racës nga e kanë origjinën.

Duhet shtuar, më në funt, se nuk do t'ishte n'asnjë mënyrë e mundur që një popull me gjak të përzier e gati tyrk të ruajë për pesë shekuj ndjenjën e individualitetit kombëtar dhe të mos trëmbet as nga mallkimet e Babi Alis, por të kërkojë e të fitojë mvehtësin politike.

Por prap — munt të thotë ndokush — edhe në mos qoftë e ardhur prej s'di se ku pjesa m'e madhe e myslimanvet, lihet për të dyshuar shumë në karakterin e, pikërisht, në racën (pse karakteri ësht funksjon i racës) e një populli që si pa të keq shqelmon fén e vetë për të pranuar një fé që s'ka asnjë lidhje me të parën.

Këtu, mendon një studjonjës i problemeve shqiptare që mbahet si m'i thelli njohës i shpirtit t'onë, ka të bëjë një farë «forma mentis etiko-psikologjike paqëndrese që ësht diktuar kurdoherë në tokën ilirike dhe që ka ngjasje të rrjedhë nga coptimi politik nën të cilin qenë shtruar thuaj se pa prerë popullsit q'e banuan 41).»

Të njëjtin mendim e ka pas çfaqur me kohë Dr. Vladan Gjorgjeviçi. Ai e tha më rrumbullakët : Shqiptarët ndjekin një parim filozofik të çuditëshëm si pas të cilit « e kuj të jetë shpata e atij do të jetë edhe besa 42).»

A ësht e vërtetë kjo akuzë? Aspak.

Ësht e vërtetë vetëm se Shqiptari nuk ësht i lidhur shumë ngushtë me fé. Se Shqiptari, me të gjitha valët e qytetrimit të huaj që ka kaluar, ka mbetur prap se prap, në funt të shpirtit, pagan e se beson më me qejf në çukën e shkëmbënjtë të Tomorrit ose në guvën e thellë të Sarisalltëkut mbi Krujë, se sa në shënjtin më çudibërës, qoftë ky i myslimanvet, qoftë i kristjanvet; se trëmbet më shumë nga shitimi i Orëvet e i Zanavet se sa nga shpata e mprehtë e Kryeengjëllit Mëhill q'i u merr jetën njerzve.

Kur paganizmi ësht rrënjosur kaq shumë në shpirtin e një populli, që s'ësht zhytur akoma kok' e këmbë në pellgun e qytetrimit evropjan, atij i duket se fét e tjera mundet t'i ndryshojë më me lehtësi, pse këto nuk i a çrrënjosin bestytnit me të cilat ai ka lidhur ngushtë botëkuptimin e tij, jetën e tij familjare e shoqërore.

Por, as kjo nuk ësht arsyja kryesore e përhapjes së myslimanizmit në Shqipëri. Arsyja e vërtetë duhet kërkuar në faktorët historikë e shoqërorë. Le t'i gërmojmë pak këta faktorë — veç sipërfaqësisht, pse mbi shkaqet dhe mënyrën e përhapjes së myslimanizmit në vëndin t'onë ësht shkruar shumë pak dhe gjysmakërisht.

Pas vdekjes së herojit t'onë kombëtar, Skënderbeut, ushtrit e mëdha të Sulltanit pushtuan me radhë te gjithë kështjellat që përfaqsonin fuqin e zogjvet të shqipes: Beratin, Krujën, Drishtin, Leshin, Shkodrën e më në funt Durrsin e Vlorën.

Princat e priesat shqiptarë e kuptuan se i u kërcënohej jeta, nderi e besimi e prandaj u shpërngulën duke marrë me vehte të gjithë klasën që përfaqsonte bujarin e vëndit e, sidomos, klerin kristjan, pse pikërisht ky e ndjente vehten më fort në rrezik nën sundimin e Gjysëmhënës. Në tokën e Kastriotit mbetet atëherë populli m'i ulët (bujqit e barijt) e m'i pakulturë.

Krye për t'a drejtuar, për t'a mbajtur të bashkuar e për t'i treguar rrugën e detyrës nuk ka. Ça do të thotë shumë, pse porsa ësht kaluar kufiri i Mesjetës së mbushur me feudalizmin karakteristik e me frymën kristjane fanatike të krijuar nga një numër tepër i ngjeshur priftrinjsh.

Për t'i u përshtatur rymës së re që po i a ndryshon dukien lëndore e shpirtrore të gjithë Evropës dhe, pastaj, për të gjetur rrugën më të drejtë që duhet ndjekur në vëndin e tij të pushtuar nga një popull krejt i huaj jo vetëm për gjak e gjuhë, por edhe për konceptin që ka për këtë e për atë jetë, Shqiptarit i duhen udhëheqës shpirtërorë shumë të zotë. Këta i mungojnë kryekëput e prandaj ky mbetet i hutuar në mes të katër rrugëve.

Gati të gjithë krerët e Shqipëris që luftuan krah për krah me Skënderbén nuk qëndruan në mes të tij për t'i treguar udhën. Shumë të pakët qenë ata priftrinj që pranuan rreziqet e rënda q'i u kërcënoheshin për të shpëtuar shpirtrat e vllezërvet që s'munt të kapërcenin detin. Miqsija e Gjergj Kastriotit me Mbretin e Napolit dhe politika venecjane e muarën më qafë krishterimin shqiptar.

Dokumentat historikë e provojnë katërçipërisht mungesën e priesave politikë e shpirtërorë. Të gjitha relacjonet e shekujvet të XVI-të e të XVII-të q'i janë dërguar Vatikanit thonë se në Shqipëri nuk ka meshtarë e se ndonjë që këtu këtje mund të ketë mbetur, ësht kaq ignorant sa që memzi lexon Ungjillin 43).

Shumë vise vetëm një herë në dhjetë vjetë e shikonin me sy barin e shpirtravet e, edhe kur kishin fatin të dëgjonin një meshë, nuk gjenin dot te prifti njerin e përshtatshëm që do t'i jipte dorën për t'a nxjerrë nga balta të mjerin që kishte ngecur në llomin e mëkateve e të dyshimit 44). «Më 1642, thot Sufflay, ishin në Shqipni të veriut priftën të rij pa asnji cilsi: ushtarët që në Lombardi kishin nxanë italishten, konkurrojshin me përfundim të mirë për priftënj 45).»

Shumë kush lindte e vdiste pa parë meshtar me sy. Arkivat e huaja na dëftejnë gjithë ato rasje kur dinjitarë të dioqezeve katholike të Shqipëris e kalonin jetën në Zara, në Venetik ose në Romë pa shkelur asnjë herë në tokën e jurisdikcionit të tyre fetar 46).

Ç'ndoth ndër katholikë, pasqyrohet edhe në botën orthodokse shqiptare. Më sa në veri, dua të themë në krahinat e patriarkatit të Pejës, kjo në fillim nuk pëson humbje të mëdha — pse kleri sllav kishte mbetur i gjithë në vënt edhe pas shkeljes së Tyrqve në Sërbi — bilé, herë herë e përhap jurisdikcionin e sajë edhe në botën katholike të mbetur pa priftrinj 47), në jugë punët shkojnë shumë keq.

Nga dokumentat e vlefshëm që na sjell At Nilo Borgia në historin misjonare I Monaci Basitiani d'Italia in Albania provohet se kleri orthodoks i jugës ishte për faqe të zezë e se peshkopët nuk ushtronin ndonjë veprimtari fetare, por interesoheshin më shumë për t'u marrë me intriga të kota ose për të mbledhur t'ardhurat e dioqezeve të tyre 48).

Më shumë se një herë ngjan që katunde të tëra, me prift e peshkop në krye, të lënë fén orthodokse dhe të bëhen myslimane 49).

Punët ndryshojnë vetëm atëherë kur Austro-Ungarija 50) dhe Rusija 51) i marrin nën sqetull kristjanët e Ballkanit. Por për kristjanët e Shqipëris kjo mbrojtje ishte shumë e vonë. Pjesa e tyre m'e madhe kishte kaluar në myslimanizëm një qint vjetë më parë 52).

Kjo ësht suaza e saktë e gjëndjes shpirtrore e fetare në Shqipëri në mbarimin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Ç'munt të bëjnë Shqiptarët kaq pak t' organizuar shpirtërisht kundër rebeshit aziatik?

Ndjenja e auto-konservacjonit, që ësht një nga karakteristikat kryesore të racës së tyre, i mëson që të mënjanohen, të braktisin jetën e qetë të qëndravet urbane ose begatin e fushavet pjellore dhe t'arratisen nëpër male.

Disa misjonarë të huaj që kanë shkelur nëpër këto anë i kanë parë këta Shqiptarë dhe i kanë përshkruar si njerz t'egjër që jetojnë nëpër shpella 53). Në këtë mënyrë munt të qëndronin më shumë në fén e Krishtit. Por kataklizma shpirtrore i ka tronditur. Disa faktorë të tjerë, ekstrinsekë që ndërhyjnë në këtë kohë, e shpejtësojnë islamizimin.

