Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë
tregojnë yjet, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili është
përhapur nëpër internet si cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk
janë të sakta
Mashtrimi i madh i astrologjisë
Të gjithë
ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë tregojnë yjet
për ditën e sotme apo javën e ardhshme, me siguri i ka befasuar
keqinformacioni, i cili kohët e fundit është përhapur nëpër internet si
cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të sakta.
Astronomi
amerikan Parke Kunkle, nga shoqëria "Minnesota Planetarium" javën e
kaluar ka përsëritur në qarqet shkencore faktin e njohur mirë që
pozicionet e yjeve në qiell për shkak të procesionit, përkatësisht të
lëkundjes së boshtit rreth të cilit sillet Toka, në 3000 vitet e fundit
kanë luajtur nga vendi për pothuajse një konstelacion të tërë.Toka sillet rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Por, maja e boshtit
të Tokës nuk rri e qetë, por lëviz dhe rrotullohet dhe për 25.686 vjet
bën një rreth të plotë.
Për shkak të këtij fakti, pozita e yjeve
në qiell, përkatësisht e planetëve në të, ndryshon vazhdimisht. Kjo do
të thotë që ata që deri tani kanë besuar që janë për shembull peshore,
në fakt duhej të ishin peshq. Lajmi ka bërë aq bujë saqë telefoni i
astronomit amerikan nuk ka ndalur së rëni.
"Jam i befasuar që
lajmi ka nxitur kaq shumë entuziazëm. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur
menjëherë. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën
time dhe nuk ndihem ndryshe. Unë e di cila është 'shenja ime e vërtetë'.
Kur kam lindur, Dielli ishte në konstelacionin e ujorit. Nuk është me
rëndësi për mua se a pajtohen me këtë astrologët apo jo, unë i përmbahem
astronomisë. Por, më vjen mirë që ky rrëfim i ka bërë njerëzit të
interesohen për ndodhitë në qiell", ka thënë Kunkle.
Por, duket që shumicën e "besimtarëve të astrologjisë" ky lajm i ka
brengosur seriozisht dhe nëpër gjithë botën tek miliona njerëz ka
shkaktuar krizë të vërtetë të identitetit.
Sigurisht, ka edhe
prej atyre të cilët "kanë ndjerë gjithmonë", që shenja fqinje do t'i
përgjigjej më shumë personalitetit të tyre, por edhe ata janë konfuzë,
sepse nuk e dinë a munden tani të zgjedhin atë që u pëlqen më shumë. Për
ngushëllim mendoni vetëm se sa të vështirë e kanë ata njerëz, të cilët
shenjën e vet e kanë bërë të pavdekshme me tatuazhe, në SHBA çdo i pesti
vizatim i bërë në lëkurë është shenjë e horoskopit...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI