Tifozët armenë: Nuk janë të vërteta lajmet se ne do ta djegim flamurin shqiptar
Grupi i tifozëve armenë “First Armenian Front” që pritet të përkrahin kombëtaren e tyre në ndeshjen ndaj Shqipërisë që zhvillohet në Elbasan Arena, kanë mohuar se do ta djegin flamurin shqiptar.
Në ditët e fundit ishte raportuar se tifozët armenë kanë bashkëpunuar me tifozët serbë dhe në ndeshjen që zhvillohet në Shqipëri do të djegin flamurin kuqezi, por një gjë e tillë është mohuar të enjten nga tifozët.
“First Armenian Front dëshiron të njoftojë se asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me fansat serbë dhe asnjëherë nuk e kanë në plan të djegin ndonjë flamur në Shqipëri”, kanë njoftuar ata.
“Nuk janë të vërteta lajmet se ne do ta djegim flamurin shqiptar”, thuhet në njoftimin e tyre.
koha.net