Forumi Kuq E Zi
Akullnajat po shkrihen, katastrofa po vjen Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Akullnajat po shkrihen, katastrofa po vjen Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Akullnajat po shkrihen, katastrofa po vjen Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Akullnajat po shkrihen, katastrofa po vjen Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Paralajmërimi… Akullnajat po shkrihen, katastrofa po vjen


Akullnajat po shkrihen, katastrofa po vjen Screen-Shot-2015-06-06-at-23.38.20

Ndërkohë që në Bon të Gjermanisë po mbahet konferenca e OKB-së mbi ndryshimet klimatike, punimet e së cilës do të vazhdojnë deri më 11 qershor, një ekip shkencëtarësh po përgatitet të kthehet në një nga akullnajat më të studiuara tropikale në botë. Akullnajat e Perusë po shkrihen, duke rrezikuar furnizimin me ujë të shkretëtirave bregdetare, ku jetojnë 70 përqind e qytetarëve të saj dhe duke kërcënuar sigurinë hidroenergjetike dhe ushqimore të vendit.

Dr. Lonnie Thompson dhe ekipi i tij nga universiteti shtetëror i Ohajos janë duke u përgatitur për një tjetër udhëtim në Peru. Ata së shpejti do të shkojnë në Akullnajën Quelccaya, akullnaja tropikale më e studiuar në botë. Ky ekip ka punuar në këtë rajon që nga mesi i viteve 1970. “Ne jemi këtu në Cusco dhe po përgatitemi të shkojmë në akullnajën Quelccaya, të cilën e kemi studiuar që nga viti 1974, dhe objektivi ynë këtë vit është që së pari të fotografojmë të gjithë akullnajën Qori Kalis. Ne kemi filluar ta fotografojmë këtë akullnajë që në vitin 1978 dhe që atëherë kemi dokumentuar një zvogëlim të saj çdo dy deri në tre vjet.”

Këto fotografi, të marra gjatë një periudhe 33-vjeçare, ilustrojnë zvogëlimin e saj të konsiderueshëm. Ato tregojnë akullnajën Qori Kalis, një luginë akulli, e cila është pjesë e akullnajës Quelccaya.

Sipas Qendrës Kombëtare të Borës dhe Akullit, Qori Kalis është tërhequr 1,1 kilometra, ose pothuajse 50 për qind, që nga viti 1963 kur filluan matjet e saj.

Ndryshimet klimatike kërcënojnë zhdukjen e plotë të akullnajave në vendet tropikale të Andeve brenda 20 viteve të ardhshme, duke vënë në rrezik burimet e ujit, të energjisë dhe ushqimit, thuhet në një raport të Bankës Botërore të vitit 2009. Sipas raportit, shkrirja e akullnajave mund të dëmtojë rëndë furnizimin me ujë pijshëm dhe sektorin e bujqësisë në vendet e Andeve.

Kjo mund të dëmtojë rëndë edhe industrinë e prodhimit të energjisë nga uji, që përbën 50 për qind të prodhimit të energjisë në Bolivi, Ekuador dhe Peru. Zoti Thompson dhe ekipi i tij janë kthyer në rajon për të vlerësuar situatën dhe për të marrë mostra të akullit. “Unë pres që shkrirja e akullit të vazhdojë dhe mendoj se ne do të gjejmë bimë të vjetra të ekspozuara nga shkrirja e akullnajës. Ajo ka vazhduar të shkrihet në pjesën më të madhe të kohës që ne e kemi monitoruar dhe në fakt një pjesë e saj është shndërruar në liqen dhe tani edhe pjesa rreth liqenit ka filluar të shkrihet. Do të shohim se në çfarë shkalle po vazhdon shkrirja e saj”.

Zoti Thompson dhe ekipi i tij gjatë vizitës së tyre në Amerikën e Jugut do të vizitojnë edhe universitetet e vendit si Universitetin Kombëtar të Shën Antonit në Cusco. Peruja është ndër vendet më të prekura nga ndryshimet i klimës të shkaktuara nga njeriu. Në këtë vend të Andeve ndodhen 70 përqind të akullnajave tropikale të botës, të cilat kanë humbur më shumë se një të pestën e madhësisë së tyre në vetëm tre dekada. Si rezultat i kësaj shkrirje masive, 300.000 njerëz që jetojnë në lartësi do të përballen me vështirësi ndërkohë që bari dhe bimët fillojnë të thahen, cikli i mbjelljeve çrregullohet dhe valët e të ftohtit bëhen më të shpeshta dhe me të ashpëra.

Lima është kryeqyteti i dytë më i madh në botë i ndërtuar në shkretëtirë, pas Kajros. 10 milionë banorët Limës varen nga uji i akullnajave për hidrocentralet dhe për ujitje. Ekipi i zotit Thompson do të udhëtojë në një lartësi prej 5100 metrash, për të studiuar akullnajën më të madhe tropikale në botë, Quelcca. Mostrat që ata do të marrin gjatë kësaj ekspedite, do të analizohen nga specialistë amerikanë në Ohajo. Shtresat e pluhurit, që kanë rënë në stinë të ndryshme, e bëjnë të mundur numërimin e viteve, ashtu si rrathët në trungun e një peme. Izotopet e oksigjenit në flluskat e ajrit që ndodhen brenda akullit tregojnë ndryshimet në temperaturë, duke ndihmuar studiuesit të kuptojnë se si ka ndryshuar moti në kohët e lashta.

Ekipi gjithashtu beson se do të gjejë fosile bimësh më të vjetra se 6300 vjet, të cilat mund të mos jenë më të mbuluara nga akulli. Kjo do të provojë se akullnaja është sot më e vogël se sa ka qënë në 63 shekujt e fundit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons