Mesazhi që NASA ua dërgoi alienëve në hapësirë
Ky informacion është i vendosur në disa inçizime, një për secilën anije, së bashku me udhëzimet se si të përdoret pajisja për t’i luajtur ato.
Inçizimet përmbajnë 116 foto, 90 minuta muzikë, përshëndetje në 50 gjuhë, dhe një mesazh nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Jimmy Carter.
Këto imazhe shpjegojnë se si është të jesh njeri, shoqërinë dhe biologjinë tonë, duke mos u përfshirë luftërat, varfëria, sëmundjet, krimet, ideologjia dhe feja.
Që të gjitha këto anije po dërgojnë mesazhe prapa në Tokë, duke treguar se ende janë të aktivizuara që nga atëherë, por të cilat priten të mbesin pa energji deri më 2020
Por, pse do të dëshironte NASA që t’i njoftonte alienët për jetën dhe njerëzit në Tokë? Madje, letra e shkruar nga Jimmy Carter është mjaft e çuditshme, sikur SHBA-të dhe NASA janë të sigurt se atje larg sistemit tonë diellor ndodhet dikush.
Në deklaratën e nënshkruar nga Jimmy Carter, drejtuar alienëve, thuhet: “Kjo anije Voyager ishte ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi një komunitet i 240 milionë qenieve njerëzore në mesin e 4 miliardë njerëzve të cilët jetojnë në planetin Tokë. Ne njerëzit jemi ende të ndarë në shtete kombe, por këto shtete janë duke u bërë shpejt një civilizim i vetëm global. Ne po e hedhim këtë mesazh në kozmos. Është e mundshme që t’iu shpëtojmë miliarda viteve në të ardhmen, kur civilizimi ynë të jetë ndryshuar thellësisht dhe sipërfaqja e Tokës të ketë ndryshuar. Prej 200 miliardë yjeve në Rrugën e Qumështit, disa – ndoshta shumë prej tyre – mund të kenë planetë të banueshëm dhe civilizime që jetojnë në to. Nëse një civilizim i tillë e kapë Voyager-in dhe mund t’i kuptojë këto përmbajtje të incizuara, atëherë ky është mesazhi ynë: Kjo është e tashmja e një bote të vogël dhe të largët, shenja nga zërat tanë, shkenca jonë, imazhet tona, muzika jonë, mendimet tona dhe ndjenjat tona. Ne jemi duke u përpjekur t’i mbijetojmë kohës sonë kështu që të jetojmë në të tuajën. Ne shpresojmë se një ditë, do ta zgjidhim problemin me të cilin përballemi, t’i bashkohemi një komuniteti të civilizimeve galaktike. Ky incizim përfaqëson shpresën tonë dhe vendosmërinë, dhe qëllimin tonë për një univers të madh dhe të mrekullueshëm. Shtëpia e Bardhë, 16 qershor, 1977”.