Një iPhone 5 i rremë, i frymëzuar nga imazhe të zbuluara (rrjedhura) të pajisjes nga burime anonime, është zbuluar se po shitet në Kinë. Sipas Reuters, “HiPhone 5″ është i disponueshëm nga Taobao dhe shitet për 200 juan ose rreth 20 stërlina.
Megjithatë cilësia e telefonit ndryshon sipas çmimit, me versionin më të mirë të pajisjes që kushton rreth 800 juan ose 76 stërlina. Pajisja vjen me ngjyrë të kuqe dhe rozë.
Mediat kineze raportojnë se iPhone 5 i rremë është më i hollë se iPhone 4, dhe se pajisja është jashtëzakonisht e lehtë sa që të bën të mendosh sikur po mban një lodër plastike në dorë.