Tyrqit kanë nevojë t'a shtrojnë këtë popull për dy arsye: më parë, që të mos u qesë pengime kur ushtrit e tyre të mëdha do të kalojnë nëpër Shqipëri për të mposhtur vise të tjera të Ballkanit që ngrenë krye ose për t'u hedhur në Gadishullin e Apeninëvet; pastaj, që t'a shfrytzojnë trimërin e tij të pashoqe duke e përdorur si shokë armësh.

Që të mirren vesht me të duhet të krijojnë më parë një klasë drejtonjse, e cila ndër një qint vjetët e parë të sundimit osman mungonte thuaj se krejtësisht pse kishte shkuar n'Itali Por nuk mjafton kaq.

Duan edhe që të jenë të sigurtë nga besnikrija e kësaj klase së ré. Marin, prandaj, disa nga Shqiptarët më të çquar të çdo vëndi, i u japin rutbera e i u premtojnë pasurira të mëdha tokësh, në qoftë se bëhen myslimanë. Këta, kush më parë e kush më vonë, e pranojnë dëshirën e sundonjsit.

Dikuj nuk i duket gjë e kundër-natyrshme ndrrimi i fés, pse me kristjanizmën vetëm emri e lithte. Dikush tjetër porsa lindur ësht marrë në Stamboll ku ësht rritur e edukuar në fén e Muhamedit dhe ka hyrë në radhët e Jeniçerve.

Dikuj i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga ndjekjet e parreshtura të Tyrqvet 54). Ndonjë kryetar fisi e sheh popullin që po vuan shumë nga taksat e rënda e prandaj pranon të ndrrojë fé për të mos lënë që të heqin keq njerzit e vetë.

Misjonarët katholikë që kanë udhtuar nëpër viset t'ona për të mbajtur lartë Kryqin, kanë lënë shumë shënime që pohojnë këto të vërtetas 55).

Ata shkrimtarë që thonë së Tyrqit nuk e përdorën n'asnjë rasje forcën për të përhapur besimin e tyre duhet të jenë në gabim.

Shohim, në këtë mënyrë, të krijohet në Shqipëri klasa e ré drejtonjse të cilën e lith, nëpër mjet të myslimanizmit, besnikëri e patronditëshme te Sulltani. Krahina të tëra, ku pjesërisht e ku tërësisht, rrokin fén e Muhamedit.

Myslimanizmi për një kohë të gjatë nuk e ndau Shqiptarin nga Shqiptari. Martesat midis dy féve kanë qënë të zakonëshme, dhe vazhdojnë edhe sot në disa malsira. Ka shëmbuj të dëndur që tregojnë se muhamedani e pagzon fshehtazi të birin, ose gruan 56), shkon e falet në kishë, jep ndihmë për mbajtjen e famulltarit 57), jeton nën, një strehë bashkë me kristjanin q'e ka vlla a kushëri 58) dhe, kur vdes, i a lë trashgim monastirit të gjithë pasurin e tij.

Ndoth edhe diçka m'e çuditëshme: në një kishë të shndrruar në xhami, Kristjanët mirren vesh me bashkë-qytetasit e tyre që kanë kthyer fé dhe, herë pas here, shkojnë atje me priftin në krye e «i falen Perëndis si pas dogmës së tyre» 59).

Një Krahin' e tërë e Elbasanit, Shpati, për të shpëtuar nga ndjekjet tyrke, çfaqet si myslimane duke ndryshuar vetëm emrat e njerzve, kurse fshehtazi e mban të paprekur fén orthodokse. Kriptokristjanët kanë qënë të shumët në numër gjatë shekullit të XVII-të.

Ja shkaqet e përhapjes së besimit të Muhamedit në vëndin t'onë. Kuptohet nga këto se nuk ka asnjë shënj imoraliteti të mbrujtur në gjakun shqiptar, por se rrethanat kanë qënë t'atilla, sa që cilido popull tjetër i ndodhur në këto kushte nuk do të kishte mundur të vepronte ndryshe 60).

***

Përhapja e myslimanizmit në Shqipëri i solli vëndit të këqija dhe të mira. E keqja kryesore ësht kjo: duke patur të drejta të barabarta me Tyrqit, Shqiptarët muarën vëndet më të larta politike e ushtarake të Mbretëris Osmane e prandaj kur, në krye të tetqindshit, fryjti era e mvehtësis për të gjithë popujt e krishterë të Ballkanit, te këta feja nuk përfaqsonte kombësin.

Për këtë arsye, në vënt që të punonin për të fituar lirin, të përçarë, ata nuk i lanë grrindjet ndërmjet shoqi-shojtë që të bashkoheshin, por, nën urdhrat e Sulltanit, luftuan fqinjët të cilët, t'udhëhequr prej klerit, e shkundën robërin katërqint vjeçare të Gjysëm-hënës.

Nga ana tjetër, dobit q'i solli Kombit feja e ré qenë, ndofta, më të mëdha. Të pakët në numër e të paorganizuar mirë, Shqiptarët ishin rrethuar prej dy racave të forta të cilat, gjatë gjithë kohës së mesme, kërkuan t'i asimilojnë.

Dallga sllave kishte për t'a çdukur me siguri këtë popull të vogël, ashtu siç përpiu shumë fise katolike të veriut, sikur ky të mos kishte përqafuar myslimanizmin.

Helenizmi, gjithashtu, ishte bërë shumë i rrezikshëm në shekullin e nëntmbëdhjetë, pse propaganda e fortë që zhvillonte Fanari me anën e Kishës e të shkollës në të gjithë botën orthodokse greke e shqiptare, synonte ndjenjat e gjuhën e këtij populli pa ndërgjegje kombëtare të zhvilluar mirë, pa shkrim të veçantë e pa letërsi që munt të ndikonte.

Më në funt, hapsira toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shum' e kufizuar gjatë kohës së Skënderbeut. Bishtrat q'ishin zgjatur në Greqi nuk kishin rëndësi shumë të madhe, pse atje shkolla greke dhe kisha orthodokse po bënin veprën e tyre të çkombëtarizimit.

Fiset e përhapura nga veriu e nga verilindja në Kosovë, Rashë, Sërbi e Maqedhoni kishin mbetur si nënshtresë, pse mbishtresën e trajtonin Sërbët e Bullgarët 61) dhe prandaj nuk munt të kishte fuqi jetsore.

Me një herë pas luftës së Kosovës Sërbët filluan të tërhiqen prej viseve të jugut e të dynden mbi Danub, në kufijt e Hungaris. Krahinat që ndodheshin midis Shqiptarvet e Sërbvet, me gjith se mjaft pjellore, mbanin tashi një popullsi që dita ditës po rrallohej. Kjo popullsi nuk përbëhej vetëm prej Sllavësh, por edhe prej Shqiptarësh.

Kishte në të, ashtu siç pohon Hahn-i. një element të vjetër që përfaqsonte elementin iliro-shqiptar të Dardanis 62); një element shqiptar të vëndosur atje që në kohën e diasporës së parë (shekulli XIII e XIV); më në funt një grup shqiptar të paorganizuar i cili, i joshur prej tokëve të plleshme, ka lënë malsit e çveshura dhe ka shkuar n'ato anë gjatë të XV-tit e të XVI-tit qindvjet 63).

Ky grumbull i fundit nuk përbëhej vetëm prej myslimanësh, por edhe prej kristjanësh. Dhe prandaj nuk duhet pranuar n'asnjë mënyrë që shpërngulja e tij të jetë kryer me shtyjtjen ose me përkrahjen e Portës së Lartë 64).

Grumbullimi i vazhduarshëm i Sllavëve në drejtim të krahinavet verjake shtohet shumë në funt të shekullit XVII. Më 1690, jo më pak se 37 mij familje sërbe, të ftuara nga Leopoldi i Parë, lënë vatrat e tyre të jugës dhe vëndosen në Banat 65).

Katundet e shprazta zihen prej malsorvet t'anë. Në këtë mënyrë elementi i rrallë shqiptar jo vetëm dëndësohet, por mbetet i vetmi në fushën e Kosovës, në Metohi e në Novipazar

Shpërngulja u bë prej viseve të ndryshme të Shqipëris së veriut duke kaluar nëpër Opolje, Lumë e gjatë Drinit të bardhë dhe arrijti gjer në Nish.

Tërheqjen e plotë ethnike të Sllavëvet të pakët që kishin mbetur e shkaktuan më në funt kryengritja sërbe e vjetvet 1804-1815 dhe sidomos lufta sërbo-tyrke e vjetvet 1876-1878 67).

Kjo qe përhapja e dytë e madhe e vënt-banimit të racës shqiptare 68).

