Carla Bruni, lidhje me ministrin e Jashtëm francez
Pavarësisht se është larguar nga pallati presidencial, Carla Bruni vazhdon që të jetë në qendër të mediave franceze. Sipas mediave, modelja dhe këngëtarja e njohur duket se ka pasur një lidhje të fshehtë dhe pasionante me ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, Laurent Fabus. Kjo gjë pohohet nga ana e Valerie Benaim, që ka nxjerrë në treg librin “Historia e vërtetë e Carla-s dhe Nicola-s”. Lidhja e Carla-s me Fabus ka qenë para se të martohej me Sarkozy dhe thuhet se dihej nga të gjithë, por askush nuk fliste për të. Në libër flitet gjithashtu dhe për lidhjet e shumta të Carla-s, para se të mërtohej me Nicolas Sarkozy.