Dashi
Udhëheqës, luftëtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e
tij të fortë mund ta zbusë me ushqim të lehtë, kryesisht me perime, me
pak mish, pa pije të forta alkoolike dhe pa duhan.
Perimet e gjelbra
dhe të kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjël, panxharin e kuq duhet
t’i kemi në racionet tona të përditshme, sepse përmbajnë hekur, i cili i
nevojitet aq shumë dashit që ka predispozita potenciale për anemi. Për
të njëjtin shkak duhet ngrënë sa më shumë pemë të kuqe: qershi, vishnjë,
kumbulla të kuqe, rrush serezi.
Për shtendosje më së miri është të hahen rrushi i kaltër, kumbullat e kaltra, pemët me ngjyrë të kaltër përgjithësisht.
Demi
Me temperament melankolik, por me shëndet të mirë, demi i do
sportet, por edhe jetën e qetë e komode. Demi ka apetit të mirë, e do
ushqimin, nganjëherë është grykës, e do alkoolin, në mënyrë të veçantë
pijet luksoze.
Demat e duan kuzhinën dhe është interesante e dhëna,
kundruar nga aspekti historik, sipas së cilës helmueset më të njohura
kanë qenë të lindura pikërisht në këtë shenjë.
Duke e lënë anash
shakanë, lirisht uluni pranë tavolinës, të cilën me shkathtësi të madhe e
ka përgatitur demi. Meqenëse është i prirë të trashet, sidomos në vitet
e pjekurisë, i rekomandohet që ta kufizojë apetitin.
Demave u përgjigjen jashtëzakonisht pemët e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi...
Binjakët
Fëmijët
e Merkurit, me gjithë paqëndrueshmërinë e tyre, janë shumë simpatikë,
vitalë, rinorë dhe përplot energji fizike. Me një fjalë kjo shenjë
përjetësisht u takon njerëzve të rinj, të shpejtë, të cilët në mënyrë
imperative ecin në hap me kohën, ndaj para të gjithëve ata do ta
pranojnë makrobiotikën, vegjetarinë dhe secilin trend tjetër
nutricionistik.
Binjakët e duan zierjen, i duan gjellët e reja dhe
recetat e reja, por në aspektin e të ushqyerit janë shumë nazeli. Pasi
që nuk pëlqejnë të qëndrojnë gjatë ulur
rreth tavolinës, më me kënaqësi përcaktohen për shujta të pakta dhe të
shpeshta të cilat ta kujtojnë koktejin. Sidomos i pëlqejnë kuzhinat
ekzotike të vendeve të largëta.
Nga prodhimet e vendit duhet të
përdorin sa më shumë perime dhe pemë të ngjyrës indigo, si për shembull;
patëllxhanin, rrushin, manaferrat, qershitë e murrme.
Rreptësisht u ndalohet duhani dhe u rekomandohet pushimi.
Gaforrja
Gaforrja
sensibile e adhuron vatrën e shtëpisë, pastat dhe ëmbëlsirat, me çka i
kompenson vuajtjet e dashurisë dhe problemet e jetës.
Në pikëpamje
të ushqimit nuk është nazelie – ha gjithçka, por për shkak të barkut të
ndjeshëm duhet që t’i shmangë pijet e forta alkoolike, duhanin dhe
ushqimin djegës, me gjithë apetitin e mirë. Rëndom trashja është pasojë e
situatave fatkeqe emocionale.
Gaforreve u rekomandohen perimet dhe pemët me mbështjellës të verdhë,
si: speci, patatja, kungulli, banania, ananasi, dardha, grejpi, limoni.
Luani
Zjarri,
Dielli, drita, bollëku, janë simbole të luanit, shenjës më kërkuese të
Zodiakut. Ai do nga jeta më të mirën, sepse mendon se kjo i përket, ndaj
për këtë harxhon shumë para për të gjitha llojet e kënaqësive, duke
përfshirë këtu edhe ushqimin.
Luani në tryezë është mjaft nazeli dhe
kërkues, e çmon cilësinë më shumë se çdo shenjë tjetër e Zodiakut.
Ushqimin e vet duhet ta organizojë në varësi nga fakti se a ka probleme
me shtypjen e lartë apo me shtypjen e ulët. Kjo, kuptohet, ka të bëjë
edhe me kafenë. Duhanin duhet ta shmangë.
Klorofili është ai që i
duhet luanit, ndaj për këtë është e nevojshme që në ushqim të përfshijë
sasi më të mëdha të perimeve të gjelbra: lakrës me gjethe, lakrës,
radhiqes...
Virgjëresha Virgjëresha precize e mat me gram çdo zarzavate që
përfshihet në shujtën ditore, e cila nuk ka kufizime në pikëpamje të
shumëllojshmërisë, por ka kufizime në aspektin e sasisë: për shkak të
sistemit të ndjeshëm të tretjes Virgjëresha nuk bën të hajë shumë ushqim
përnjëherë dhe as të konsumojë pije të forta alkoolike.
Perimet e gjelbra gjethore dhe, përgjithësisht perimet e shumta janë ato që u duhet patjetër të lindurve në këtë shenjë.