Vajtja e grupeve të reja në Kosovë nuk shtoi vetëm hapsirën toksore, por fuqizoi kaq shumë ballin shqiptar, sa që sot atje kemi përfaqsonjsit më të përsosur të racës s'onë, të vëndosur shumë më dëndur se në pjesën tjetër të Shtetit.

Sikur mos të kishte ndodhur diaspora e ré e myslimanvet shqiptarë, nuk do të kishte guximin të thërriste një albanolog i math gjerman: «vëndi që njihet nga historija me emrin Sërbi e vjetër munt të quhet me më shumë arsye Shqipëri e ré 69).»

Përhapja e dytë ësht shoqëruar edhe nga dy valë të tjera migrimi: shpërndarja e shumë Shqiptarve që shërbenin si nëpunës ose si ushtarë të Portës së lartë nëpër të katër anët e Perandoris; largimi i Shqiptarvet për n'Itali që vazhdoi për të gjithë kohën e sundimit tyrk dhe mori funt vetëm në mbarimin e shekullit XVIII 70).

Këto shpërngulje shkaktuan, si shihet, një shprastirë të madhe në krahinat e vjetra e prandaj duhet shikuar edhe ana e dobët e tyre: popullsija rrallohet shumë, vëndi varfërohet ekonomikisht, pse bujqësija lihet pas dore: Kanë mjaftë të drejtë ata që besojnë se «vitaliteti i ynë demografik u shterpësua»71).

Por kemi të bëjmë me sëmundje të shëruarshme. Gjëndja ekonomike, për faktorë të ndryshëm që këtu s'ësht rasja të përmëndim, ka dhënë shënja se po nis rrugën e mbarë dhe se do të përmirsohet shumë më tepër në t'arthmen.

Vitaliteti demografik nuk duhet të jetë shterpësuar, me gjithë se rrallimi i popullsis, e posaçërisht i meshkujvet, nga njëra anë, dhe varfërija, nga ana tjetër, munt të kenë ndikuar pak edhe në shtesën demografike. Por mungesa e shifrave të sakta nuk lejon të çfaqen mendime të prera mbi këtë fenomen.

Sidoqoftë, përhapja e fés së ré ësht ngjarja më e rëndësishme e historis s'onë kombëtare të njëmij vjetvet të fundit. Që nga shekulli i XVII-të e tëhu, prozelitët e sajë përbëjnë boshtin kryesor të kombësis dhe të racës s'onë.

***

Historija mbi racën e një populli nuk do t'ishte e plotë në qoftë se do të përmbante vetëm lëvizjet e sipërfaqes toksore mbi të cilën kjo racë ësht përhapur ndër kohë të ndryshme dhe ndikimet që ka patur gjatë shekujve prej popujve me të cilët ka rënë në kontakt.

Çdo racë, përveç dukjes së jashtme, ka edhe një dukje të mbrëndëshme, shpirtrore, një farë psike të vetën që i jep asaj vulën më të fortë dallonjse dhe i cakton, në pjesën më të madhe, rrugën që duhet të ndjekë në histori.

Kjo psikë e veçantë ësht e shpërndarë, pak a shumë, në të gjithë përfaqsonjsit e një race. Por seicili ndër këta përfaqsonjës nuk i përmban të gjitha veçorit e mira shpirtrore të sajë. Kush nga këta ka më shumë e kush më pak.

E kur një individ ësht pajosur shumë më tepër nga shokët 'e tij, me këto veçori, kemi një gjeni që përfaqson për bukuri racën së cilës i përket. «Gjenija, në të vërtetën, thot një biolog i math italjan, nuk ësht veçse shprehja e cilsive më te mira shpirtrore, racore e të trashguarshme të fisit, të bashkuara në një njeri 72).»

Ndofta ësht i vogël numri i bijve të fisit t'onë që janë njohur prej të gjithë botës si gjeni të vërtetë. Pse i vogël ësht edhe numri i përgjithshëm i popullsis shqiptare.

Por njerz të mëdhej që kanë skalisur thellë emrin e tyre në shkëmbin e historis së përbotëshme kemi kaq shumë sa cilido prej nesh duhet të mburret e kërkush në botë nuk ka si të na mohojë meritat.

Një nga intelektualët t'anë më të mirë, i ndyeri Vangjel Koça, ka pas mbajtur një konferencë të rëndësishme me qëllim që t'i bëjë të njohur botës se huaj vlerat e kësaj race.

Me shpresë se kjo ligjëratë do të përkthehet e do të botohet edhe në gjuhën shqipe, unë nuk dua të shënoj të gjithë emrat e Shqiptarvet të mëdhenj që numron historija, por po përmënt vetëm e thatas disa ndër ta sa për të treguar se sa të shumta e të mëdha janë vetit me të cilat ësht pajosur raca e jonë.

Kërkush nuk ka mohuar, gjer më sot, cilsit ushtarake që kemi në gjak. Të përmëndim Lekën e Math, do të gjenim ndokënd që do të thoshte: këta mëndjemëdhenj « kanë dashur të fusin në familjen e gjërë ilirike të të parvet të Shqiptarve të sotshëm edhe ngadhnjenjsin e math maqedonas, por në këto lavdërime të vonuara nuk ësht historija që rindërton; janë ëndrrat poetike të fantazis që zbukurojnë » 73),

Por për vargun e perandorvet të Romës, ndër të cilët Aureljani, Dioklecjani dhe Kostandini i Math, nuk besoj të ketë njeri që të kundërshtojë origjinën ilire.

Gjatë kohës së mesme shumë priesa ushtarakë duhet të kenë qënë Shqiptarë. Reparte të përbëra prej Shqiptarësh ka patur kudo dhe kudo janë dalluar për trimri e qëndresë.

Do të mjaftonte vetëm emri i Gjergj Kastriotit për të provuar se trimërija e Shqiptarit nuk ësht treguar vetëm për të ruajtur tokën e vetë dhe pastrin e racës, por, kur ka qënë nevoja, edhe për të mbrojtur të gjithë krishterimin perndimor nga rreziku m'i tmerrshëm q'i kërcënohej.

Gjatë kohëve të vona kemi një numër shumë të math pashallarësh, me Qypërlinjt në krye, që shpëtojnë nga rreziku Perandorin osmane dhe mbajnë lart emrin e Sulltanit. Arbreshët q'u hodhën n'Itali u shpërndanë shpejtë nëpër Evropë për të shërbyer pranë mbretërve të mëdhenj në bataljonet e stratiotëve të komanduar prej gjeneralash gjakut të tyre si Gjergj Basta.

Lufta e mvehtësis greke i u dha nam aq të math Arbreshve të vëndit, ose atyreve që porsa kishin shkuar nga Shqipërija orthodokse për të luftuar kundër Islamit, sa që historjani gjerman Stadtmüller u detyrua të thotë:

- «Lufta greke për liri nuk munt të mendohet pa elementin shqiptar» 74); një soj siç tha shoku i tij m'i vjetër Fallmerayer-i një shekull më parë: «kryengritja greke e shekullit të XIX-të, që shpëtoi Greqin nga zgjedha tyrke, qe vepër e Shqiptarvet 75).»

Sikur vetëm në fushën e armëve të binte në sy Arbreshi, gjithkush do të kishte të drejtë të thoshte: ja një popull i zoti vetëm për të shkatrruar, për të vënë në zjarm e në flakë ça bota me djersë e mund mbleth, ndërton e rregullon.

Por edhe ndër fusha të tjera ësht çquar raca e jonë;ajo ka nxjerë udhëheqës popujsh e politikanë të mëdhej si perandorët e Romës e të Kostantinopolit, familjet princore Gjika e Lupu të Rumanis, Françesk Crispin e Italis, të gjithë pashallarët e Egjyptit që më vonë u bënë mbretër e sa e sa të tjerë.

Raca e jonë ka nxjerë një perandor q'e ka mbajtur gjallë Bizancin me organizatën financjare që krijoi, Anastasin e Durrsit 76), ligjëvënësin më të math të botës, Justinianin 77), projektonjsin e tunelit të Semmeringut Karl Gegën, Nën-Kryetarin e sotshëm t'Akademis Mbretrore t'Italis, shkencëtarin në zë Prof. Valaurin 78) nga Korça. Shqiptarë kanë qënë përkthenjësi i Ungjillit në latinishte Shën Hieronimi, papa Klementi i XI dhe disa patriarkë të Kishës Orthodokse 79).

As në letra e harte Shqiptarët nuk kanë mbetur prapa së tjerësh. Arkitektat Mika Petrab prej Tivarit, Aleksandër Aleksi prej Durrësit, ndërtonjësi i xhamivet më të bukura të Stambollit, Mimar Sinani 80) prej Sulove, piktori në zë Francesk Albani, humanistët Gjon Gazulli, Marin Beçikemi e Marin Barleti, skulptori Gjon Albani, poeti Mihail Eminescu 81), dramaturgu Viktor Eftimiu 82) dhe artisti më i math tragjik që ka pasur bota në këta vjetët e fundit, Aleksandër Mojsiu prej Durrësi, janë që të gjithë bij të kësaj race.

