Forumi Kuq E Zi
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Davutohglu
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu
Nga Xhevat Rexhaj
I nderuar Minister i Turqisë Z. A. Davutogllu

Fatmirësisht sot njerëzimi ka arritur të ketë qasje, dhe mundësi të jashtëzakonshme që të komunikohet lirshëm, dhe shpejtë prej një skaji në tjetrin skaj të botës. Këtë mundësi për fat të mire të njerëzimit e bënë të mundur shoqëritë e zhvilluara, dhe të demokratizuara të shteteve të caktuara të globit, të cilat me kohë investuan në dije, dhe në arsim e zhvillim shkencash të shumta të mirëseardhura për vetë njerëzimin. Unë si një qytetar i thjeshtë i një shteti të njohur ndërkombëtarishtë me emrin Kosovë ( Dardani), vendosa që të ju drejtohem juve si Ministër i një shteti tani më demokratik, dhe besa të zhvilluar në të gjitha fushat dhe sferat e jetës.
I nderuar Ministër z. A. Davutogllu, ka kohë që nga shteti, pra qeveria e juaj turke na vijnë sugjerime, këshilla e besa edhe kërkesa të një natyre jo normale, që në një apo tjetër mënyrë të rishikohet, të rishkruhet, dhe të ri përmirësohet historia shqiptare karshi kohës së pushtimi afër 500 vjeçar otoman. Një gjë e tillë është kërkuar haptas e edhe direkt nga ju si ministër i një dikasteri që quhet arsimi, pra një dikasteri shumë të ndjeshëm ,dhe shumë të veçantë të një shoqërie, dhe një shteti, që ne shqiptarët ta zbusim historinë tonë se kinse në të paska shumë urrejtje, paska gjëra të cilat sot mundë të i prishin marrëdhëniet e shëndosha “vëllazërore” që kemi ndërtuar këto vitet e fundit. Ju mëtoni se ne e paskemi obligim që në vend se të mbledhim më shumë fakte, shënime, dokumente, dhe faktime për një periudhë të errët kohore 5 shekujsh nënë pushtimin otoman, ne të bëjmë të kundërtën që edhe këtë pak histori për ato shekuj që e kemi të ruajtur, ta hedhim në greminë ta poshtërojmë gjakun e derdhur të miliona “ arnautëve” që u vranë u shkatërruan, dhe u shuan në trojet e veta, si rezultat i apetiteve të sëmura sulltaneske.

Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Turk10

I nderuar z. Ministër, ju si njeri i parë i një dikasteri të rëndësishëm që ka të bëjë me shkencën, artin, kulturën, gjuhën, arsimin në përgjithësi, me këto kërkesa bini ndesh me vet shumë rregulla, dhe ligje ndërkombëtare ku nuk lejohet që pushtuesi të i kërkoi viktimës ta ndryshoi historinë e vet, ngase nuk po i pelqejkan trashëgimtarit të pushtuesit, në këtë rast shtetit të sotëm turk si shtet pasardhës i vet otomanizmit që sakatoi jo vetëm qenjën tonë kombëtare, por edhe bëri pazare me gjysmën e trojeve shqiptare duke ua shitur dhe falur armiqve tanë fqinjë, e mjerisht ju si “ vëllezër” tanë të besimit falët tokat tona tek kaurët, si mundë të kuptohet një gjë e tillë.
I nderuar ministër, unë këtu do të sjelli vetëm disa shënime të shkurta sidomos për një periudhë të vonshme të katrahurave që na i bëri pushtuesi otoman mbi kurrizin tonë:
Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marrëveshja Jugosllavi – Turqi -Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si ” Pakti Ballkanik” i nënshkruar në Ankara
Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënies së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.
Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) Në dimrin e vitit 1955/56 u organizua aksioni për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë. Në këtë ekspeditë udbeske, nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë…!!! Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siç është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme, prapë na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siç janë: Fehmi Pushkolli në veprën “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në veprën “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shumë të ndjeshme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shumë dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fushnot janë të lidhura me marrëveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrëveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrëveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetërore dhe në mënyrë të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrëveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veçse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Turqi10
Marrëveshja turko-jugosllave e vitit 1953
Takimi i Splitit Tito-Kyprili

Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, ministër i punëve të jashtme të Turqisë. Ata u morën veshë që të filloi shpërngulja e serishme e shqiptarëve për në Turqi.. Marrëveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në bazë të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.. Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëherë pas prishjes së marrëveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i shërbenin Shqipërisë u dënuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u dërguan në kampin famëkeqe të Goli Otokut.
I nderuar Ministër A. Davutogllu, a ka mundësi që këto shënime të eliminohen nga historia e jonë, a ka ndershmëri nga ana e juaj si ministër i arsimit të kërkoni që ne ti hedhim në greminë këto fakte, ashtu siç tentuan paraardhësit e juaj të na hidhnin që të gjithë ne “arnautëve” në greminën e Ballkanit. Këto janë vetëm disa shënime nga miliona shënime e faktime që ekzistojnë kudo nëpër arkivat, dhe muzeumet e botës, por mjerisht janë edhe me miliona shënime, fakte, dokumente, dhe dëshmi që gjenden në arkivat e juaja, në muzetë e juaja, por që ju kurrë nuk pranuat që ti hapni, dhe të i publikoni, të i ofroni opinionit si të juaj vendas ashtu edhe për ne shqiptarët. Z. Ministër, do të ishte më mire që ju si ministër i arsimit turk, të ofronit mundësin historianëve tanë që ata të futen nepër arkivat e juaja dhe të hulumtojnë edhe më shumë rreth pushtimeve të egra otomane në trojet shqiptare. Në realitet, i nderuari Ministër, do të duhej që ne shqiptarët të kërkonim që ju ta ndërroni historinë e juaj, dhe të i tregoni popullit tuaj, dhe gjithë botës se çfarë ndodhi afër 5 shekuj në trojet shqiptare, deri ku ishin kufinjët tanë, deri ku frymohej shqip, deri ku jetohej shqip, dhe deri ku luftohej shqip, por jo përkundrazi ju dëshironi që ne ta shlyejmë një të kaluar të zezë që përjetuam nën okupimin tuaj, një pushtim i dyfishuar, ngase nga njëra anë na shkatërronin sulltanët, e nga ana tjetër ata edhe lejonin armiqët tanë në fqinjësi që edhe ata të na shkatërronin ,dhe pushtonin, e gjithë kjo bëhej me lejen, dhe aminin e paraardhësve të juaj.

Beogradi në fund te shekullit të XIX
Prishtina në shekullin e XIX, kështu dukej ” vllaznija” turke për shqiptarët
Z. Ministër, si ishte e mundur që edhe në rrethanat e lehtësuara pas luftës së parë dhe pas luftës së dytë botërore pushtetet e juaja lidhnin kontrata me “kaurët” serbo-greko-sllavë që të bëhej dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre. A mundë ta na shpjegoni si Ministër i arsimit se pse nuk ishit aso kohe në mbrojtje të “ vëllezërve “ të juaj nga besimi, por ishit mu në anën e armiqve të juaj nga besimi? Me këtë shihet sheshazi se jo vetëm në kohën e sulltanëve por edhe në kohën më të re qeveritë e juaja bënë të pamundurën që trojet shqiptare të pastroheshin etnikisht, dhe të u liheshin të pastra pa shqiptarë serbëve, malazezëve, maqedonëve , dhe grekëve, ju pra ishit pjesë e pastrimeve etnike, dhe ju financuat, dhe ndihmuat pastrimet etnike, ngase ishit të pangopur në antipati kundër “arnautëve”, të pamëshirshëm kundër emrit shqiptarë, por të mëshirshëm ishit karshi armiqve të shqiptarëve. Të kthehemi pakëz në shekullin e 18 dhe 19 i nderuari Ministër i Turqisë, pasi që ka të bëjë edhe me vet dikasterin tuaj që sot e keni. Dihet mirëfilli se aso kohe i gjithë Ballkani ishte nënë tutelën e juaj, dhe është tepër rrëqethës fakti se paraardhësit tuaj sulltanezë e pashallarë e lejuan shkollën kudo të popujt e tjerë, u lejuan të gjitha nivelet e shkollës e gjerë te Universitetet, u lejuat në Beograd shkieve, në Nish dhe në Podgoricë, po kurrë nuk lejuan në trojet shqiptare. Paraardhësit tuaj, i nderuar Ministër, në vende së të lejonin shkolla ata vrisnin, dhe maltretonin ata shqiptarë që kërkonin shkolla, në vende se të lejonin shkollimin paraardhësit tuaj, na e detyronin me zor besimin mysliman, në vend të shkollave ndërtonin xhamia ,dhe hamame ku flladiteshin pashallarët dhe ushtaret otoman në kurriz të shqiptarëve. Në pashallëkun e Beogradit ju lejuat , financuat, dhe ndërtuat infrastrukturë të mirë për serbet, por nuk e bëtë asnjërën në trojet shqiptare, qysh në ata shekuj ju e bëtë me qëllim ndarjen, dhe zhvillimin e serbëve e sllavëve të tjerë në kurriz të shqiptarëve. Paraardhësit e juaj na e lanë vetëm vuajtjen, dhimbjen, vrasjet dhe dhunimet e natyrave të ndryshme, pasojat e të cilave i vuajmë ende edhe sot.
Letër e hapur ministrit të jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu Ototma10

I nderuar Z. Ministër A. Davutogllu, të kthehemi pakëz në kohët e pas marrëveshjeve që ishin bërë e që i ceka më lartë në kurriz të shqiptarëve, për shpërnguljen e tyre për të ju në Anadollin e largët. Thuhet se në Turqi po jetuakan afër 5 milion apo më shumë shqiptarë ( mjerisht ju edhe në kohët moderne nuk lejuat që të ketë një statistikë se sa shqiptarë jetuakan në Turqinë e sotme), dhe se ata qenkan sistemuar. dhe qenkan pjesë e rëndësishme e shoqërisë. dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të Turqisë. Me këtë besoi se pajtohemi që të gjithë se shqiptarët vërtet janë të vyer, të mençur. dhe kanë prirje për fusha të ndryshme të jetës në një shoqëri .dhe shtet. I nderuar Ministër, a keni ju mundësi të sqaroni shqiptarët se përse shteti i juaj i asimiloi plotësisht shqiptarët në Turqi? Pse shteti i juaj, dhe ju tani si Ministër, në vendë që neve të na kërkoni ndryshim historie, nuk e ndryshoni së pari historinë e juaj të re, dhe të lejoni shqiptarët që lirshëm të deklarohen për identitetin e tyre , të kenë shkolla në gjuhën shqipe, të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe dhe të ndihen si shqiptarë? Jo Z. Ministër ju këtë nuk e keni bërë, dhe nuk do ta bëni asnjëherë, ngase jeni ende me mentalitet të tillë, që arnautet duhet shtypur dhe duhet frikësuar, arnautëve nuk duhet lejuar shkollën ngase mundë të vetëdijesohen, dhe të jenë një barrë për shtetin juaj. Gjerë sa në shtetet “kaurre” të demokracive evropiane funksionojnë shkollat plotësuese shqipe, në disa janë të sistemuara edhe në sistemin arsimor të shteteve të caktuara lëndët e gjuhës, dhe historisë e kulturës shqiptare, te ju pra te shteti i “ vëllezërve” tanë nuk ka asnjë shenjë se kjo do të ndodh edhe në shekullin e ardhshëm. I nderuar Ministër a do të ishte më njerëzore që ju si ministër i shkollës të angazhoheshit mu për këto gjëra që kanë të bëjnë me të drejtat, dhe liritë e njeriut në tërë botën, se sa të kërkoni që ne ta ndërrojmë historinë ,dhe të fillojmë të mësojmë gjuhën turke, gjuhën e “ vëllezërva” tanë nga Aanadolli, që nuk na paskan pushtue 5 shekuj, por na paskan kthye kah kibla??? Jo i nderuar Z. Ministër, gabim jeni, ne nuk do ta ndërrojmë historinë tonë për “ habibat” e juaj, jo asesi. Ne do të insistojmë që historia e jonë vërtet të përpunohet, por edhe të futen edhe më shumë fakte, dhe dëshmi të së kaluarës së kobshme të popullit shqiptarë që përjetoi nënë zgjedhën otomane.
I nderuar Minister A. Davutogllu, ju ndoshta sot mundë të gjeni ndonjë politikan shqiptarë që do ua bëjë qejfin, ndoshta do të mundë edhe të bleni me para njerëz të shitur të identitetit shqiptarë që do të tentojnë të shkarravisin në historinë tonë, por ne jemi ata që do i hedhim në llumin e historisë ata të cilët do bëjnë një gjë të tille¨, sikur që kemi hedhur disa Ali Shukria e Rrahman Morina.
I nderuari Z. Ministër A. Davutogllu, ne shqiptarët nuk jemi armiqtë të turqve, por nuk jemi as ata që do e harrojmë të kaluarën, ne nuk e dëshirojmë urrejtjen, por na duhet të bashkëjetojmë me atë që ishim të urryer ,dhe të shkatërruar nga pushtimet osmane. Ne shqiptarët e duam të ardhmen e mire, të përparuar me një zhvillim të gjithanshëm, duam marrëdhënie me të gjitha kombet e botës, ashtu edhe me Turqinë, por nëse ju dëshironi të kemi diç speciale atëherë bëhuni shtet normal. dhe na kërkoni falje historike për pushtimet makabre 5 shekullore, për shitjen e tokave shqiptare fqinjëve tanë, për shkapërderdhjen e miliona shqiptarëve nëpër Itali , botë e Turqi, të cilët si rezultat i vrazhdësisë shekullore pushtuese sot janë të asimiluar pa dëshirën e tyre.
I nderuari Ministër, unë e kam emrin Xhevat, nuk është emër shqip, fëmijët e mi fatmirësisht i kanë emrat burimor shqiptarësh, ashtë mrekulli kjo që sot fëmijët tanë pagëzohen me brumin ,dhe origjinën shqiptare Kastriot, andaj unë me dëshire do e ndërroja historinë ku emri im nuk do shënohej Xhevat, por Alban, Gjergj, Dukagjin, Bujar, Driton, Arbër e shumë e shumë të tjerë, por nga ana tjetër nuk do pranoi ta ndërroi historinë që emrat e fëmijëve të mi të ktheheshin në Osman, Qazim, Sulltan, Salep, Ramadan e të tjerë emra. që nuk ishin dhe nuk do jenë kurrën e kurrës emra shqiptarësh.
I nderuar Ministër A. Davutogllu, juve sigurisht se ju pëlqen emri i juaj, ngase është emër autokton i popullit tuaj, por emri i im as nuk ishte e as nuk është emër autokton me gjenezë shqiptare, por fatkeqësisht ishte dhe më mbeti një lëkurë ujku në qenien time shqiptare, me këtë dua të them, ne do ta ndërrojmë historinë për ta përmirësuar për të mirën tonë dhe të ardhmen tonë, por nuk guxojmë dhe nuk do ta ndërrojmë që të zëvendësojmë fjalën pushtues me shpëtimtarë, jo asesi.
Me respekt
Do mundohem që kjo letër e imja të publikohet edhe në gazeten turke Hyriet.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
sa keq u ndjeva kur lexova ket leter

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
je e sigurt qe e ke lexuar?

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons