Studiuesi francez Pjer Batiffoli, gjatë vizitës nëpër kishat e Beratit në vitin 1865 mbeti i mahnitur nga zbulimi i disa Kodikëve të vjetër kishtarë. Nga Kodikët më të njohur, për të cilët na flet Batiffoli është Codex purpurus Beratius Ø, vepër e shek. VI-të si dhe Codex aureus Anthimi që i përket shekullit të IX-të.
Por si u bë e mundur që ky Kodik të mbërrinte deri në ditët tona?
Atdheu ynë, Shqipëria gjithmonë ka qënë në fokusin e pushtimeve nga armiqtë e ndryshëm. Luftrat e panumërta sillnin gjithnjë me vete përndekje e shkatërrime si edhe grabitjen e vlerave kulturore.
Në vitin 1356 serbët dogjën Beratin, që ishte një nga qendrat kryesore të zhvillimit të arbërit dhe të Kishës Orthodhokse. Pikërisht në këtë situatë të vështirë, meshtari Skuripeqi së bashku me murgun Theodhulos ngarkuan në 27 thasë Kodikët e Shenjtë kishtarë dhe i fshehën, me qëllim që kultura Shqiptare të mos dëmtohej dhe grabitej e që ky komb të mos mbetej pa traditë e histori.
Gjatë Luftës së I-rë botërore austriakët që pushtuan Beratin dhe rrethinat e tij përdorën të gjitha mjetet, që nga premtimet joshëse dhe deri tek kërcënimet kundër epitropëve të kalasë, për të treguar vendin e fshehtë.
Kështu që këto vepra të shenjta mbijetuan në sajë të njerëzve shpresëtarë e patriotë të Kishës sonë. Kjo histori e thjeshtë por heroike është përsëritur sa e sa herë nëpër shekuj, ku të huaj të tjerë herë nën petkun e mikut e herë nën kërcënimin e armëve, u përpoqën t’i grabisin këto thesare të popullit tonë. E në të gjitha këto raste, shpresëtaria e popullit orthodhoks i ka dalë për zot duke i ruajtur si dritën e syve këta libra të shenjtë, ashtu siç ka ruajtur edhe thesaret e tjera që përbëjnë identitetin tonë kombëtar. (31)
Deri në pushtimin e Shqipërisë nga italianët fashistë, Kodikët e Beratit u paraqiteshin besimtarëve vetëm një herë në vit, në të kremten e Shën Joan Pagëzorit. Më vonë ata u ruajtën me fshehtësi nga kleri dhe epitropët e kishave të Beratit. Kodikët e Beratit janë zbuluar shumë vonë. Në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të. Zbuluesi i tyre është psalti i qytetit të Beratit Nasi Papavli nga lagja Mangalen. Zbulimi i tyre u bë në këto rrethana;
Nasi ishte djalë prifti dhe çdo të Djelë që në moshë të re, shoqëronte të atin kur ngjitej në lagjen kala për të meshuar në Kishën e Shën Trinisë, për ta ndihmuar dhe për të mësuar të psalë. Kur djali u rrit dhe ishte në moshë madhore, një ditë pas meshës, kur kisha ishte e boshatisur nga besimtarët, i ati e thirri brenda në Hierore dhe i tha se do t’i tregonte një sekret të rëndësishëm.
Ai i tregoi një kapak pranë Tryezës së Shenjtë dhe i tha që ta hiqte. Para syve të djalit u duk në errësirë një gropë e thellë. Aty i tha i ati, janë fshehur dy libra me vlerë të madhe, të cilët të huajt janë përpjekur t’i shtien në dorë.
Pasi i ati vdiq Nasi mori rrugën e kurbetit, shkoi në Amerikë për të siguruar jetën e familjes. Pas shumë vjetësh u kthye në atdhe. Thonë se amanetin se tret dheu dhe Nasit i rëndonte shumë amaneti i të atit, por nuk shihte asnjë rrugëdalje. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe italianët nisën të interesoheshin për ato dy libra.
Pas çlirimit të vendit në vitin 1956, Nasi u transferua familjarisht në Tiranë dhe u krijuan kushte për ta ndjekur problemin. Megjithatë nuk e pati të lehtë sepse përmbajtja e librave ishte fetare dhe regjimi ishte ateist.
Më në fund, trokiti në Institutin e Shkencave ku kërkoi takim me Prof. Dr. Aleks Budën, kryetar i këtij Instituti. Ai e priti, e dëgjoi me vëmendje dhe i premtoi se do të interesohej dhe do ta njoftonte. Në takimin tjetër Prof. Dr. Aleks Buda i tha se çështjen ja kishte referuar Degës së Brendshme të Beratit, kishte shkuar edhe vetë në Berat, por përgjigje nuk kishte marrë.
Siç duket epitropët e klasës nuk kishin besim tek autoritetet komuniste. Pësëmbëdhjetë vjet me radhë Nasi, çdo dy javë shkonte në Institutin e Shkencave për të marrë ndonjë përgjigje.
Më në fund vëllimet u gjetën dhe vetëm atëherë Nasi mësoi se dy librat aq të kërkuar nga të huajt ishin Kodikët e shekujve të hershëm me vlerë të rrallë historike. Por Kodikët ishin dëmtuar keq nga lagështira dhe kishin nevojë të restauroheshin, prandaj u dërguan në Kinë rreth viteve 70-të.
Duart e arta të artizanëve kinezë i kthyen Kodikët në gjëndjen e mëparshme dhe pas disa vitesh iu dorëzuan Arkivit Qendror të Shtetit ku ndodhen edhe sot, nën dispozicionin e studiuesve shqiptarë. Dorëzimi i Kodikëve u bë me ceremoni.
Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të lartë. Ato ditë Prof. Dr. Aleks Buda botoi një artikull të gjatë në gazetën “Zëri i Popullit” për rëndësinë e Kodikëve të Beratit, ku shprehte njëkohësisht konsideratën e tij të veçantë për familjen e Nasi Papapavlit.
Kur i biri e falenderoi atë për çka kishte shkruar në gazetë, Prof. Dr. Aleks Buda iu përgjigj: “U çlirova nga një barrë e rëndë morale karshi babait tuaj, i cili me një përkushtim, këmbëngulje dhe durim të habitshëm nuk reshti së ardhuri në Institut çdo dy javë, për 15 vjet rresht, për të marrë ndonjë përgjigje për fatin e Kodikëve.