Pëllumbi i bardhë është një simbol I paqes dhe lëshimi I tij simbolizon gjithnjë një apel për të. Por nëse pëllumbi sulmohet në momentin kur lëshohet, mos ndoshta nënkupton se paqja në këtë rast nuk do të vijë kurrë?!
Ditën e djeshme, Papa Benedikti XVI lëshoi një pëllumb të bardhë i cili për pak sa nuk përfundoi në copa pasi u sulmua nga një pulëbardhë, që mesa duket nuk e kishte dëgjuar mesazhin e Atit të Shenjtë për paqe në botë. Pulëbardha e sulmoi pëllumbin sapo Papa Benedikti XVI e lëshoi atë nga ballkoni i Vatikanit, në Sheshin Shën Pjetër përpara 2 mijë të rinjve nga Roma të cilët marshuan në emër të “Karvanit të Paqes”. Ky marshim organizohet çdo të diel të fundit të janarit dhe këtë radhë ishte hera e parë që sulmohej pëllumbi.