“Atëherë, të gjithë jeni njoftuar se çfarë do të ndodhë. Kemi edhe 104 orë të tjera, ndaj mbahuni fort se ndodhemi para tronditjes së jetës tuaj”! Ky është apeli i sizmologut amerikan Mitchell Coombes, më 6 mars të 2011-ës, kur ai parashikoi tërmetin shkatërrues të Japonisë dhe cunamin që pasoi atë. Ditën e djeshme ai bën sërish një parashikim tjetër identik me të parin, duke dhënë sërish 104 orë afat. “Ok, gjithkush është paralajmëruar për atë çka do të ndodhë. Ndodhemi shumë pranë numërimit për së mbrapshti të 104 orëve për cunami. Këshilloj të gjithë ata të cilët jetojnë në bregdetin lindor të Uellsit dhe në bregdetin perëndimor të Amerikës, të përgatisin pajisjet e evakuimit sa më shpejt të jetë e mundur. Kisha paralajmëruar më 11 mars të 2011-ës, pas cunamit të Japonisë, se radhën tjetër tërmeti do të godasë Kaliforninë. Tërmeti i Sydneyt do të jetë 9.5 ballë të shkallës Rihter, ndërsa do të pasojnë dy tërmete të tjerë të shkallës 9.4 ballë. Njëkohësisht do të krijohet edhe cunami”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook. Më tej Coombes, pretendon se cunami do të hyjë më shumë se 70 milje në brendësi të bregdeteve që do të godasë. Sipas tij kjo fatkeqësi do të jetë kaq e madhe, saqë do të ndryshojë imazhi i botës dhe mbarë globit njëherë e përgjithmonë. Më 9 gusht në Orange County/Kaliforni është shënuar një tërmet 4.5 ballë i shkallës Rihter, të cilin e pasoi edhe një shpërthim i gazit natyror si pasojë e një çarjeje të tokës. Të gjithë shpresojnë që këtë radhë Mitchell Coombes të gabojë.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com