Shihet nga këta pak rreshta se raca shqiptare nuk ka nxjerë vetëm burra të pushkës, por edhe njerz të mëndjes e të shpirtit, filozofë, ligjëvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj.

Numrit të njerzve të dëgjuar që njihen si Shqiptarë duhet t'i shtohet një numër tjetër shumë m'i math të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk u a dimë emrat.

Kontributi që kjo racë i ka sjellë botës, në përpjestim me numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar, nuk e vë prapa racavet të tjera fqinje. Tregon, për kundrazi, se paja. shpirtrore e sajë ësht e madhe dhe e shumeaneshme .

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri Shqiperi - Rusi




Çfarë i lidh dy popujt tanë përgjatë historisë Kur bëhet fjalë për këtu e 500 vjet, misteri për ti zbuluar është gjithnjë e më i vështirë. Por, duke u shkëputur deri në vitet 1600, Rusia zbulohet të ketë qenë një vend jo aq misterioz për shqiptarët.

Marrëdhëniet diplomatike dhe fermane që përkojnë me luftën ruso-turke, qëndrime politike të Rusisë, ku duket qartë interesi sllav për situatën në Shqipëri, si dhe shumë ngjarje të tjera historike gjenden në Arkivin Qëndror Shtetëror të Shqipërisë.

Një informacion i konsiderueshëm që tani qarkullon i hapur.

Nga viti 1689 deri më 1912
Të dhënat janë kryesisht të fushës politike. Ka fermane dhe akte të tjera që gjenden në Sixhilatin e sherijes së Beratit, ku flitet për luftën austro-turke (1689) dhe qëndrimin e Rusisë ndaj saj, si dhe për luftën ruso-turke (Kriza e Lindjes).

Dokumentet më të hershme të identifikuara janë të vitit 1678. Këto dokumente bëjnë fjalë për mobilizim jeniçerësh për në front, për beteja të zhvilluara, për lëvizje trupash, për ultimatume të Rusisë ndaj Turqisë, për paqe mes tyre, etj.

Mjaft të dhëna ka për veprimtarinë e konsujve rusë në Ballkan e në hapësirën historike shqiptare, si ata të qyteteve Mitrovicë, Tivar, Shkodër, Janinë. Dominojnë raportet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Ballkan. Ka të dhëna për vrasjen e konsujve rusë në Manastir, Shkodër, Janinë.

Në Sixhilatin e sherijes së Beratit, në vitin 1917, është regjistruar një ferman që informon për betejën ruso-turke të zhvilluar në lumin Prut. Në një dokument të vitit 1711 gjendet një thirrje e ipeshkvit të Pejës drejtuar Perandorit të Rusisë, Pjetër, ku kërkohet ndërhyrja ruse në mbrojtje të të drejtave të të krishterëve për çlirimin nga sundimi osman.

Në një dokument tjetër të viti 1737 (ferman, sixhilati i Beratit) gjenden të dhëna për luftën austro-ruse, si dhe për disa masa të urdhëruara nga Perandoria Ruse për mbrojtjen e Greqisë. Ruhet gjithashtu, një letër origjinale e mitropolit të Malit të Zi, Petrovic, (viti 1754) drejtuar Perandoreshës së Rusisë, Ekaterina, ku kërkohet mbrojtja e Rusisë.

Në vitin 1759, krerët e Himarës dhe të disa zonave të tjera jugore të Shqipërisë, me anë të një letre, i kërkojnë Carit të Rusisë të marrë në mbrojtje Shqipërinë. Ata premtojnë se do të krijojnë një ushtri shqiptare për të luftuar kundër Perandorisë Osmane.

Në të njëjtën letër, përshkruhet pozita gjeografike e Himarës dhe e Shqipërisë dhe i kërkohet Carit, të pranojë fëmijë shqiptarë për tu shkolluar atje. Po në vitin 1760, me anën e një dokumenti zyrtar (çertifikatë), Departamenti i Punëve të Jashtme të Rusisë i jep vizë (leje kalimi) tregtarit shqiptar Jakov Suma të udhëtojë nga Petersburgu për në Riga.

Vitit 1779 i takon një hartë e përgjithshme e Perandorisë Ruse. Më 1789, kapedanët shqiptarë të revolucionit grek, Jorgo dhe Dhimitër Boçari, Xhavella, Kosta Kolano dhe mitropoliti Anthim i shkruajnë Perandoreshës së Rusisë dhe kancelarit të saj për ta falenderuar për ndihmën që u është dhënë nga ushtarakë rusë.

Kërkojnë më shumë ushtarakë rusë për ndihmë në Sul (zonë e banuar me shqiptarë të emigruar në mesjetë, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në çlirimin e Greqisë, sikundër ka shkruar edhe Byron në Child Harold).

Ruhet një dekret origjinal i Carit të Rusisë, me anën e të cilit në vitin 1892, urdhërohet përkrahja e lëvizjes antiosmane në zonat e bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë Shkodrën, si dhe mbledhja e ndihmave në rindërtimin e kishave.

Të dhëna ka për marrëdhëniet dypalëshe, ku tërheqin vëmendjen kërkesat e shqiptarëve për përkrahjen ruse në mbrojtjen e kufijve nga pretendimet greke. Në këto dokumente shprehet qëndrimi i Rusisë ndaj problemit shqiptar; roli i saj në diskutimet ndërkombëtare për caktimin e kufijve të Shqipërisë; influenca ruse në lidhje me raportet e shqiptarëve me sllavët e jugut, si dhe në lidhje me panhelenizmin në Ballkan e në raport me Shqipërinë.

Në vitin 1873 ambasadori rus në Stamboll i kërkon shtetit të tij (ministrit të Jashtëm në Petersburg), tu jepet përkrahje nga Rusia kërkesave të Preng Bib Dodës për një lëvizje antiosmane. Po në këtë vit, me anë të një qarkoreje, njoftohet administrata qëndrore e Elbasanit mbi qëndrimin e Perandorisë Osmane për shitjen e pronave, rusëve.

Në vitin 1877 nunci apostolik në Vjenë i shkruan ipeshkvit të Shkodrës, ku e informon për gjendjen politike në Shqipërinë e Poshtme dhe për kushtet e situatën e luftës ruso-turke. Një batalion shqiptarësh ka marrë pjesë në përkrahje të ushtrisë ruse kundër ushtrive osmane. Në vitin 1878, në një regjistër të mitropolisë së Korçës mbahen shënime rreth luftës ruso-turke (Kriza e Lindjes).

Njoftime të vikarit të Tivarit për arkipeshkvin e Shkodrës, ku flitet për mbajtjen e një meshe në këtë qytet për shpëtimin e Carit Aleksandër II i Rusisë (1879). Pjetër Molenskij, qytetar rus, në gjysmën e dytë të shek. XIX, jep çdo vit ndihma për shkollimin e vajzave të varfëra jetime (Kodiku i Madh i Korçës).

Në vitin 1879, me anë të një promemorieje, përfaqësues të krahinave jugore të Shqipërisë (Berat, Delvinë, Përmet, Gjirokastër) i kërkojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ndërhyrjen e saj në mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë. Kjo letër i dërgohet edhe ambasadorit rus në Stamboll.

Kërkohet nga Rusia të mos cënohet tërësia tokësore e Shqipërisë (mbrojtje prej fqinjëve). Njoftimi për disa shtetas malazezë që nuk duan të mbajnë zi për vdekjen e Carit të Rusisë (me atentat), në vitin 1878.

Në një koleksion telegramesh të konsujve austro-hungarezë në Stamboll, Londër, Berlin, Paris, Petersburg, Tivar, Manastir, (viti 1880). Ka njoftime për qëndrimin dhe ndërhyrjen e Rusisë për caktimin e kufijve të Shqipërisë.

Në një urdhër të vitit 1888, Ministria e Punëve të Brendshme të Perandorisë Osmane njofton prefekturën e Elbasanit për kryerjen e veprimeve, me qëllim që çerkezët e Kaukazit, që kishin emigruar në këtë perandori, të ktheheshin në Rusi.

Në Kodikun e Mitropolisë së Drinopolit, (Gjirokastër) viti 1894 është kopjuar një seri raportesh të konsullit austro-hungarez në Janinë, përshkruhet takimi i konsullit me valiun (prefektin) e Janinës dhe kërkesën e tij për të hapur zyra përfaqësimi (zëvendëskonsuj) në Vlorë dhe Prevezë.

Në një raport të konsullit austro-hungarez në Janinë jepen të dhëna për rrethanat e vdekjes së konsullit rus në Janinë, Emilianov (viti 1889). Firmat tregtare të Shkodrës Çoba, Pema, Saraçi caktojnë përfaqësues të tyre të përhershëm në Odesa. Kryepleqësia e Korçës, mblidhet për të marrë në dorëzim tri këmbana të dhuruara kishave shqiptare nga kishat ruse në Odesë (1903).

