PAÇE KOKE
Për 4-5 persona duhen:
Lëng koke 1 litër,
gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje,
miell 1 luge kafeje,
spec djegës 1/2 luge kafeje,
kripë, piper, uthull 2-3 lugë,
hudhra 4-5 thelpinj,
1 qepë, karota 2-3 copë,
selino, majdanoz
Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë
gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet
ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr
të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë
majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet
lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa
të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i
marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i
zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe për
disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen
hudhra të shtypura me uthull.