Forumi Kuq E Zi
Parashikimi me lavjerres! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Parashikimi me lavjerres! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Parashikimi me lavjerres! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Parashikimi me lavjerres! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Parashikimi me lavjerres! Empty Parashikimi me lavjerres! 3/8/2011, 03:23

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Parashikimi me lavjerres! 23456710
Doni ta dini të vërtetën për vete? Jeni në dyshim për disa veprime që duhet t'i ndërmerrni? A më do? A do ta jap provimin? A ta pranoj dashurinë e ofruar...?

Për këto dhe hamendje tjera, fuqitë e fshehta të lavjerrësit do t'iu japin përgjigje në të gjitha pyetjet e përditshmërisë.

▪ Katerina von Aragoni, vajza e mbretit të Spanjës, Fedinandit, para se të martohej me mbretin Henrikun e VIII-të, kishte pranuar në audiencë një rrëfyese (treguese të fatit).

Ajo ia kishte dhënë asaj një lavjerës dhe i kishte kërkuar që t'i shtronte pyetjet që i sillnin shqetësime, respektivisht ia digjnin shpirtin. Mbretërresha kishte marrë lavjerrësin në dorë dhe ishte përqendruar mirë e mirë: "A do t'më besojë edhe në të ardhmen Henriku im, që po hyj tash në martesë si virgjëreshë?". Rrëfyesja iu përgjigj me "JO". "A do t'ia lindi atij djalin e dëshiruar? ". Përgjigja e saj ishte: "JO". "A do t'më dëbojë, duke marrë për shkas këtë gjë?". Përgjigjja e saj ishte: "PO".

Mbretëresha ishte zemëruar tej mase. Por, sidoqoftë, kureshtja, si edhe frika nga e ardhmja, e kishte sfiduar që ta bëjë edhe një pyetje shtesë. "A do të jetoj edhe shumë gjatë?". Edhe përgjigja në këtë pyetje ishte tejet negative. Krejtësisht e flakëruar nga inati, mbretëresha Katerinë e kishte larguar nga oborri rrëfyesen, duke e akuzuar si gënjeshtare.

Pavarësisht kësaj, fati i mbretëreshës duket se ishte paracaktuar - profecitë dolën të sakta. Katerilan nuk i lindi burrit të saj djalë. Në vitin 1527 mbreti deshi ta largojë nga oborri gruan e tij që nuk e deshi më, me këtë arsyetim: "Ajo është jo e ndershme, prandaj Zoti e ka ndëshkuar duke e lënë beronjë.

Që ta realizojë pa kurrfarë pengesash dashurinë e re të tij me Ana Bolejnën, mbreti urdhëron që mbretëreshën Katerina ta vendosin në një kështjellë sa më larg oborrit mbretëror. Në atë kështjellë, ajo vdes më 1536 nga tumori në zemër.

SI MUND TA PERCAKTOJE LAVJERRESI ARDHMERINE?

Kjo metodë e lashtë e prashikimit të së ardhmes mbështetet në burimet energjetike natyrore që rrezatojnë nga mbështjellësja fluide jomateriale që e përshkon trupin tonë dhe quhet AURA. Në të, si valë elektromagnetike, së bashku me të kaluarën dhe të ardhmen, janë të regjistruara të gjitha emocionet, dëshirat dhe synimet tona.

Mistikët modernë, tashmë janë të bindur se në saje të fuqive që rrezatojnë nga ndërvetëdija e jonë, përmes tundjes, respektivisht lëvizjes së trupit të lirë të varur në dorë në formë lavjerrësi që mbahet pezull në dorë, mund ta zbulojnë të vërtetën e kërkuar dhe ta parashohim të ardhmen.

Lavjerrësi mund t'iu përgjigjet shumë pyetjeve të përditshmërisë dhe përmes kësaj edhe t'iu ndihmojë që të merrni vendime me rëndësi jetike. Kjo është edhe njëra ndër metodat e arritjes deri tek profecia për të ardhmen, si dhe deri te e vërteta e mirëfilltë.

Përmes lavjerrësit mund t'i ndjeni paraprakisht sëmundjet, por edhe t'i hulumtoni dhe gjeni gjurmët e të zhdukurve, burimet e ujit, por edhe të çlironi personat e prekur nga fushat e dëmshme magnetike. Po ashtu, me ndihmën e lavjerësit mund ta lironi vendin e fjetjes, po edhe atë të punës nga këto ndikime negative, pastaj nga rrymat e tokës gjithashtu të dëmshme, por edhe të bëni shumë punë të mira për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Veprimi me lavjerrës është fare i thjeshtë dhe fare i mundshëm. Profesionistë të ndryshëm, përdorin lavjerrës me forma dhe përbërje substancash të llojllojshme. Shumë përkrahës të kësaj urtësie mistike për këtë qëllim, shfrytëzojnë një kristal prej kuarci. Ata besojnë se kristalet mund t'i vënë në pah më mirë fuqitë psikike. Mirëpo, edhe në gurët tjerë fisnik, si p.sh. Kuarci i trëndafiltë, hematite, karneoli, guri i Bernit ose ai i Rodonitit kanë fuqi shtesë të fshehta.