Letra ku kërkohet ndihmë nga kishat ruse për krijimin e një kishe ortodokse shqiptare të pavarur dhe për hapjen e kishave shqiptare në Amerikë; letra të tjera që njoftojnë për zhvillimin e liturgjive në gjuhën shqipe (1903-1905).

Më 1904, legata ruse jep ndihma humanitare për kishën e Vrionit. Në të njëjtin vit, në Kodikun e Mitropolisë së Drinopolit (Gjirokastër), jepen të dhëna për një letër dërguar Konsullatës ruse në Janinë për të kërkuar ndihmë për kishën e Shën Ndreut.

Konsulli rus në Mitrovicë (1905) njofton Qendrën për lëvizjen e prijësve të kryengritësve shqiptarë (Sulejman Batusha), për organizimin e një mbledhjeje nga këta të fundit në Istniç dhe për hartimin e disa kërkesave që do ti dërgohen Portës së Lartë: lirimi i ushtarëve shqiptarë, anullimi i reformës mbi tokën.

Flitet për luftëra e beteja në rajonet veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë. Më 1909, konsulli rus në Janinë njofton ambasadën ruse në Stamboll për zgjedhjet parlamentare dhe sidomos për mënyrën se si fitoi kandidatura e Ismail Qemalit si deputet i Beratit (tre vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë).

Në një letër të vitit 1911 flitet për raportet ruso-turke dhe për krijimin e një partie demokratike që mund të shkaktonte incidente në parlament. Sinodi (këshilli) i mitropolisë së Korçës nuk e pranon propozimin e konsullit rus në Manastir për mënyrën e ndarjes së trashëgimisë së Grigor Nukes (1912).

Në një raport të konsullit rus në Shkodër (1912) njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë për cilësinë e deputetëve të këtij vilajeti (Riza Bej, Myrteza Efendi). Në marrëdhëniet ekonomike ka të dhëna për veprimtarinë e përfaqësisë tregtare shqiptare në Odesë (viti 1889); fermane perandorake për të lejuar shkëmbim mallrash, importe, si dhe për çmimet e tyre (viti 1904).

Në fushën e arsimit ka të dhëna për shtypje dhe shpërndarje librash në gjuhën shqipe në Odesë dhe vende të tjera.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Raca shqiptare .... Studim Anthropologjik e Historik 1196325395-raca-shqiptareAmi Boué, si qindra të tjerë që s’po i përmëndim, ësht prekur nga dukja
fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij La Turquie d’Europe (Paris 1842)
ai shkruan : «ata i u përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të
kujtojnë tipat më të bukur të malsorvet sviceranë me fytyrën vezake, me
hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se të
trashë e me trajtat e hedhura». 1)

Cyprien Robert-i, që ka njohur
vetëm gëgët, në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thot se
Shqiptarët kanë «sy të vogjël, shikim të drejtë e të ngulur, vetulla lë
holla, hundë të mprehtë, kokë të gjatë, ball të sheshtë, qafë tepër të
gjatë, krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e
nervoze.» 2)Nga shkrimtarët e tjerë, dikush thot se Shqiptarët i kanë syt e shkruar
ose bojë qielli dhe flokët e verdhë e gati t’artë; dikush tjetër —
Pouqueville-i, për shëmbull — shkruan se syt i kanë të zezë. Këto
shënime, me gjithë se në përgjithsi flasin mirë për ne, qëndrojnë kaq
lark njëri tjetrit sa të bëjnë të besoshë se nuk ka një njësi fizike të
tipit shqiptar. Por mos të harrojmë se këto nuk janë veçse vëré të
përcipëshme e, më të shumtën e herës, sentimentale. Vetëm në nji pikë që
të gjithë auktorët janë të një mendimi: në bukurin, plastike të
Shqiptarvet. Dhe kjo bukuri pranohet edhe prej anthropologëve të
vërtetë. Por këta të fundit hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive
trupore dhe pranojnë, me ndonjë përjashtim të vogël, njësin fizike të
tipit shqiptar dhe, bashkë me këtë, origjinën e njëjtjë të racës s’onë.
3)Konti de Gobineau, që ësht marrë me shumë se cilido tjetër me problemin e
ndryshimit të racave njerzore, ka paraqitur një suazë deri diku të
saktë të tipit shqiptar. Në tomin e dytë të veprës së tij të bujëshme
Essai sur l’inégalité des races humaines, botuar më 1853, ai i u kushton
gati nji kapitull të gjithë Thrakasvet e Ilirvet të vjetër dhe, bashkë
me këta, Shqiptarvet të rij që pat njohur kur ishte Ministër fuqiplot i
Francës në Greqi. De Gobineau, origjinën t’onë e gjen te Ilirët, «të
denjë për emrin popull» ; mirret pak me historin e me gjuhën e tyre dhe
pastaj flet mbi individualitetin fizik: «Shqiptari, në pjesën e vërtetë
kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive q’e
rrethojnë. Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të
ngushtë me Vllahun. Marëdhënjet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht
me fqinjët q’e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak
(primitiv), por karaktri i tij i veçantë nuk ësht çdukur. Si shënja
themelore, vihen ré tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një
skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të
kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies
kalmuke, 4) por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies ësht
trajtuar…. Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore.
Vijat, me gjithë se të bukura, janë të dukëshme si te Maxharët dhe nuk riprodhojnë, n’asnjë mënyrë, hollësin e
modelit grek. 5)Më posht, kur flet për popullin bask, ai shkruan këto
fjalë për “luftarin shqiptar”: “te ky i funtmi kam vën re një ndryshim
të dukshëm, një kontrast të math me popujt q’e rrethojnë. Ësht e
pamundur të ngatrrosh Arnautët me Tyrqit, me Grekët ose me Boshnjakët.
Përkundrazi, ësht pun’ e vështirë të dallosh një Euskara 6) nga fqinjët e
tij të Francës dhe të Spanjës. Fizionomija e Baskut, me gjithë se shumë
tërheqse, nuk ka kurrgjë të posaçme. Gjaku i tij ësht i bukur,
organizimi energjik; por përzjerja, ose më mirë ngatrrimi i përzjerjeve,
bie në sy tek ai. Nuk e ka aspak dukjen e racave omogjene, përgjasimin e
individve me shoqi shojnë, ça ngjan a un haut degré te Shqiptarët. 7)Me
gjithë se fuqija e vijave të fytyrës e bëjnë kontin de Gobineau te
dyshojë se mos ndër Shqiptarë ka, sa do pak, gjak oriental si në
popullin hungarez, përfundimi që ai jep ësht i prerë: Shqiptarët janë
arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shënja të veçanta që i dallojnë mirë
prej të gjithë popujve të tjerë të botës.

Por, me një herë pas
librit të famshëm të atit të doktrinës së racizmit që pati ndikim të
math sidomos ndër Gjermanë, nuk doli në dritë ndonjë studim i thellë
shkencor që të mirrej me Shqiptarët. Matja e gjashtë kafkave, i dha
rasje anthropologut të famshëm Wirchow 8) që të bëjë disa konstatime me
rëndësi dhe Zampa-s që të shkruajë një studim tërheqës me titullin
Anthropologie illyrienne në «Revue d’Anthropologie» më 1886.Tregonjsi qefalik mesatar i këtyre kafkave, që munt të jenë gjetur, të
gjashta, në Shkodër, arrin në 90.1, ça tregon një iperbrakiqefali të
fortë. 9)

Më 1897 Glueck botoi të parin studim anthropologjik të
gjërë mbi racën t’onë: Zur Physischen Anthropologie der Albanesen. Mati
tridhjet vetë t’ardhur nga Prizreni, nga Gjakova e nga vise të tjera të
Kosovës. I ranë në dorë edhe nëntë kafka që e kishin tregonjsin msatar
87.1 që barasohet me 89.1 për kokën e të gjallit. Përfundimi i Glueck-ut
— që populli shqiptar përbëhet prej dy racash të ndryshme — nuk u
pranua prej’ shkencëtarvet q’u thelluan më tepër në studimet
anthropologjike. Pittard-i, në një vëré që i bën këtij studimi, shton
se, edhe në qofshin, këto dy raca nuk i u përgjigjen dy ndarjeve
gjeografike të Gegëve e të Toskëve, ashtu sikurse kujtonte shkencëtari
gjerman. 10) Për të plotsuar vargun e studimeve ahthropologjike që janë
bërë mbi Shqipërin, nuk duhen lënë pa përmëndur edhe Hamy për veprën
Contribution á l’anthropologie de la Haute Albanie (Bulletin du Muséum
d’Histoire Naturelle, Paris, 1900) dhe Deniker për veprën Les peuples
balkaniques (surtout les Serbes et les Bulgares) au point de vue
anthropologique - Institut français d’anthropologie (séance du 16 avrili
1913).Shënime të vogla e veré me karakter somatik gjenden edhe ndër shumë
“vepra ethnografësh që janë marrë me vëndin t’onë Ndër këta, më të
njohur janë Hahn (Albanische Studien, Jena, 1854), Hecquart (Histoire et
description de la Haute Albanie, 1859), Lejean (Ethnographie de la
Turquie d’Europe, Gotha, 1861) dhe Nopcsa (Beitrage Zur Vorgeschichte
und Ethnologie Nordalbaniens. Wiss. Mitth. aus Bosnien. und Herzegowina,
vol. XX).

