Forumi Kuq E Zi
Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas

Të dashur miq, Nata e mbrëmshme qe ekstreme. “Pushtimi tokësor” i Gazës rezultoi në dhjetëra të vrarë dhe automjete të mbushura me palestinezë të të gjitha moshave të gjymtuar, të shqyer, që kullonin gjak, ngjitheshin e vdisnin – të gjithë civilë, të gjithë të pafajshëm.

Heronjtë në ambulancë dhe në të gjithë spitalet e Gazës janë duke punuar me turne 12-24 orëshe, të zverdhur nga lodhja dhe ngarkesa çnjerëzore (pa rroga në spitalin Shifa për katër muajt e fundit), kujdesen, vënë përparësi, orvaten të kuptojnë kaosin e papërshkrueshëm të trupave, shifrave, gjymtyrëve, që ecin, që nuk ecin, që marrin frymë, që nuk marrin frymë, që rrjedhin gjak, që nuk rrjedhin gjak. NJERËZ!

Tani, të trajtuar edhe njëherë si kafshë nga “ushtria me morale e botës”.

Respekti im për të plagosurit është i pafundëm, në vendosmërinë e tyre të përmbajtur në mes të dhimbjes, agonisë dhe shokut; admirimi im për stafin dhe vullnetarët është i pafund, afërsia ime me “sumud-in” palestinez me jep forcë, edhe pse hera-herës dua thjesht të klith, të shtrëngoj dikë, të qaj, të kundërmoj aromën e lëkurës dhe flokut të një fëmije të ngrohtë, mbuluar në gjak, të mbrojmë veten në një përqafim të pafund – por këtë nuk e përballojmë dot as ne, as ata.

Fytyra të mbuluara nga hiri – oh JO! Mos, edhe një tjetër ngarkesë të gjymtuarish që kullojnë gjak, ne kemi akoma liqenet e gjakut në dyshemenë e urgjencës, pirgje fashosh kulluese të ngopura me gjak për të pastruar – oh – pastruesit, kudo, që largojnë me shpejtësi gjakun dhe copëzat e hequra të mishit, flokët, rrobat, tubat – mbetjet nga të vdekurit – të gjithë të larguar që aty … për t’u përgatitur sërish, për t’u përsëritur e tëra kjo. Më shumë se 100 raste mbërritën në spitalin Shifa në 24 orët e fundit. Shumë për një spital të madh të mirëtrajnuar dhe të mirëpajisur me gjithçka, por këtu – pothuaj asgjë: s’ka energji, ujë, aksesorë, ilaçe, tavolina operacioni, instrumenta, monitorë – të gjitha të ndryshkura, sikur janë marrë nga muzetë e spitaleve të së djeshmes. Por ata nuk ankohen, këta heronj. Ecin kështu, si luftëtarë, me kokën lart, jashtëzakonisht të vendosur.

Dhe ndërsa shkruaj këto fjalë për ju, vetëm, në një krevat, lotët rrjedhin, lotët e ngrohtë, por të pavlerë të dhimbjes dhe pikëllimit, të zemërimit dhe frikës. Kjo s’mund të jetë ngjarje e vërtetë!

Dhe pastaj, bash tani, orkestra e makinës luftarake të Izraelit fillon sërish simfoninë e saj tmerruese, bash tani: repartet e artilerisë nga barkat e marinës nga bregu, hungërimat e F16-ave, avionët e pështirë pa pilot (në arabisht “zennanis”, çekiçët), dhe Apache-t e rrëmujshëm. Të gjithë të prodhuar në ShBA dhe të paguar prej tyre.

Z. Obama, a ke zemër ti?

Të ftoj të kalosh një natë, vetëm një natë, me ne në Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta.

Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinë.

S’ka njeri me zemër dhe pushtet që të kthehej nga një natë në Shifa pa vendosmërinë për të ndaluar masakrën e popullit palestinez.

Por të pashpirtët dhe të pamëshirshmit i kanë bërë llogaritjet e tyre dhe kanë planifikuar një tjetër masakër “dahiya” në Gaza.

Lumenjtë e gjakut do të vazhdojnë të rrjedhin natën që vjen. E dëgjoj që i kanë ndezuar instrumentet e tyre të vdekjes.

Të lutem! Bëj çfarë mundesh. Kjo, KJO nuk mund të vazhdojë.
Mads Gilbert MD PhD
Profesor dhe Drejtues Klinik.

Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas 1405947066-gaza-mjekui

Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas 1405947066-gaza-mjekui1

Letera rrenqethese e shkruar nga nje mjek ne Gaza drejtuar njerezimit dhe Obamas 1405947066-gaza

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons