Në Spanjën jugore zbulohen skica, të cilat përbëjnë hieroglifët më të lashtë të krijuar ndonjëherë nga dora e njeriut.
Shkencëtarët i zbuluan ato gjatë një studimi që po kryenin
në një shpellë, në qytetin Niercha. Në shpellë janë zbuluar 6-të skicime, apo thënë ndryshe hieroglifë, të cilët janë krijuar me qymyr druri dhe në to janë pikturuar disa foka.
Siç edhe rezultoi pas analizës së karbonit, që u gjend në shpellë, këto “korniza” kanë një moshë mbi 43,5 mijë vjeçare.
Deri më sot, hieroglifët më të vjetër të zbuluar në shpellë, janë ato të zbuluara në shpellën Sove të Francës me një moshë përkatësisht 32 mijë vjeçare.
Skicat e Niercha, janë krijim i njeriut Neandertal, që konsiderohen kushërinj të lagët të njeriut “modern” të sotëm