Injektimi i oksigjenit bën të mundur që njeriu të jetojë edhe pa marrë frymë. Kardilogu, John Keri së bashku me kolegët e tij mendojnë se kanë gjetur mënyrën e injektimit me oksigjen direkt në qarkullimin e gjakut. Sipas tyre kjo do të shpëtonte jetën e shumë pacientëve në situata emergjente.Megjithatë, injektimi i oksigjenit direkt në gjak për momentin është tepër i rrezikshëm për shkak se mund të formoj një fluskë të madhe të quajtur embolizëm – e cila mund të sjell pasoja fatale.Metoda e re e cila nuk është provuar ende tek njerëzit ngërthen oksigjenin në mikrofluskat e ndërtuara nga molekulat e yndyrës. “Është një lloj shkume, shumë e ngjashme me kremin për rruarje,” – ka deklaruar Kheir për Shots. “Qëllimi është bartja e gazit të oksigjenit në mënyrë injektuese.”Fluskat lirojnë oksigjenin në milisekonda në indet të cilat kanë mungesë të oksigjenit. Kjo ndodh për shkak se hemoglobina apo molekula në qelizat e kuqe të gjakut është në gjendje të absorboj menjëherë cdo molekulë oksigjeni.Deri tani, oksigjeni i injektuar është testuar vetëm në lepuj.Hulumtuesit kanë qenë në gjendje të mbajnë të gjallë lepujt për 15 minuta pa patur nevojë t’u japin atyre oksigjen me metodat e vjetra. Hapi i ardhshëm për hulumtuesit është testimi i kësaj metode tek njerëzit e shëndoshë.
Ndërsa, pjesa më kritike e studimit sipas hulumtuesve do të jetë identifikimi i pacientëve të cilëve do tu injektohej oksigjeni në rrethanat reale emergjente.
Ndërsa, pjesa më kritike e studimit sipas hulumtuesve do të jetë identifikimi i pacientëve të cilëve do tu injektohej oksigjeni në rrethanat reale emergjente.