Fëmija 5-vjeçar befason: Mami, kam qenë aktor, jam rimishëruar!
Jeta e një nëne u kthye përmbys kur djali i saj 5-vjeçar i rrëfeu se në jetën tjetër kishte qenë një aktor Hollywood-i dhe më pas ishte rimishëruar. Gjithçka nisi kur djali i saj ishte 4 vjeç dhe përjetonte vazhdimisht akthe dhe ëndrra të frikshme. Vetëm një vit më vonë, Ryan Hammons e ndau sekretin me nënën e tij.
Duke folur në programin televiziv ‘Today’, në SHBA nëna e vogëlushit, Cyndi Hammons nga Oklahoma u shpreh: “Ai më tha: “mami dua të tregoj diçka, unë kam qenë dikush tjetër”.
Gruaja tregon se fillimisht nuk i dha rëndësi, por nisi të besonte se nuk bëhej fjalë thjesht për imagjinatën e shfrenuar të fëmijës së saj, kur u përball me nivelin shkokues të detajeve të imëta që ai mund të risillte nga e shkuara e tij.
Djaloshi i tregoi nënës së në jetën e tij të shkuar udhëtonte shpesh, punonte me yje të kinemasë si Rita Hayworth dhe kërcente në Broadway. Cindy, e cila është rritur në një familje të krishterë, nuk beson në rimishërim.
Nisur nga detajet e dhëna nga i biri, gruaja kërkoi në një librari në Hollywood, ku gjeti një film të vitit 1932 me titull ‘Night After Night’.
Duke shfletuar librin, 5-vjeçari ndali tek një aktor i panjohur, i cili kishte interpretuar në film, duke thënë: “Ky jam unë, kështu kam qenë”.
Përgjegjësi i arkivit e identifikoi aktorin e panjohur si Marty Martyn, i cili kishte interpretuar në pak filma dhe më pas ishte bërë një agjent në Hollywood. Ai kishte vdekur në vitin 1964.
Të gjitha detajet e rrëfyera nga 5-vjeçari përputhen me jetën e aktorit, për të cilin nuk dihej asgjë deri në momentin që ai e bëri të njohur.
Marrë nga Gazeta Shqip