Ushtria ruse krijon armë që mund të shkatërrojnë dronët deri në 10 km larg
Dronët mund të përdoren për qëllime mbikëqyrjeje apo në luftë për të lëshuar raketat. Çfarë duhet të bëjmë për të ndaluar sulmet me dronë? Ushtria ruse ka gjetur një mënyrë të re për të zbuluar dronët dhe për t’i shkatërruar ata.
Rusia ka krijuar një armë me frekuencë të lartë që mund të shkatërrojë një dron apo raketë deri në 10 km larg. Arma është në gjendje gjithashtu të ndërpresë sinjalet e pajisjeve elektronike, duke shkaktuar kështu humbje kontrolli tek pajisjet.
Ushtria do ta prezantojë këtë shpikje të re gjatë eventit ndërkombëtar që do të zhvillohet nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë në ditët e ardhshme, citon krokodili. Arma mund të përdoret edhe për të monitoruar avionët. Kur vendoset tek një platformë e veçantë, arma është e aftë të sigurojë mbrojtje në 3600.