Afron i nxehti saharian. Meteorologët japin alarmin
Vala e të nxehtit Saharian prek italinë. Vapa ekstreme vjen nga Maroku e Mauritania shpjegojnë meteorologët të cilët kanë dhënë alarmin e kuq në 14 qytete që konsiderohen në rrezik ndërsa temperaturat arrijnë pikun të dielën sipas paralajmërimit të lëshuar dhe nga Ministritë e Shëndetësisë.
Në 11 qendra të tjera urbane niveli alarmit është portokalli që nënkupton rrezik për kategori të caktuara. Temperaturat pritet të jenë në normë për këtë stinë vetëm në Katania dhe Bari. Termometri në Romë shënoi 38 gradë e një plan operacional ëshët vënë në jetë për të shpërndarë ujë falas në metro dhe muze në orët më të nxehta nga ora 12 në 15. Masa janë marrë dhe në qytete të tjera ku janë ngritur qendra urgjencë si dhe janë venë në dispozicion numra telefoni për të siguruar ndihmë të shpëjtë apo infiormacione rreth të nxehtit dhe problëmëve të lidhura me të.
Paralajmërime për një valë ekstreme të nxehti janë lëshuar dhe në Gjermani, ku ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje popullsisë të ketë kujdes të vecantë.
Në Berlin termometri shënoi 31 gradë, por meteorologët paralajmëruan rritje vertikale deri në afro 40 gradë celcius gjatë fundjavës. Autoritetet flasin për një korrent të nxehtë ajri me drejtim veri- jug i kombinuar me presion të lartë atmosferik që do të rrisë me disa gradë temperaturat.
Temperaturat mbi 30 gradë cilësohen si të pazakonta sidomos për Gjermaninë lindore ndaj Ministrise se Shëndetesisë ka nxjerrë një sërë udhëzimesh si dhe u ka këshilluar banorëve të evitojnë të qëndrojnë jashtë në orët e pikut.