Një i arratisur nga burgu në Kolumbi bëri një implant gjoksi dhe u vesh si grua në mënyrë që të mos e kthenin sërish në burg, por përpjekjet e tij shkuan kot.
Giovanni Rebolledo, i dënuar në vitin 2012 me 60 vite burg për rrëmbim personi, grabitje dhe shantazh, iu nënshtrua operacionit për tu bërë “Rosalinda”, por policia arriti ta kapte sërish.
Ai kishte nisur të punonte si prostitutë në distriktin Viejo Prado, në veri të Barranquilla, por agjentët arritën ta njihnin edhe pse kishte ndryshuar shumë.
Gazeta ‘El Tiempo’ bën të ditur se Giovanni Rebolledo ka qenë pjesë e bandës Los Topos. Ky grup përdorte femra të bukura për të joshur meshkuj të pasur dhe në momentin që ata pranonin të shkonin në shtëpinë e vajzave, torturoheshin me elektro-shok në mënyrë që të jepnin kartat bankare, numrat e pin-it dhe sende të tjera të vlefshme.