Anthropologë të ndryshëm, që ndër vjetët e parë të
këtij shekulli janë interesuar për racën t’onë, kanë bërë studime lë
shumta, por të mbështetur në lëndë shumë të ‘kufizuar. Sish bjenë në sy
Adamiti që ka botuar në Kajro artikullin e titulluar Les Pelasges et
leur descendants les Albanais; Apostolides që ka botuar më 1907 në
«Buletin de l’Institut Egyptien» IV serie, Nr. 6-7, një studim mbi
Pellazgët dhe Elenët, Pellazgët e Shqiptarët; Drontchilov Kroum që ka
botuar në «Spis Bulgars Akad. Navuk»- vol. XXI të Sofjes një monografi
23 faqesh të titulluar Prinos Kerum anhropopogiiata na Albantsite. 11)

Pisko,
në një vepër të botuar më 1904 (Aufnahme der Haar -und Augenfarben bei
albanesischen Schulkindern, Zeitsch. Ethn. Berlin) ka studjuar ngjyrën e
flokvet e të syvet në 572 fëmij të shkollave të ShkodrësStudime me vlerë më të madhe, pse të bëra prej dy shkencëtarësh me
kompetencë të pakundërshtuarshme janë ato të Ugo Vram-it, profesor i
Anthropologjis n’Universitetin e Romës, dhe të Giuffrida — Ruggeri-t. I
pari, në vitin 1902, i ftuar prej Ministris s’Arsimit Botor, mori pjesë
në një mision shkencëtarësh që vizitoi Shqipërin dhe Malin e Zi. Verét e
tij të vlerëshme i botoi më 1907 nën titullin Antropologia della
Zatriebach në volumin e XXIV të Buletinit të Societá Adriatica di
Scienze Naturali të Triestit. I dyti, në studimin I dati craniologici
sull’Albania e due crani albanesi inediti që përmbahet nga «Archivio per
l’Antropologia» volum i parë, Firenze, merr në shqyrtim të gjitha
shënimet kraniometrike që janë botuar prej anthropologësh të ndryshëm
përpara vitit 1921. Ndër këto kafka ” gjënden edhe ato q’u nxuarën prej
nekropoleve. Ësht, prandaj, rasja që Auktori të mirret me origjinën e
popullit shqiptar duke u mbështetur vetëm mbi elementet e paraqitura
prej kraniologjis. Për të spjeguar brakiqefalin zotronjse të Shqiptarvet
të sotshëm, ai thot se në bregdetin lindor t’Adriatikut ajo përbën
gjenetikisht një karakter zotronjës mbi dolilkoqefalin ; ky karakter
zotronjës duket se ka ndihmuar mjaft për trajtimin e shumë qëndrave
krejtësisht brakiqefale ndër kohë pak a shumë të vona. 12)Një studim të
mirë mbi kafkat e Shqiptarvet, me gjithë se të varfër në materjal, e ka
bërë Kaessbacher: Metrische und vergleichende Untersuchung an Albanern
Schaedeln, Z- Anat. u. Entv. B d. 90, H. 2, faqe 199-221.Por studimet më të plota mbi racën t’onë janë bërë prej shkencëtarvet
austriakë A. Haberlandt e V, Lebzelter, prej Weninger-it, prej
studjonjësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugéne
Pittard. Dy të paret gjatë Luftës së Madhe u ndodhën në Shqipërin e
pushtuar prej fuqive austro-hungareze. Bënë studime mbi një grup
vullnetarësh që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një
numër lë vogël civilash e të burgosurish shqiptarë që ishin kapur prej
Serbëve.

Janë matur 140 vetë, të tërë meshkuj, madhorë me vërsë
njëzet vjeç e lart dhe, që të gjithë, me sa duket, t’ardhur nga krahinat
e Gegëris. Studimet e tyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer
Anthropologie» XVII, me titullin «Zur physischen Anthropologie der
Albanesen.”

Edhe Profesori J. Weninger studimin e ka bërë gjatë
Luftës së Madhe. Në verën e vitit 1918, ai ka gjetur në fushën e
përqëndrimit pranë Ashahut mbi Danub, n’Austrin e sipërme, 95 Shqiptarë
dhe vëzhgimet e imta mbi tiparet e tyre i ka botuar në veprën e
rëndësishme Rassenkundliche Untersuchunqen an Albanern, Vienë, 1934.Disa vjetë përpara tij, Anthropologu i njohur gjerman F. von Luschan
botoi në Voelker, Rassen. Sprachen (Welt-Verlag, Berlin, 1922) masat
anthropologjike mbi 130 Shqiptarë të hasur në Tyrqi.Profesori Eugéne
Pittard ësht interesuar për popujt e Balkanit përgjithërisht dhe për
Shqiptarët veçanërisht që më 1899, kur bëri udhtimin e parë për studime
anthropologjike në Dobruxhë. U takua këtu me përfaqsonjës të së gjitha
racave të Balkanit, ndër të cilët edhe me shumë Shqiptarë. Numri i
matjeve që bëri në këta të fundit kapi 112 vetë, të gjithë meshkuj në
moshë madhore që kishin ardhur në këtë krahinë nga vise të ndryshme të
Shqipëris për të fituar bukën e gojës duke punuar si muratorë e puntorë
bujqësije. Janë bërë pastaj disa kërkime më të kufizuara nga të cilat ka
një farë rëndësije stud.imi i kryer mbi 50 nga bashkë-kombasit t’anë,
të matur nga shërbimi i identifikimit gjyqsor të Bukureshtit dhe një
tjetër punim plot vlerë gjatë të cilit ai ka shqyrtuar tregonjësin
qefalik të 116 vetve. Por këto gjurmime, të bëra në një kohë kur
Shqipërija ndodhej e robëruar dhe shkelja e tokëve të sajë ishte gati e
pamundur, nuk e kënaqen Anthropologun e math. Në funt të studimit q’u
botua kur mbaroi Lufta e Përbotëshme, ai uron që Atdheu i ynë të dalë më
vehte ; në këtë mënyrë shkencëtarët do të munden të thellohen në
kërkime prehistorike gjatë të cilave, pa as më të voglin dyshim, “qoftë
streha e shkëmbënjve, qoftë trolli i kësollave, qofshin tumulet e
Shqipëris, do t’i japin historis së popujve të parë të Gadishullit
Ballkanik, drita zbulonjëse”. 13) Këtë dëshirë vetë Pittard-i e plotsoi
për herë të parë: më 1921 ai i ra vendit t’onë, bashkë me të shoqen,
kryq-e-tërthurë për t’a njohur këtë më mirë e më s’afërmi. Gjatë
këtij udhtimi që zgjati dy muaj, ai zbuloi pranë liqenit të Prespës një stacion neolitik. 14)

Si
përfundim të këtyre kërkimeve të shumta, Anthropologu zë-math i ka
falur botës shkencore një vark monografish të veçanta të botuara ndër
buletine teknike ose ndër vepra të posaçme bashkë me studime të tjera
mbi popujt e Ballkanit 15). ose ndër volume me karakter edhe më
përmbledhës, siç ësht, për shëmbull, vepra Les races et l’histoire, që
ka dalë në dritë më 1924.