Gjatë
kohës së të ushqyerit do të duhej pirë një gotë ujë, e cila
paraprakisht kishte qëndruar në dritë të gjelbër (poç i gjelbër) të
paktën 30 minuta.
Peshorja
Ajo që mund të supozohet për
shenjat e tjera të Zodiakut, për peshoren dihet botërisht: fjala është
për helmet të cilat i merr nëpërmjet ushqimit, me çka e shkatërron
shëndetin e vet, paçka se mund të thuhet se është shumë i mirë. Për këtë
peshoret duhet t’i shmangin duhanin, alkoolin dhe ushqimin e rëndë,
sidomos biberin, kafenë e zezë, çokollatën, sheqerin e bardhë dhe kripën
industriale. Do të thotë, duhet të konsumojnë kripë deti dhe mjaltë në
vend sheqerit (madje në pije të nxehta – vetëm se duhet të pritet ftohja
e tyre, sepse nxehtësia i shkatërron përbërësit e dobishëm të mjaltit).
Nga zarzavatet e tjera peshoreve u pëlqejnë: vaji i ullirit, mishi i
pulës dhe mishi i viçit. Pemët me ngjyrë portokalli: mango, ftoi
japonez, mandarina, pjeshka e verdhë, kajsia, pjepri, molla, karota, do
të duhej të ishin përherë në tryezën e peshores.
Akrepi
Akrepi
i fortë e do ushqimin pikant, në gjithçka e tepron, madje edhe pi
shumë. Për shkak të problemeve të mundshme me zorrën e trashë, në vend
të ushqimit të rëndë e të biberosur, të cilin e ka aq për qejf kjo
shenjë, rekomandohet ushqimi i lehtë.
Pemët të cilat i rekomandohen
akrepit janë: rrushi, manaferrat, kumbullat e kaltra, kungulli, banania,
ananasi, dardha, limoni, grejpi.
Perimet të cilat akrepi duhet t’i ketë gjithnjë në tavolinë janë: patatja, speci i verdhë, patëllxhani.
Shigjetari
Shigjetari
i pabrenga lehtë mund të vuajë nga mbipesha ne qoftë se nuk ia ndal
hovin apetitit të mirë, ndërsa trashet kryesisht në pjesën e kofshëve
dhe të brinjëve.
Kjo shenjë e horoskopit kënaqet me ushqimin,
prandaj dietat, të cilat duhet t’i mbajë sipas udhëzimit të mjekut, asaj
i shkaktojnë zemërim.
Ushqimin e shigjetarit duhet ta pasurojmë me
perime e pemë me ngjyrë vjollce: patëllxhanin, panxharin e kuq dhe
rrushin e murrmë.
Është mirë që shigjetari, gjatë ushqimit të tij,
ta pijë edhe një gotë ujë e cila paraprakisht kishte qëndruar 30 minuta
në dritën me ngjyrë vjollce.
Bricjapi
Pasi që në jetën e bricjapit nuk ka vend për ndonjë gjë pa
të cilën nuk mundet, ai është mjaft modest në kërkesat e tij lidhur me
ushqimin dhe mënyrën e jetës. Përgjithësisht, bricjapi e merr vetëm atë
që është më e domosdoshme për jetë: nuk pi kafe të zezë dhe pije të
shtrenjta, nuk ushqehet ne restorantet luksoze.
Bricjapi ka
konstruksion eshtëror dhe në parim nuk do të duhej të kishte probleme me
kilogramët, megjithatë do të duhej të merrte ushqim që përmban pak
yndyra për shkak të kolesterolit. Ushqimi ideal: gjithçka që është e
bardhë - djathi, qumështi, mishi i zogut...
Perimet dhe pemët të
cilat rekomandohen në mënyrë të veçantë për bricjapin janë spinaqi,
rrepa e vogël, panxhari i kuq dhe rrushi i kuq.
Ujori Ujori, i
çmuar si Promethe për shkak të lartësive të tij spirituale e
intelektuale, është mbështetës i kuzhinës vegjetariane dhe makrobiotike
me dëshirën që gjallesat të mos vuajnë për shkak të tij.
Ujori ka
forcën e mendjes, por jo edhe shumë energji fizike (Dielli në ekzil),
prandaj ka nevojë për më shumë pushim, gjumë, ritëm të rregullt jetese
dhe ushqimi.
Megjithëse nuk ka kufizime në pikëpamje të të ushqyerit, veç atyre që ia
imponojnë vetvetes, ujori do të duhej të hante pemë dhe perime të të
gjitha llojeve, përveç atyre që janë të tharta. Nga erëzat më e dobishme
është kripa e detit.
Peshqit
Shenja më komplekse e
Zodiakut, peshqit, ikën nga jeta e përditshme edhe sa i përket të
ushqyerit. Bashkësundimtari Jupiteri i krijon apetit të mirë, ndaj mes
peshqve ka shumë njerëz të trashë, madje tepër të trashë.
Rruga e dytë e ikjes është në alkoolizëm, pilulomani dhe drogë, prandaj psikiatri është mjeku më i vizituar nga kjo shenjë.
Peshqve
së tepërmi u bëjnë mirë perimet e ziera taze dhe pemët e ngjyrës indigo
në të kaltër dhe pemët e kaltra: patëllxhani, kumbullat, rrushi,
manaferrat...