Në vitin 1812 u shfaq për herë të parë një përmbledhje e përrallave të Vëllezërve Grim. Që prej atëherë ato kanë ndryshuar shumë gjatë dyqind viteve të fundit. Gazeta Bild sjell se çfarë mungonte.
Rapunzela ose flokëgjata vizitohet nga princi në kullën ku ishte izoluar dhe ky i fundit e lë shtatzënë.
Princi bretkosë nuk u puth nga princesha, por ajo e përplasi atë për muri.
Borëbardha e nxori mollën e helmatisur për shkak se shërbëtori i princit nga tërbimi e goditi atë në shpinë. Borëbardha u hakmor ndaj njerkës duke e detyruar të kërcente në dasmën e saj me këpucë të ndezura derisa vdiq.
Ujku e vrau fillimisht gjyshen e Kësulëkuqes. Më pas e ndau copa- copa dhe mbushi me gjakun e saj një shishe. Kësulëkuqja erdhi dhe e hëngri mishin, pa e ditur se çfarë ishte. Më pas ujku hëngri dhe Kësulëkuqen.
Në dasmën e Hirushes, pëllumbat ia nxorën sytë me çukitje motrave të saj të këqija.