Studimet e shkencëtarvet gjermanë dhe
ato të Zviceranit tërhoqën vëmëndjen e të gjithë botës shkencore e cila,
pas Luftës së Madhe, nisi të mirret me racën shqiptare. Por, për fat të
keq, në vënt që të bënin kërkime të reja, autorë të ndryshëm u muarën
me komentime e interpretime të lëndës së mbledhur prej Haberlandt-it,
Lebzelter-it e Pittard-it. 16) Do të shkoja shumë gjatë po t’i përmëndja
të gjitha monografit e shkruara mbi këtë subjekt. Po kujtoj vetëm emrin
e M. Tildesley-t që botoi në «Biometrika», më 1933, studimin e
titulluar The Albanian of the North and South.Dy anthropologë të dëgjuar italjanë kanë bërë, në këta vjetët e fundit,
studime të vlefshme, por të mbështetura gjithnjë mbi lëndën e mbledhur-
prej tre autorve të lartë-përmëndur. Nga këta, B. Battaglia ka mbrojtur
një pikëpamje që nuk duhet lënë pas dore prej gjurmonjsit t’arthëm. Ai
thot se tipi dinarik nuk duhet t’a ketë djepin e tij në gadishullin
Ballkanik, por ndër vise përtej Alpeve, duke qënë se ky tip në kohën e
metaleve kishte zbritur në Venecien Julie e deri në Toskanë, kurse në
bregdetin tjetër ballkanik nuk gjindet asnjë shënj’ e tij. Për sa i
takon Shqipëris, kjo do të thotë se stërgjyshrit t’anë Ilirët duhet të
kenë ardhur prej tokësh të ndodhura në veri të Danubit. 17) Por lënda
mbi të cilën mbështetet theza e tij ësht tepër e kufizuar. Me gjithë
këtë, janë shumë të vlefshme veprat e tij: Note d’Antropologia etnica
della Venezia Giulia e delle regioni dell’Adriatico orientale, shtypur
në «Atti dell’Accademia scientifica veneto-trentino-istrica», 1934;
Resti umani scheletrici di San Canziano, contributo allo studio
antropologico degli Illiri, shtypur në «Atti del Museo civico di storia
naturale di Trieste», 1939; Origine e caratteri antropologici degli
albanesi, botuar në “Minerva, rivista delle riviste”, 1939; Profilo
antropologico delle regioni danubiano-balcaniche, që gjëndet në veprën
më të përsosur italjane «Le razze e i popoli della terra» drejtuar nga
Benato Biasutti.Marcello Bodrini, profesor i Universitetit katolik të
Milanos ka paraqitur tashi së fundi, një monografi shumë të vlefshme mbi
anthropologjin e mbi demografin e Shqiptarvet në veprën «Principii di
economia albanese», të botuar prej Universitetit tregtar Luigi Bocconi.
Në tridhjet e pesë faqe, auktori i çquar amalizon mirë materialin e
mbledhur prej tre gjurmonjësve të përmëndur dhe nxjer nga ky material
përfundime të sakta, mbi. lartësin e shtatit, tregonjsin qefalik,
tregonjsin hundak dhe mbi ngjyrën e flokvet e të syvet.***
Përmëndëm deri tashi një vark të
gjatë autorësh e disa nga veprat e tyre. Lexonjsi i thjeshtë kishte për
të thënë se botës-shkencore i ka interesuar shumë problemi i racës
shqiptare dhe pa dyshim, pas kaq gërmimesh, do t’a ketë zgjidhur këtë
kryekëput. Për fat të keq, puna nuk qëndron kështu. Me gjithë se
shumëkushi ësht përzier, fort të pakët janë ata që kanë bërë studime të
thella mbi ethnos-in t’ënë. Pastaj, lënda që ësht marrë në shqyrtim ka
qënë mjaft e kufizuar. Nuk janë matur më tepër se gjashtqint vetë; edhe
këta, të takuar rasësisht në Dobruxhë, në Tyrqi ose në ndonjë repart
vullnetarësh e prandaj nuk ka qënë e mundur të zgjidhen në bazë
kriteresh të shëndosha shkencore për të përfaqsuar si duhet tipin e
vërtetë fizik të Shqiptarit. Kjo ka shkaktuar edhe që, në përfundimet e
arritura, të kemi ndryshime të dukëshme midis një autori dhe një autori
tjetër. Munt të ketë ndodhur edhe diçka tjetër — e për këtë gjë dyshon
edhe vetë Pittard-i: që disa autorë të kenë matur po ato kafka
Shqiptarësh dhe ata që kanë dashur të bëjnë një studim sintetik kanë
mihur nd’uj pse kanë shënuar një numër të math eksemplarësh, kurse në të
vërtetën ky numër ka qënë shumë i kufizuar. 18) Pastaj, për të thënë
fjalën e fundit mbi origjinën e popullit Shqiptar, nuk mjafton vetëm
përshkrimi i të gjallëve. Duhet të gërmojmë për të zbuluar sa më shumë
skeletra t’epokave të ndryshme dhe pastaj t’i marrim këta në shqyrtim,
punë kjo që do kohë dhe njerz kompetentë. Veprës s’anthropologut duhet
t’i vijë në ndihmë, në këtërasje, puna e arkeologut të kujdesshëm.Nga të gjithë emrat e
anthropologve që përmëndëm më lartë, vetëm katër a pesë kanë mbledhur
lëndë dhe kanë bërë studime me rrënjë. Të tjerët, kush me shumë e kush
më pak, janë mbështetur mbi veprat e këtyreve.

Por kjo lëndë kaq e
kufizuar nuk mjafton për të zgjidhur problemin e racës shqiptare. Duhen
gjurmime të tjera, duhen studime të reja. Haberlandt e Lebzelter, për
shëmbull, pretendoinë se gjatë matjeve janë siguruar për tipin e veçantë
të Kthellës të zbuluar me kohë prej Baron Nopsca-s dhe që dallohet prej
të tjerëve për trajtë të ngjyrosur fortë si tipi alpin, për shtat të
shkurtër, për iperbrakiqefali, për hundë të drejtë dhe për fytyrë shpesh
herë në trajtë trikëndshi. Mbi vëndin që duhet të zërë ky tip në
sistematikun e racave nuk dihet gjë me siguri. Ishuj q’e përmbajnë atë
janë zbuluar edhe në Bosnje e në Sërbi. Por a janë të sakta shënimet e
këtyre autorve ? Ku e ka origjinën ky tip për të cilin Pittard-i nuk
thotë asgjë, pse duket që nuk ka ditur ç’kanë shkruar dy anthropologët e
sipërm, dhe që Weninger-it nuk i ka rënë në sy asnjë herë, me gjithë se
e ka njohur nga Nopcsa ? Por pyetjet nuk kufizohen vetëm në tipin e
Kthellës. Dyshime lejnë sa të duash edhe për përqindjet e trajtave të
ndryshme e për saktësin e përshkrimit të këtyre trajtave. E, të gjitha
këto, jo pse anthropologve të përmëndur i u mungonte zotsija, por pse
këta nuk kanë pasur rasje e kohë të ‘grumbullojnë lëndë më tëshumtë.

Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t’a kërkojmë prej të
huajvet, por prej vetë Shqiptarvet. Ndër emrat e autorve te shumët q’u
përmëndën më lartë, lexonjsi do të ketë vënë ré se ka edhe disa
ballkanas që s’janë mjaftuar me studimin e racave të tyre, por kanë
futur hundën edhe në përshkrimin e racës s’onë. A nuk munt të mirremi
edhe ne me gjurmime të këtij fari ? Kemi, këtu, disa profesorë shkollash
të mesme që kishin për të dhënë kontribut të çquar në studimet
anlhropologjike, sikur të kishin një shtytje dhe mundësit për t’u
përgatitur.

Këtë shtytje dy organe duhet t’a japin: Ministrija e
Arsimit dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Për të zbuluar origjinën
t’onë dhe për të njohur vetvehten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur
studimit të racës që do të kishte për ne rendësi të barabartë, në mos më
të madhe, me studimin e gjuhës e të historis.

Në parathënjen e
librit Les Anciens Peuples de l’Europe të Dottin-it, Camille Julian-i
shkruan këto fjalë: «çështja e racës, sido që të zgjidhet, ësht çështja
më e rëndësishme në historin e popujvet. Munt edhe të thuhet se ne nuk e
kallzojmë këtë histori veçse për t’arrijtur në zgjidhjen e problemit të
racës.» 19) III.ORIGJINA E RACËS SHQIPTARE PROVA GJUHËSORE PER
AUTOKTONIN E RACËS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl
TË SOTËSHME - PËRFUNDIM.Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pat botuar në
Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t’onë.
1) Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t’albanologëve më të
rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipothezat e ndryshme që
mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se
origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën
së cilës ky popull i përket. Kështu, për shëmbull, s’kanë të bëjnë aspak
me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t’Anglosaksonëve, të
gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e
dheut, miren vesh në mes të tyre me anën e inglishtes. Por, për
Shqiptarët gjak e gjuhë kamë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend
Bardhit do t’i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos
të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me
siguri se ç’ësht kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga
gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kërkimet
anthropologjike.Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit
t’onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajë
indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i që, nëpër
studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e
pra të popullit t’onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-math i
Austris në Janinë, në veprën e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e
sotshme bijë t’ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m’i madhi albanolog i
shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t’a provojë këtë hipothezë.
Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e konsiderojnë
gjuhën t’onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa
albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I
famëshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë
Kombi i ynë dhe albanologjija, ësht i mendimit se shqipja ësht një gjuhë
thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg
njëri nga tjetri i u janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme.
Njëri — i August Schleicher-it — e vë shqipen në një degë indo-europjane
bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbleth që të trija nën
emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se
shqipja ësht një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por të dyja
këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para
ësht lënë thuaj se më nj’anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe, në
qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë mbështetje, nuk
pranohet n’asnjë mënyrë ngakundra dhe, në qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë
mbështetje, nuk pranohet n’asnjë mënyrë nga shumica e historjanvet dhe e
arkeologvet. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk
po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europjan,
por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk
dinë se ç’ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipothezat e para.


provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi
të veçantë për ne, pse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto
hipotheza do të thotë të vërtetohet në se Shqiptarët kanë qënë ngulur që
prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo
janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të
Zi. Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, pse një popull që
largohet prej një toke e vëndoset në një tokë tjetër duhet të ketë pasur
përpjekje, me doemos, më parë me fiset q’e kanë dëbuar e pastaj me
fiset që ka gjetur në vëndin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë
bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e
përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në
brumimin e racës.A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t’anë në viset ku stërnipët e tyre
ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më
nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis
që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç’thot Jokl-i ? A po, më në
funt, përpara shkeljes së Sërbvet në Ballkan, banonin më afër Detit të
Zi, në trikëndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e
Weigand-i?

