Shtatori i këtij viti shënoi rekord me vapën munduese në të gjithë Europën. Muaji, i cili u mbyll para 4 ditesh, do të kujtohet si më përvëluesi i 150 viteve të fundit. Temperaturat kanë arritur pikun edhe në veri të kontinentit.
Kështu, në Londër termometri shënoi 27-30 gradë, në Paris 25-28 gradë, ndërsa në Britaninë e Madhe ndryshe nga çdo vit, qytetarët kanë nxituar drejt detit, pasi në muajt e verës dielli ka munguar në brigjet britanike.
Shkak për këtë situatë të pazakontë edhe në Shqipëri është prania e një mase ajrore subtropikale e cila po zgjan në mënyrë jo normale, e që do të zgjasë deri në fundin e jave. Pikërisht, në fundin e javës se parë të Tetorit, pritet që i ftohti të vijë nga veriu i Europës.Atehere a mund te mendojme se bota po ftohet...?