Pjetër Budi
Pjetër Budi u lind në vitin 1566 në fshatin Guri Bardhë në rrethin e Matit.
Mësimet
e para dhe formimin e tij intelektual i mori në vendlidje pranë disa
Ipeshkëve të ndryshëm që ndodheshin gjatë asaj kohe në ved.
Deri në moshën 21-vjeçare mendohet se ka qëndruar në fshatin e lindjes.
Më pas bëhet prift dhe në vitin 1587 emërohet famullitar në Kosovë.
Më vonë shërben për rreth 17 vjet si zëvendës i përgjithshëm për dioqezat katolike të Sërbisë.
Në
një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mosdijeninë e
popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla
shqipe.
Më pas vendoset në Romë, ku nuk qëndron kohë të gjatë.
Kthehet përsëri në Shqipëri ku emërohet peshkop i Sapës dhe i Sardës.
Ai këmbëngulte që ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe.
Pengesë
serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës
kombëtare, përveç pushtuesit osman, Pjetër Budi, shikonte edhe klerikët e
huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare.
Këta,
duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin
sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin
përpjekjet e tyre për çlirim.
Në këto rrethana,
Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj,
edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri.
Prandaj
më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të
zonës së Shkodrës, Zadrimës e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të
nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj.
Në Dhjetor të vitit 1622 mbytet pabesishtë duke kaluar lumin Drin.
Mendohet
se vdekja e tij nuk ishte aksidentale por e planifikuar nga persona të
pabesë të qarqeve të shumta anti-shqiptare që shikonin tek budi një
atdhetar të flakët dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për
çlirim kombëtar nga zgjedha e huaj.
Këtë e vërteton
më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e
shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës.
Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.
Gjatë
jetës së tij Pjetër Budi u angazhua për dëbimin e Perandorisë Osmane
nga Ballkani dhe në të njëjten kohë punojë dhe botojë një sërë veprash
fetare në gjuhën shqipe.
Përktheu dhe botoi disa vepra fetare.
Autor
i parë i njohur deri më tani i prozës në gjuhen shqipe. Veprat e Budit
janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por
qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar.
Ato
do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale
në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës
shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u
shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të
arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa
se popujt e tjerë.
Për qëllimin dhe rëndësinë e
tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i
shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur
kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtuesëve këtë
veprimtari të lartë kombëtare.
Po të studjohen me
kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit
origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat
janë krijime origjinale në prozë.
Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të Rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë.
Në
faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70
faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për
mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë
bashkatdhetarëve.
Deri më sot letra është
konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron
drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari.
Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale.
Në
këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet
shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij
amtare.
Budi përshkruan traditat e zakone
shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka
hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet.
Për
këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e
"leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë
popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë...
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare.
Edhe
pse në të ndihet ndikimi i leteraturës kishtare latine, ai është
munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke
shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të
pasur.
Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij.
Pjetër
Budi na ka lënë (trashëgim) 23 vjersha me mbi 2 300 vargje, prandaj me
të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale.
Është
e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të
lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe
edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e
fjalës shqipe.
Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur relativisht vone.
Për herë të parë ajo u botua në Prishtinë në vitin 1986.
Ndërsa në Shqipëri, poezia e Pjetër Budit u bë e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka në vitin 2002.
Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi.
Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare.
Ishte
organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga
zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave
shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.
Gjatë viteve 1616 - 1622 bëri disa udhëtime
radhazi në Itali, kryesishtë për qëllime atdhetare por edhe për të
botuar veprat e tij.
Gjatë 29 vjetëve që shërbeu
në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua
edhe për një veprimtari të dendur atdhetare.
Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij i'a kushtoi çlirimit të vendit.
Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera.
Ai
bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve
shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe
Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe
ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar.
Çlirimin
dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos
te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e
vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.
Për jetën, veprimtarinë, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta.
Edhe
ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që
botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali
të quajtur Gocadin.
Kjo letër është një dokument
me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit,
por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është
një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur
kundër pushtuesit.
Sikurse shkruhej në letrën që i
dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621 në Romë,
ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte
ndihma.
Letra e tij është një projekt i një
kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe
organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e
tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj.
Ndër të tjera shkruan:
"Kur
u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe
disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër
këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë …
për t'u çliruar.
Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve…
Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë.
Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të zhgënjyera.
Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ligështua.
I dëshpëruar nga mosrealizimi i planeve të tij, i'u vu punës për të përkthyer e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe.
Budi
është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e dëgjon atë
që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i
kuptuar ato që thotë.
Me këmbëngulje dhe përpjekje
të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e
krishterë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra
e të rrëfyemit"...