Ndër këto kohët e funtme pesha ësht duke rënduar më
tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija
(autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg
Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar
fjalët e huaja greke e latine të Kishës që kanë hyrë prej kohësh më
shqipen, e gjen djepin e fisit t’onë në një vënt që duhet të ndodhet pa
tjetër afër Greqis nga njëra anë dhe afër Dalmacis nga ana tjetër, do me
thënë n’atë pjesë të buzës lindore t’Adriatikut që banohet edhe sot
prej Shqiptarvet. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, Autori i përmëndur
ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të
hershëm, hapsira jetsore e të parvet t’anë kufizohej në bjeshkët e
Shqipëris së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se
Matit. 3)Përkrahsi m’i math i origjinës ilirike dhe i autoktonis së Shqiptarvet
ësht profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo që njihet
prej të gjithë botës si auktoriteti m’i lartë në studimet mesapo-japige.
Për të provuar marëdhënjet që në kohë e në hapsirë lidhin shqipen me
ilirishten e vjetër dhe, për të vërtetuar vazhdimin historik e
gjeografik të Shqiptarvet të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet
në monumentet dhe inskripcionet mesapike të gjetura në Pulje e në
Kalabri, të cilat kanë përgjasim të math me inskripcjonet e rralla
ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për spjegimin e
këtyreve duhet përdorur pa tjetër shqipja e sotëshme e prandaj —
arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një
gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja shoqen. Në
këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i math po i kushton
mënt e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë: «I.
Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t’ilirishtes së
herëshme; II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e
gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e
përkatsive t’ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe
në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht
shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e
glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar
e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të
vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)Çështja e selis ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht
ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej
prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të
sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e
shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht
nga Hahn-i n’Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë
se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka
lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë
strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu
vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk
ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që
shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në
selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t’ilirishtes në fushën
toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe
për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një
soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që
fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në
mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t’Epirit, me
romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e
Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në
vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet,
në qoftë se kalidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin
sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)


në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i
shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe
qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë
thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra
të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e
gjeografikisht. 8) Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet
gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do
të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të
përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në
Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën
e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris
së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t’a rrëxuar edhe
këtë pretendim.Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe
me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit,” të Butrintit,
t’Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të
madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira
të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e
prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra
helenike dhe tjetra italike.Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit,
zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të
qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë
krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne
rëndësi, n’Afionën e ndodhur n’ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që
ka bërë një studim t’imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta
bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i
përkasin shekullit të shtatë pas Krishtit. Varrezat e Komanit, si pas
këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të
vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m’i math i
tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë pas Krishtit;
por ka edhe mjaft asosh q’i përkasin një kohe shumë më të lashtë.
Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një
vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an’ e kand tokës
së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që
po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë
hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim
materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes’ e tij rrjeth prej një kohe
përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim
traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një
periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e
qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12)
Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë
studjozë të tjerë.Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden
edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e
parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë
shënj’ e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me
siguri se n’ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e
gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi
sllav q’erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të
paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e
Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ësht
vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë
shkelur në tokët t’ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise
shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri
shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur
në shqipen. Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav
zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q’u
zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më
të vjetra nga pushtimi sllav.Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të
zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet
se një pjes’ e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet
përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të
ndonjë fisi sllav ose avar, t’ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet
gjashtë e shtatë pas Krishtit, ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi,
duket krejtë e natyrëshme që ata t’i përkasin atij ethnos-i që banonte
në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej
epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë
pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht
spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t’ona të
kenë shkapërcyer detin për shkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë
vëndosur n’ishullin më të math të Jonit.***
Anthropologët i akuzojnë
pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për
të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë.
Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje
përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t’anthropologjis që të çfaqin
mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt. Kjo mungesë kujdesi
e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy
me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto
gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë
mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e
Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë
dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një
numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se
Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)Kemi, veç,
një nekropol të vjetër që ka një farë
që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në
varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to
janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u. Përfundimi i këtyre studimeve
vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit
mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të
paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në
Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin
në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak çfaqet në
dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë
t’ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit
dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m’e
shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta),
kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t’i ikqyrim
rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se
këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të
kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë
një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera. Raca verjake na
çfaqet m’e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë
për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t’ardhur,
por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një
fenomen, pra, shkencorisht izbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar edhé.

Otto Reche, në
veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se
të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të
metalit krahinën Picenum t’Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e
nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona.
Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të
gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm.
167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi
tjetër mbi racën ilirike munt t’a nxjerrim nga sa kanë shkruar
kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që
kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të
Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t’ona. Këta janë
Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci
i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me përjashtim të
Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18)
Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me
flokë e me sy t’errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do
më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19)
Po t’u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes
së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i
pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe idyti në kishën e Shën Vitalit, do të na bjenë në sy me një herë tiparet
dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se
ësht e racës mesdhetare. 20)

Nga këto pak shënime kuptojmë se
anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të
mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se
nuk e mohon n’asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na
japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që
të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me
tipare q’i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët
nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e
tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit
e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i
përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në
përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën t’onë: “Nuk
e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e
gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë
për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se
kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t’i
vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave
evropjane: n’atë të racës dinarike.21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të
tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke
ndjekur gjithkund bregdetin lindor t’Adriatikut e prandaj popujt që
ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide
e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e
një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij
mbi origjinën e popullit t’onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të
jenë stërnipat më autentikë t’ilirvet të vjetër.» 23) Por, thuaj se të
gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t’ënë tipare që provojnë
se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët
dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe
ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra, dyshime që
duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me
gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë
të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët
ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë,
gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të
kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e
sotëshme…” 24) Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një
tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te
gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi
duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin
qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se
llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë
që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në
përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë
janë orvatur t’a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në
disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme
kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull
kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë.
Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur
anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija
kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin
në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë
me popujt jo të gjakut arjan t’ardhur prej kontinentit lindor. Por sot
të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë
shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë
kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit —
me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona
tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej
kafkavedolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i këtë
fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e Savojës; 26)
Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të
lodhemi për t’a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të
popujvet, pse sot, në shumë krahina t’Evropës, nga të cilat në disa
lugina t’Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)


kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet
gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një
studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin
gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri
tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të
gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga
të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë
e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

Ësht
pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i
diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane
ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij
kanë mbetur gjallë gjer në ditët t’ona në popullin shqiptar.Disa vjetë më parë u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që
banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden.
Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë
lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull para Krishtit. Ky
tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar
me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të
drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e
të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e
zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në
këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e
ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej
dielli. Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të
Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të
cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në
mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e
tij binin mu në mes t’altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur,
për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të
kemi asnjë dyshim; varret rreth - e - rrotull sajë vërtetojnë se, një
soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t’i varrosnin të dashurit
e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që
banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky
kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me
përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka
origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se
fisi ilir i Peonvet adhuronte diellinnë trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një
shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i
Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet
dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që
përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç’thamë, janë të njëj
gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e
çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll
shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër
t’Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t’u ngjitur përpara
agimit në majën e malit Pangeo që t’i falej Diellit, i cili për të ishte
Perëndija m’e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t’adhurimit të
diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre
ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për
shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç’janë thirrur shumë nga princat e vëndit,
dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit
thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj’ e qartë
kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën eMath ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine
me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte
m’i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në
Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj’ prej mbretit të vëndit.
Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e
Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë
gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të
tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q’u qe caktuar, por mbreti nuk u a
jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n’atë çast po hynte në shtëpi nga
një bir’ e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe
ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe,
me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit.
Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua
bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e
pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i
Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli
adhurohej.Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante
populli ilir dhe popujt q’ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura
gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit
t’onë.

Marre nga : werwolf88.wordpress.com

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons