Një medikamentit me emrin Truvada që parandalon infektimin me HIV ka marrë pëlqimin e Administratës për Ushqim dhe Barna në SHBA-së duke hapur rrugën në këtë mënyrë prodhimit të tij në masë. Ky vendim erdhi pasi provat klinike treguan se ky medicament mund të ulë rrezikun e infektimit me HIV-it te meshkujt homoseksualë nga 44 në 73 për qind tek të cilët është testuar që prej vitit 2004 kryesisht për të trajtuar kryesisht njerëzit e infektuar. Pilula është për konsumim të përditshmë dhe duhet të merret nga personat e shëndetshëm që janë në rrezik të lartë të infektimit me HIV-it, duke përfshirë çiftet me një partner HIV-pozitiv.
Megjithatë skeptikët shqetësohen se prodhimi I medikamentit për parandalimin e HIV-it mund të nxisë sjellje të rrezikshme seksuale ose të krijojnë variacione të drogës rezistente ndaj virusit.
Vendimi përfundimtar mbi barin pritet nga mesi i qershorit dhe nëse kjo ndodh ky do të jetë një miratim historik në luftën kundër virusit HIV. Ky medicament aktualisht kushton 900 dollarë për një kurë njëmujore. /albobserver/