S’ka dyshim se shumë nga ju tashmë
e dini këtë dukuri të çuditshme, për të tjerë ndoshta është hera e parë që e
dëgjojnë, por në çdo rast, misteri i lëvizjes së shkëmbinjve është një nga
misteret më interesante të planetit tonë.
Prej shumë vitesh, studiues nga të gjitha fushat kërkojnë të japin përgjigje
për të ashtuquajturin Sliding Rocks ose Sailing Stones i liqenit Racetrack
Playa në Kaliforni.
Në këtë vend, që është në Death Valley (Lugina e Vdekjes)
ndodh një dukuri e çuditshme që i bën këto shkëmbinj të rëndë, që peshojnë qindra kilogramë, të ecin në një trajektore të parregullt përgjatë rrugëve duke lënë
pas një gjurmë të gjatë si dëshmi e udhëtimit të tyre .
Lugina është formuar nga një liqen që në pjesën më të madhe të vitit është i
tharë.
Racetrack Playa është i gjerë rreth 4 km nga veriu në jug dhe rreth 2 km e gjerë nga lindja në
perëndim. Sipërfaqja e tij është e mbuluar me një shtresë argjili, që pak herë kur bie shi ai kthehet në një baltë të stërmadhe. Klima është e thatë dhe rralle
bie shi.
Në këtë panoramë janë vendosur gurë të shpërndarë me madhësi sa një guralec
deri në , shkëmbinj me një madhësi gjysmë ton, secili në rrugën të vet, të pavarur nga njëri tjetri.
Disa gurë lëvizin vetëm disa metra, të tjerë lëvizin rreth e qark, të tjerë
ecin drejt dhe pas disa qindra metrash ndryshojnë drejtimin papritmas.
Ajo që është më e çuditshëm në lidhje me këtë fenomen nuk është aq shumë fakti se gurët lëvizin, por pse më shumë se dy gurë njëri pranë tjetrit me të njëjtën madhësi lëvizin në drejtime të ndryshme, disa të tjerë udhëtojnë disa hapa dhe të tjerë qindra metra, apo disa gurë të mëdhenj lëvizin dhe ato më të vegjlit pranë nuk lëvizin, e ato më të palëvizshmit vihen në lëvizje.
E nëse i shtyn era si ja bën të kthehet prapa dhe të bëjë lëvizje zigzage?
Studimet më të avancuara në këtë zonë, kanë arritur në
përfundimin se gurët zhvendosen në kushte të caktuara atmosferike, ku argjili
bëhet rrëshqitës dhe era, shiu shtyjnë gurët përgjatë luginës, edhe për disa
arsye të pashpjegueshme, gurët lëvizin pothuajse gjithmonë natën dhe në kushte të këqija të motit, edhe pse disa konfirmojnë se kjo nuk është e vërtetë.
Edhe pse askush nuk ka parë ndonjëherë një masë shkëmbi të lëvizë, Dr. Robert
Sharp thotë se ka studiuar në vitet ‘70 lëvizjen e më shumë se 30 shkëmbinjve edhe se ka regjistruar lëvizje të shpejta deri në një metër për sekondë.
Duke gjykuar nga shenjat e lëna nga shkëmbinjtë, mund të supozohet se ata
lëvizin kur lugina është e mbuluar me baltë.
Mungesa e shenjave të tjera, ka përjashtuar mundësinë që pas lëvizjes së tyre mund të jetë një njeri apo kafshë.
Teoria më e pranuar është se lëvizjen e gurëve e shkakton era që fryn kryesisht
nga Jugu në Lindje dhe nga Veriu në Lindje.
Teoritë e tjera pohojnë se kjo gjë mund të shkaktohet nga akulli i ndihmuar nga era.
Për të përmbyllur misterin, gjatë studimeve të Dr. Sharp gurët kanë lëvizur
megjithëse disa pengesa ishin vendosur rreth tyre. Edhe më i pashpjegueshëm, është fakti se në 7 prej 30 gurëve që ishin studiuar pas një stuhie të fortë nuk u
duk ndonjë gjurmë e lëvizjes së tyre.
Deri më sot askush nuk ka arritur të japë një shpjegim racional për ketë
dukuri, se çfarë i bën ata të lëvizin...