Në stinënë e vjeshtës është e rëndësishme të hani ushqim i cili do ta përgatisë organizmin për kohë më të ftohtë. Ja disa nga ushqimet që janë më të mira për këtë gjë. Trajneri i njohur botëror, Lee Mullins, ju këshillon disa nga ushqimet që duhet të hani në vjeshtë.
Kungujt
Kungulli është i pasur me karotenoide të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira të dëmshme. Përveç kësaj është i pasur me hekur, zink dhe fibra.
Mollët
Mollët përmbajnë kalcium dhe vitaminë C, të cilët janë të domosdoshme për shëndetin e eshtrave dhe forcimin e imunitetit gjatë kohës më të ftohtë. Fibrat ndihmojnë për ta ruajtur tretjen e shëndetshme, ndërsa mollët janë të pasura edhe me antioksidantë.
Arrat amerikane
Arrat amerikane janë të pasura me yndyra që janë të mira për zemrën tonë dhe po ashtu edhe shumë të ushqyeshme.
Thanat
Thanat janë burim fantastik i antocianinit, antioksidantit, i cili i ndihmon shëndetit të zemrës.
Fiqtë
Fiqtë përmbajnë shumë fibra që do t’i nxjerrin toksinat nga trupi ynë. Janë të mbushura me kalium, i cili është dëshmuar që ndihmon për të kontrolluar tensionin e lartë të gjakut. /albeu