Valbona Begu, vajza që u ekzekutuar nga babai i saj, Nikolla, të shtunën mund të ishte gjallë nëse policia nuk do e kishte kthyer në shtëpi pas denoncimit që ajo bëri për dhunën që ushtonte i jati ndaj saj. Kështu mësohet se 19-vjeçaria, mëngjesin e së martës, ka bërë denoncimin në Policinë e Lezhës dhe ka kërkuar mbrojtjen e strukturave të policies.
“Nuk mund të kthehem në shtëpi pasi im atë më rreh dhe më keqtrajton. Vetëm pse nuk i bindesha, më ka thyer dhe televizorin kokës”, mësohet të ketë rrëfyer Valbona Begun duke kërkuar edhe një strehë për të futur kokën.
Por brenda ditës vajza është dërguar nga policia në shtëpinë e saj ku është përballur me babain e saj vrasës. Nikolla ka insistuar të dijë se me kë e ka kaluar natën e së hënës 19-vjeçaria pasi vajza ishte larguar që të hënë. Edhe të shtunë ai sërish e kishte kërcënuar që të tregonte miqtë e saj dhe në gjaknxehtësi e sipër ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi vajzën.