Dashamir Biçaku
TIRANE- Zhvatën florinjtë e grabitur, por nuk mundën të arratisen. Tre të rinj, të moshës 19 deri në 20 vjeç, arritën të bastisin në një argjendari në kryeqytet një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe objektesh floriri që mbaheshin në vitrinë dhe në vendet poshtë banakut. Ata nuk mundën të ikin larg për t’i shpëtuar policisë, pasi ndërhyrja bëri që ata të arrestoheshin pak kohë pas krimit. Nga ngjarja mbeti i plagosur pronari i argjendarisë, Pavllo Shkaba, i cili u godit nga një prej grabitësve me qytën e pistoletës në kokë. Dorian Mema, 18 vjeç, banues në Tiranë, Rigels Leka, 18 vjeç, banues në Shkozë, Erjon Kola, 20 vjeç, banues po në lagjen në Shkozë të Tiranës, janë autorët e dyshuar të grabitjes, të cilët u arrestuan nga policia pas krimit.
Personi i fundit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por policia mundi t’a ndalonte në banesën e tij në Shkozë pak minuta pas krimit. Ngjarja ndodhi dje, në mesditë, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, në kryeqytet, rreth orës 11:30. Tre personat e maskuar hynë me shpejtësi në argjendari. “Ata erdhën nga tregu ushqimor që ndodhet në pjesën veriore të sheshit “Avni Rustemi”, ndërsa më parë kishin vënë maskat në fytyrë. Kaluan përpara dyqanit tim, por nuk i kuptova. Mendova se do të ishin nga këta të rinjtë që organizojnë festat e fantazmave dhe kaq. Pas pak minutash dëgjova zhurma dhe të bërtitura”. Kështu tregon një burrë me thinja, pronar i një dyqani pranë vendit të ngjarjes.
Ai thotë se mori vesh më vonë që personat ishin larguar në drejtimin e sipërm të rrugës, ku edhe ishin ndaluar nga policia. Vetëm pesë minuta zgjati aventura e tre të rinjve, Rigels Leka, Dorian Mehmeti dhe Erion Kolës, te cilët hynë në argjendarinë “Pavllo”, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Ata qëlluan me qytën e pistoletës në kokë pronarin dhe kanë marre prej andej bizhuteri të shtrenjta. Sipas policisë, autorët mbanin me vete një armë pistoletë “Zastava”.
Pas krimit dy nga autorët morën rrugën andej nga erdhën, ndërsa Erjon Kola mori rrugën e kundërt, duke mundur të largohet në banesën e tij. Dy personat e tjerë, u ndoqën nga një patrullë e policisë së Komisariatit nr.1, por sapo mbaron tregu ushqimor, ata u ndanë. Njëri mori rrugën për në krahun lindor, drejt rrugës “Tefta Tashko”, ndërsa tjetri për në vazhdim të tregut ushqimor. Aty ai u ndalua nga punonjësi i policisë së Repartit të Sigurisë dhe Ceremonialit të Policisë së Shtetit, që ruan filialin e Bankës së Shqipërisë. Më pas në ndihmë të tij mbërriti patrulla që i vuri prangat.