Në Brazilin jug-lindor, në Parauapebas, një nënë pasi u khtye në shtëpi e gjeti fëmijën e saj 3 vjeç duke përkëdhelur një krokodil. Pas shirave të shumtë në rajon, kafsha rreth 1.5 metra kishte hyrë në shtëpi, kishte qëndruasr pas kanapese dhe nuk ishte fare i shqetësuar që fëmija i vogël po luante me të. E ema, ishte tmerruar por kishte arritur të rrëmbente djalin e tij duke thirrur më pas zjarrëfikësit për të kapur krokodilin.
Sipas zjarrfikësve që erdhën menjëherë, fëmija ka qenë me shumë fat. Ata mendojnë se arsyeja e vetme që aligatori nuk e ka ngrënë menjëherë fëmijën është për shkak se zvarraniku nuk ka qenë i uritur. Ndryshe ai do ta kishte copëtuar menjëherë fëmijën.
Kafsha pasi u kap u lëshua në një zonë larg zonave të banuara.