Sulmohet “website” i Kryeministrisë
Mëngjesin e së mërkurës, faqja online e Kryeministrisë është bërë prè e një sulmi nga hackerat të mbiquajtur “Redanons-Al”.
Edhe në momentet aktuale është e pamundur të kihet akses në versionin zyrtar, por tashmë është zhdukur mesazhi i publikuar nga hackerat, i cili ishte shoqëruar me disa pika.
Kryesisht, mesazhi i drejtohej shoqërisë civile për t’u angazhuar në protesta qytetare për një jetë më të mirë, një gjykatë më të drejtë, një mundësi arsimi të barabartë, si dhe kundër opozitës aktuale inekzistente.
Hackerat kanë falënderuar Prokurorinë, që urdhëroi arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani.
Gjithashtu pati edhe thirrje kundër “presioneve” për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. / Top Channel
[center]