Sido që të jetë, ju si fillestarë, mos u brengosni për këto kërkesa speciale të përbërjes së substancave të lavjerrësit. Ju mjafton një send si barrë, që do të mund të lidhej e varej në një pe ose zinxhir të çfarëdo lloji. Gjatësia e perit ose zinxhirit, por as pesha e barrës nuk luan farë roli. Edhe një zinxhir personal që mban në qafë, me kusht që të kenë një barrë, mund të përdoret si lavjerës.

Për të gjetur përgjigjet në pyetjet e përditshmërisë, mjafton që lavjerrësin ta mbani në njërën dorë duke qenë absolutisht i përqendruar edhe në përgjigjet e mundshme që do të merrni, pavarësisht se a do të jenë përgjigje pozitive apo negative. Mbajeni me këtë rast perin, ose zinxhirin, fare lirë në mes dy gishtërinjve - gishtit tregues dhe atij të mesëm.

Lavjerrësi do të fillojë vetvetiu të tundet. Një lëvizje në drejtimin e akrepave të orës, ka domethënien e PO-së, ndërkaq drejtimi i kundërt me akrepat e orës, ka kuptimin e JO-së. Nëse vazhdon më tej tek pyetja pasuese, atëherë lavjerrësi sërish duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme, të qetësisë absolute.

Lavjerrëzi jep përgjigje në të gjitha pyetjet. A më do Agimi? A do të fejohem me të? A do ta kem së shpejti një fëmijë? A do të mbetem edhe më tej e shëndoshë? A do të jem e lumtur në jetë? Pyetjet sa më qartë që të jenë të formuluara, aq më konkrete do të jenë edhe përgjigjet.

Ju mund të kërkoni edhe këshilla, të shpjegoni gjërat, të gjeni të vërtetat, të shpjegoni situatat e dyshimta, e tek pastaj të merrni vendimin e mirëfilltë, që do të duhej ta merrni. Kjo do të thotë se, ju përmes lavjerrësit, mund ta përcaktoni vetë fatin tuaj. Lavjerrësi dhe profecia përmes tij mund t'iu ndihmojë edhe në përcaktimin e saktë të gjinisë gjatë shtatzënisë.

Nga shtatzëna kërkohet që të shtrihet në shtrat dhe mbi barkun e saj, përmes lavjerrësit, parashtrohet pyetja se çfarë gjinie është fryti në bark. Nëse lavjerrësi pas pyetjes lëviz në drejtimin e akrepave të orës, atëherë përgjigja është MASHKULL, ndërsa e kundërta nga lëvizja e akrepave të orës, përgjigja është FEMëR.

Përveç ato që theksuam si më sipër, duhet kihen parasysh edhe disa principe me lavjerrës:

- Kurrë mos praktikoni që disa herë në ditë t'i bëni pyetjen e njëjtë lavjerrësit, pa kaluar së paku 48 orë;

- Shpesh do të vëreni se në vend të lëvizjeve në drejtim të akrepave të orës, ose të kundërtën (për "PO" ose "JO"), mund të paraqitet edhe një lëvizje e tretë: "djathtas majtas" e lavjerrësit. Kjo është "lëvizje asnjanëse", që do të thotë se për këtë moment ai nuk ka përgjigje të prerë për pyetjen e jaj.

Kur të hasni në këso lëvizje të lavjerrësit, duhet ta dini se në këtë pyetje nuk ka përgjigje konkrete, sepse përgjigjja me "PO" ose "JO" duhet të varet edhe nga disa rrethana tjera që priten të përmbushen ndërkohë;

- Brenda një dite kurrë mos praktikoni t'i bëni më tepër se tri pyetja lavjerrësit, sepse dikur ajo nuk do t'iu jep përgjigje aq të sakta. Pse është kështu, ende nuk ka sqarim të duhur racional.

Dhe, si përfundim, kushedi, ndoshta, po t'i kishte besuar mbretëresha Katerinë fatit të paracaktuar, respektivisht shpjegimeve të rrëfyeses, duke i shtruar asaj edhe pyetjen se si do të mund ta farkonte vetë fatin e saj, respektivisht t'ia ndërronte kahet fatit të saj, ndoshta do t'i ishte shmangur fatkeqësisë që e shfronësoi.???

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons